Translate this blog

Friday, 22 March 2019

Takim me "diktatorin"

Ishte një mbasdite normale e vitit 2003. Unë, ende një adoleshent, po sorollasja librin e fizikës nga njëri cep i dhomës në tjetrin, duke nxjerrë njëmijë justifikime për të mos bërë detyrat e shtëpisë. Në këtë moment më vjen një mesazh në celular: “Jam Edi Rama. Kur do takohemi?”. 

Saturday, 16 March 2019

Populizmi, si vaksinë ndaj populizmit

Image result for together people
Ka një shqetësim eminent sot në botën perëndimore. Populistët po vijnë në pushtet ngado që të hedhësh sytë. Shpesh duke zbritur nga pushteti parti me traditë shekullore, e shpesh duke u ngritur nga dheu. Ndërkohë që populizmi ka ardhur dhe shkuar në valë të ndryshme gjatë historisë, një studim i fundit i gazetës the Guardian ka arritur në përfundimin se gjatë dy dekadave të fundit liderët populistë në botë janë dyfishuar në numër.

Wednesday, 16 January 2019

Një gur lumi

Nuk do të jetë kurrë e qartë nëse guri ish i lumit apo lumi i gurit ish... Në ish gur lumi, kjo na thotë vendndodhjen por jo përkatësinë...e nëse lumi i gurit ish, kjo na thotë përkatësinë por jo vendndodhjen...E pavarësisht nëse guri ish i lumit apo lumi i gurit ish, të dy ndodheshin në një Botë që kurrë nuk do të qe e plotë...pa një gur a pa një lumë (pa një lumë a pa një gur)...

Thursday, 27 December 2018

Mos dil nesër në protestë!

Nëse nuk je një nga prindërit që kanë dërguar fëmijët jashtë, dhe pavarësisht se sa të dhemb shpirti nga malli, lutesh që ata të mos kthehen më kurrë mbrapsh, sepse ke frikë që në shtëpinë e tyre nuk kanë më të ardhme, mos dil nesër në protestë.