Translate this blog

Tuesday 31 December 2019

Prinder, na genjyet!


Kur ishim te vegjel, ne fillim te viteve 1990, ju na thate “meso se pa shkolle do mbetesh gjithe jeten pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klase shkolle, qe promovohet neper librat e shkolles si artisti me i famshem ne Shqiperi. Pame edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekane universitetesh me doktoratura te vjedhura.
Na thate “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjekundi”. Por po shohim deputete qe ende nuk njohin te gjithe germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pame edhe shtepite miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, qe ne nje mije metra katrore, nuk kane nje raft librash.