Translate this blog

Wednesday, 16 January 2019

Një gur lumi

Nuk do të jetë kurrë e qartë nëse guri ish i lumit apo lumi i gurit ish... Në ish gur lumi, kjo na thotë vendndodhjen por jo përkatësinë...e nëse lumi i gurit ish, kjo na thotë përkatësinë por jo vendndodhjen...E pavarësisht nëse guri ish i lumit apo lumi i gurit ish, të dy ndodheshin në një Botë që kurrë nuk do të qe e plotë...pa një gur a pa një lumë (pa një lumë a pa një gur)...

Një ditë (ose natë) Natyra, me padurimin e saj periodik, që është pjesë e karakterit të saj mistrec, shfryu forcën që i gurgullonte prej kohësh në gji (për dëshmitarët ky proces ishte shpërthimi i një vullkani) duke përvëluar gjithçka gjen përreth e duke nxirë gjithçka ka përpjetë. Para se kjo të ndodhte, për mikpritje (në mungesë të tapetit të kuq) pllakat tektonike i kthyen kurrizin njëra-tjetrës, retë u shpërndanë si maratonomak të frikësuar, pemët shkundën mirë e mirë parzitët dhe të gjithë heshtën në pritje. Pjesë e kësaj mizanskene ishin dhe minjtë për të cilët thuhet se e ndjejnë të parët, sikurse dihet që janë të vetmit që i qëndrojnë aq pranë. Minjë pra, lëvruan për të gjetur skutat e tyre, me shpresën se një ditë temperatura do të normalizohet sërish dhe ata do të kenë ç’të lëpijnë apo të brejnë në këtë mjedis të ri, post katastrofik... Shpërtheu kështu mllefi i Zotave, me forcën e tij të mbinatyrshme (në fakt të natyrshme), duke vjellë ndër të tjera edhe një gur. Në përplasjen e tij të parë me Botën, teksa binte me këmbë në tokë, guri pësoi krisjen e parë, pikërisht aty, në pllajën e malit...

Aty guri ynë pa gurë të tjerë të mëdhenj, të cilët me siguri nuk e dinë se si është klima në këmbët e malit teksa shikojnë prej sëlarti gurët që dergjen atyposhtë, që kanë rënë ose që kanë qenë gjithnjë aty. Ju duken nga lart këta gurë fare të veckël, guralecë, dhe ju ngjallin një kureshtje të pashoq këta të ngjashëm kaq të ndryshëm. Por ka në pllajë edhe disa gurë fushe që ndonjë stuhi apo tufan i ka ngritur prej sëposhtmi në pllajë të malit, dhe të cilët nuk bëjnë tjetër vecse tallen përbuzshëm me këta të ngjashëm të dikurshëm...Por a e dinë vallë këta gurë, të përhershmit (nëse ka) dhe të ngjiturit, se ata qëndrojnë aty lart në kurriz të një morie gurësh të vegjël të bashkuar sëbashku, të shkrirë në një trup të vetëm dhe të kthyer në mal? Sigurisht që nuk e dinë, ose sigurisht që nuk ju intereson ta dinë.

Nuk zgjati shumë dhe guri rrëshqiti në luginë ku e mori lumi (në kuptimin frazeologjik) që kalonte atypari dhe filloi një shtegtim të gjatë mes fushash, pranë kodrash, poshtë malesh, mes luginash, pranë qytetesh dhe shumë vendesh të tjera që ai (guri pra) nuk i kishte parë kurrë duke qenë brenda tokës. Pa gurë të tjerë që me krenari bëheshin shtrat për lumin. Pa nga ata që ndalonin së udhëtuari me rrjedhën e lumit dhe me mendjemadhësi thonin se ata ishin Zotë të udhëtimit të tyre, i cili mbaronte aty, sepse ata kishin vendosur kështu. Ai pa gurë që largoheshin nga shtrati dhe shkonin drejt grumbujve të tjerë të gurëve të panjohur duke u përpjekur t’i përkisnin atyre tashmë dhe duke mohuar ngjyrën dhe përmbajtjen. Por a do të mundin ata ta bënin vërtet këtë gjë?

Ai i hodhi një vështrim trupit të tij: ishte i zi, ai ishte një gur basalti përmabtja e tij prej silici e bëntë të dukej i errët dhe i shëmtuar... Ai pyeti veten se nëse do të dilte fuqishëm nga shtrati i lumit edhe të vraponte drejt gurëve që pushonin në një lëndinë, a do të mundej ai të shkëlqentë si dimant? A do të ish ai gur i malit apo i fushës? Nisur nga vendndodhja mund të quhej lirisht gur i fushës, por a është vendndodhja ajo që na jep përkatësinë? A do të çlirohej dot ky gur vullkanik nga përmbërja e tij, nga ai material që e mbarte me vete, nga ai që i jepte mundësinë të ekzisonte? Ai do të dontë të ishte një gur tjetër, me përmbajtje gëlqerore, mbase të ishte mermer, rubin ose diamant, pse jo? Çfarë kishin më tepër këta gurë të tjerë që vezëllinin prej së largu? Asgjë – mendoi – përveç materialit që i përbën.

Pa veten. Ishte thjesht një tufë silici dhe kaq... Ai e dinte se diamantin do ta kërkonin kudo që të ish fshehur dhe do ta ruanin si sytë e ballit. Do ta shisnin me çmime marramëndëse dhe do të krenoheshin për të. Ndërsa ai, basalti, do të ishte një gur me kosto të ulët, që së fundmi mund të përdorej për të ruajtur karbonin e natyrës dhe asgjë më shumë... Guxoi për një moment të mendonte se tashmë ishte krejt i pavarur, se ai kishte parë shumë më tepër se guralecët e tjerë që ndodheshin në brendësi të kraterit, dhe që nuk kishin mundur të dilnin kurrë në botë. Mendoi se ai dinte shumë më tepër dhe ishte krejt ndryshe...Ndryshe?! Epo një copëz e ndryshme – u përpoq të shfajësohej me mendimin e tij... Por sa ndryshe mund të ishte një copëz e së tërës nga vetë e tëra?

Teksa kishte këto mendime në kokë kuptoi se shtrati i lumit po merrte të tatëpjetën. Po zbrisnin me shpejtësi.  Po afroheshin drejt një pellgu tepër të madh... pa edhe një herë mirë. Ishte oqeani... Lumi këtu mbaronte dhe po i afroheshin përfundimisht oqeanit... Rruga e kishte tretur. Shumë pjesë i kishtë lënë rrugës, në formën e rërës, copëzash më të vogla, apo edhe pa gjurmë... Iu kujtuan guralecët e shumtë bashkëudhëtarë: ata që kishin përfunduar në shtratin e lumit, ata që kishin rënë në humnerë apo kishin humbur në ndonjë shpellë, nën rrënojat e një qytetërimi, në ndonjë kanal modern, kënetë, moçal apo kudogjetkë... Në fund të fundit ç’rëndësi kishte? Një ditë çdo gur do të ndalonte diku. E në mos në ndonjë det, do të ndalonte në ndonjë liqen apo oqean. Pak rëndësi kishte. Një ditë ai do të shpërbëhej gjithësesi. Do të kthehej në rërë, e më pas në pluhur, dhe pluhuri i tij do të shpërndarhej në natyrë duke humbur identitetin e trupit dhe duke i siguruar përjetësinë grimcave të tij... Ju kujtua se guri nuk tretet kurrë plotësisht.  Por ai gjithësesi shpërbëhet – mendoi – Ai thyhet në pafundësi në mënyrë të pandalshme... Hodhi një vështrim sërish vetvetes: vështroi krisjet e para që i vinin nga përpjaljet me Botën, pastaj pa vijat e shkaktuara nga përcëllimi i Diellit. Më pas filloi të numëronte vragat që i kishin ardhur nga goditjet e pafundme, shpesh nga ftohtësia dhe ashpërsia e vetë lumit që e mbante në krah, përplasja me të ngjashmit, largimi i copëzave të trupit të tij që ndiheshin dhe ato të pavarura (ashtu siç kishte bërë ai dikur), e kështu me radhë... A ishte ai tashmë i njëjti me atë gur që ishte në nisje? Sigurisht ai kishte të njëjtën përmbatje me gurin që doli nga vullkani, por në formë dhe në forcë nuk kish të krahasuar... E kuptoi: çdo gjë që i kish ndodhur i kish marrë një copë nga vetja dhe tashmë ai ishte shpërbërë ngadalë. Ishtë një tjetër gur... Por guri nuk tretet – mendoi sërish. A thua se kjo e shpëtonte nga fundi i tij... Ndaloi. Rrjedha e kishte nxjerrë në breg, jo shumë larg nga oqeani. Pra tani ose një tufë tjetër molekulash uji do ta rrëmbente sërish dhe ta çonte aty ku do të prehej me dinjitet, ose do të qelbej ngadalë në dritën e Diellit. Po priste... Asgjë.

Kur thuajse e zuri gjumi nga rrezet e Diellit që po i ngrohnin shpinën, ndjeu diçka që e ngriti fuqishëm...Jo, nuk ishte ëndrra e tij, as energjia e tij e fshehur. Ishte një fëmijë çamarrok që po e shkulte dhunshëm nga shtrati i tij i prehjes. Fëmija u mrekullua me ngjyrën e tij të zezë, që i vinte nga përmbajtja, dhe i habitur me faktin që ai gur nuk kishte ngjyrën e bardhë të guralecëve të tjerë, vendosi ta mbante në dorë, si shenjë triumfi për aftësitë e tij eksploruese. Megjithatë shpejt u lodh (siç lodhen fëmijët) dhe duke menduar se gur të tillë mund të gjente prap (ose mbase gjeti një objekt tjetër argëtimi) goditi fortë me të sipërfaqen e ujit.. Qeshi...’katër takime– iu krenua shokëve të vet – E patë apo jo?’ Duke shpërfilluar faktin se pas takimit të katërt me ujin udhëtimi i gurit mbaroi përgjithnjë. Ai u fundos përfundimisht, për të mos dalë më prej andej... Por çamarrokut aq i bën.  Mori një gur tjetër, ndoshta më shumë apo më pak interesant se ai, dhe vijoi të godasë sipërfaqen e ujit, duke u kujdesur vetëm për krenarinë e tij dhe vëmendjen e shokëve...

Një gur shkoi në fund të oqeanit për të mos u kthyer më kurrë... Por a sillte kjo një problem? Sigurisht që Dielli do të vij çdo mëngjes në orarin e caktuar dhe do të ndërroj turnet me Hënën çdo mbrëmje, sipas një kalendari vjetor të mirëpërcaktuar. Lumi do të vazhdojnë të sorrolatet nëpër botë dhe do të vazhdojë të çlodhet në oqean, duke marë rrugës guralecë të lëmuar, gurë të pagedhur as nga eoriozni i kohës, inerte kulturash, drurë të rënë nga vakti, gjethe të flakura tej, tufa shkurresh, baltën e natyrës, iluzionet e verës, kufoma ëndrrash, kërpudha premtimesh, lule çudibërëse, zogj frikacak për të fluturuar, gëzofe pa trup dhe trupa të vetmuar... gjithcka, thuajse gjithçka... Disa gjallesa do të vazhdojnë të prehen mbi tokë dhe disa nën të...


Megjithatë një mëngjes, një gur vullkanik, i shëmtuar dhe pa shkëlqim, do të mungojë diku...në ndonjë pllajë apo luginë, në shtratin apo sipërfaqen e lumit. Dhe Bota e di se ai, nuk do të kthehet më kurrë.

21 Gusht 2009, 7:36 PM

9 comments:

  1. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    Kontaktoni EMAIL:ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë +2349074881619

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  5. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    ReplyDelete
  6. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete
  7. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  8. ISH-IN E MBAJ ME ZGJIDHJEN E DR DAWN
    Unë rashë në kontakt me DR DAWN përmes një dëshmie me shkrim për të dhe gjithashtu hasa në shumë dëshmi se si ai i ndihmon të tjerët me jetën e tyre. Rikthimi me një ish është një nga ndjenjat më intime që shumë njerëz do të donin ta përjetonin, veçanërisht pasi ato kujtime me ish-in tonë gjithmonë na e turbullojnë mendjen kur dikush tjetër bën disa nga ato gjëra që ish-i ynë bënte dikur. Prej gati 6 vitesh jam prind i vetëm dhe edhe pse ish-bashkëshorti ishte larg fëmijëve të mi, sërish do të doja që një ditë të kthehej tek unë. Ky magjistar që takova i njohur si DR DAWN më ndihmoi me dëshirat e mia dhe jam i lumtur të them se jam kthyer me ish-bashkëshortin tim. Rezultati u shfaq pas 48 orësh, kur ai më siguroi dhe dashuria dhe lidhja që ndamë u rivendos në mënyrë të mahnitshme. Nëse dëshironi të ktheheni me sukses me ish-in tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse keni nevojë të përmbushni dëshirën tuaj.
    kontaktoni këtë doktor të madh dashurie në WhatsApp: +2349046229159
    Email ( dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  9. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete