Translate this blog

Saturday 29 June 2019

Demokracia nuk vdes në një ditë

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë dhe vazhdojnë të jetojnë përtej afatit. Ato nuk i shërbejnë më për asgjë trupit, por vazhdojnë të rriten për hir të rritjes, duke iu marrë përditë territor qelizave të shëndetshme. Rritja e pakontrolluar e tyre, shkakton një sëmundje që e dobëson trupin deri sa e vdes. Siç e ke marrë me mend, kjo sëmundje quhet kancer.

Jo vetëm trupi i njeriut, por edhe trupi i shoqërisë ka një kancer të vetin, që quhet diktaturë. Ashtu siç qelizat kancerogjene nuk rriten brenda natës, edhe Enver Hoxha