Translate this blog

Thursday 4 May 2017

Ta marr moj nëne... apo ta lë fare?

Një këngë e vjetër popullore flet për një vajzë që pasi kish humbur gjithë ditën tek shtëpia e një djali, kthehet në shtëpi dhe pyet të ëmën “Ta marr (për burrë) moj nëne? Ta marr, (apo) mos ta marr?”

Një shekull më parë vajza thjesht nuk do kishte mundësinë ta bënte këtë pyetje, pasi vendimi merrej nga prindërit. Këta të fundit vendosnin t’i martonin fëmijët nisur nga faktorë ekonomik dhe social. Në një familje patriarkale martesa shërbente për të sjellë në shtëpi një krahë pune (nuse), por edhe për të lindur trashëgimtarët e pasurisë.  Në kohëra të tilla jetonin dhëndrat 14-vjeçarë të Çajupit, dhe Marigotë e tyre të bukura dhe (veçanërisht) punëtore.