Translate this blog

Friday, 22 March 2019

Takim me "diktatorin"

Ishte një mbasdite normale e vitit 2003. Unë, ende një adoleshent, po sorollasja librin e fizikës nga njëri cep i dhomës në tjetrin, duke nxjerrë njëmijë justifikime për të mos bërë detyrat e shtëpisë. Në këtë moment më vjen një mesazh në celular: “Jam Edi Rama. Kur do takohemi?”. 


Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë kishte ardhur në shkollën Harry Fultz, dhe unë, i bezdisur nga servilizmi i zakonshëm në këto takime, u ngrita dhe e akuzova se Bashkia që ai drejtonte nuk kishte bërë asgjë për të rinjtë. Solla shembullin tonë, një grupi të rinjsh që patëm themeluar një gazetë rinore, por që autoritetet vendore, në vend që të na mbështesnin, ishin vënë në konkurencë kush e kush të na pengonte më tepër.

Dy ditë më vonë ne, një tufë adoleshentësh, u gjendëm në një zyrë madhështore, ulur përballë një njeriu të madh fizikisht, të vendosur, të qetë dhe të plotfuqishëm. Pasi dëgjoi ankesat tona, nxori telefonin dhe bëri disa telefonata. Pak minuta më vonë të gjitha vështirësitë tona të deriatyshme ishin zgjidhur si me magji. Kaq. Disa telefonata, pesë minuta, dhe të gjitha problemet, për të cilat ne ishim sorollatur prej muajsh dyerve të institucioneve nuk ishin më.

Mu kujtua ky episod kur mu kërkua të shkruaj nëse ka rrezik që Shqipëria të rikthehet në autokraci. Një pyetje që, nisur nga rrethanat, mund të shtrohet edhe “A po bëhet Rama diktator?”. Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet të analizojmë sa Ramën aq edhe Shqipërinë. Ose e thënë ndryshe kërkesën dhe ofertën për autokraci.

Nga pikëpamja e ofertës, liderët autoritarë kanë të paktën tre trajta të përbashkëta në sjelljet e tyre: a) armikun e popullit b) fuqinë e liderit c) mungesën e kontrollit.

Si fillim liderët autoritarë kanë nevojë për të identifikuar një armik të popullit, dhe kur nuk ka, e sajojnë. Në kohën e luftës së ftohtë armiqtë e partisë ishin anglo-amerikanët, ndërsa në tregun politik të kohës së sotme është Rusia, të cilën Rama nuk ka vonuar ta zgjedhë. Duhet sqaruar se rreziku nuk duhet paraqitur si kërcënim për liderin, por si rrezik për vendin, prandaj quhet “armik i popullit”. Kështuqë, Rusia nuk rrezikon pushtetin e Ramës, por Shqipërinë, duke e penguar atë drejt anëtarësimit në BE. Sigurisht që Rama (madje as edhe Veliaj) nuk ka nevojë ta besojë vërtet se protestat e opozitës vendosen në Moskë, por mjafton që votuesit e tij të besojnë se këtu ka një rrezik real kombëtar.

Së dyti, pasi kanë zbuluar “armikun e popullit”, liderët autoritarë marrin rolin e heroit. Pra ata, dhe vetëm ata, mund ta shpëtojnë popullin nga rreziku që i kanoset, sepse ata, dhe vetëm ata, mund t’i bëjnë ballë "armikut të popullit". Në këtë pikë, bëhet e domosdoshme për liderin autoritar që elektorati ta perceptoj si të fortë (kujdes! Liderin, jo shtetin). Prandaj njëherë e një kohë pushteti projektohej përmes paradave ushtarake, ndërsa sot me anti-mitingjet madhështore si ato në Vlorë e Tiranë. Por gjithashtu duhet të vihet në pah edhe karakteri i pathyeshëm (si shkëmb graniti) i liderit që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve. Prandaj, ta marrë vesh bota mbarë që “zgjedhje të parakohshme nuk ka!” edhe që "Teatrit do i vëmë kazmën!".

Së treti, liderët autoritarë sigurohen të çmontojnë çdo mekanizëm kontrolli mbi ta. Në këtë pikë sulmohet gjyqësori, zgjedhjet dhe media. Të treja këto janë element thelbësorë në demokracitë kushtetuese perëndimore. Prandaj, nuk ishte pa rëndësi që në diktaturën e shkuar nuk kishim as media të lirë dhe as gjyqësor të pavarur, ndërsa zgjedhjet shërbenin sa për aerobi popullore. Nuk është as rastësi që në të gjitha vëndet që po rrëshqasin drejt autoritarizmit (si Polonia, Turqia apo Hungaria) janë sulmuar pikërisht mediat dhe gjyqësori. Në shumë raste, gjyqësori dobësohet përmes reformave që në dukje synojnë fuqizimin e tij, por në praktikë e paralizojnë atë, ose e vendosin në varësi të liderit. Në Turqi Erdogani i pushoi gjyqtarët nga puna se ishin "puçistë", ndërsa në Poloni i nxorën në pension të parakohshëm. Në Shqipëri besoj se ti e di më mirë se unë se c'po ndodh, kështuqë po të lë ta gjykosh vetë. Ndërsa, përsa i përket mediave, nuk është e thënë që të sulmohen gjithmonë, mjafton që të mos jenë të pavarura. Sigurisht kjo arrihet me plumba në shtëpinë e gazetarëve, por edhe me tendera në vilat e pronarëve. Dhe për të qënë plotësisht të sigurt që ata nuk kanë asnjë peshë në opinionin publik, është e nevojshme edhe të delegjitimohen një e nga një të gjithë “kadrinjtë”, dhe “kazanët” e tyre.

Sa për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, le t’ia lëmë këto analiza Niçes, sepse nuk kërkojnë shumë filozofi. Por ama ka një element të përbashkët mes autokratëve që qeverisin regjimet hibride, dhe është dobësimi i opozitës me çdo mjet. Pra, e lejojnë opozitën aq sa të ekzistojë, por e paralizojnë në atë pikën që ajo nuk mund të vijë dot më kurrë në pushtet. 

“Mirë mo” - do thua ti – “ja të besuam që Rama ka tendenca autoritare, por nuk gjen mbështetje në popull”.

Në një studim të kohëve të fundit të Fondacionit gjerman FES, kemi analizuar pikërisht terrenin social-ekonomik në vend dhe perspektiva nuk është aq optimiste saç mund ta mendosh. 
Përveç arkitekturës institucionale dhe ligjore që nuk arrin ta limitojë pushtetin e liderit autoritar (siç ndodh në demokracitë kushtetuese perëndimore), kemi vënë re që liderat autoritarë në Shqipëri kanë terren politik tepër pjellor. Kjo fillon me tendencën e popullit për të vlerësuar disiplinën mbi lirinë, dhe vazhdon me mungesën e kohezionit social mes shqiptarëve, duke bërë që njerëzit të mos e besojnë njëri tjetrin dhe për pasojë të mos mobilizohen kundër liderave të korruptuar. 

Një gjetje shqetësuese e studimit ishte se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve i shohin popujt fqinj si rrezik potencial, dhe kanë qëndrime jotolerante ndaj grupeve të caktuara sociale, si homoseksualët. Ky ankth dhe këto qëndrime jotolerante e bëjnë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të ndjeshëm ndaj ligjërimit të preferuar të liderëve autoritarë, siç janë përrallat me rrezik kombëtar dhe armik të popullit.

Së dyti, studimi ka treguar se besimi tek media është në rënie. Për pasojë, ajo nuk e ka fuqinë t’i ushtrojë presion liderit autoritar që t’ia kufizojë abuzimin me pushtetin. 

Së treti, besimi tek institucionet, dhe në veçanti tek gjykatat, është jashtëzakonisht i ulët. Kjo bën që nga njëra anë publiku ta presë zgjidhjen nga lideri autoritar, duke i deleguar atij gjithmonë edhe më shumë pushtet. Nga ana tjeter, çdo sulm i liderit ndaj institucioneve të pavarura (si gjykatat), në vend që ta dëmtojë atë politikisht, e fuqizon edhe më tepër, pasi e bën të duket si përfaqësues i zemërimit të qytetarëve. Një ndjeshmëri që shpesh shprehet me shprehjen "A ta lumsha! Ky i vjen hakut k'tyre!"

Së katërti, besimi i qytetarëve tek zgjedhjet është i ulët. Gjë që reflektohet edhe në faktin se më pak se gjysma e shqiptarëve marrin pjesë në votime, duke ia lehtësuar kështu punën liderit autoritar, pasi ai ia del të qeverisë vetëm me ata që përfitojnë nga pushteti, pra me minorancën. Nga ana tjetër kjo mungesë besimi tek demokracia, e bën liderin autoritar të pranueshëm, në mos legjitim. Kjo mendësi shprehet në besimin e një pjese të madhe të publikut se pushtetin në Shqipëri e vendosin ndërkombëtarët: "8 vjet njoni, 8 vjet tjetri". 

Dhe sëfundmi, ka një tendencë të përhapur për t’i atribuar liderit meritat e punëve publike, por ama jo zullumet e pushtetit. Madje një pjesë e konsiderueshme e publikut preferojnë të fajësojnë më mirë popullin se sa liderin për situatën ku ndodhet vendi. Ky mentalitet përfaqësohet më së miri në shprehjen se “uji rrjedh i kulluar nga burimi, por ndotet rrugës”.


Kështu dhe ne, ca adoleshentë që e kishin humbur rebelimin e zakonshëm, po zbrisnim shkallët e bashkisë. Kryetarin e të cilës, vetëm pak ditë më parë e kishim kritikuar jo për atë që ai ishte, por për institucionin që drejtonte. Për një moment kishim rënë në heshtje. Ndoshta po projektonim pafuqinë tonë tek ky njeri i pushtetshëm; ndoshta po mendonim sa mirë do ishte sikur ky lider të kishte më shumë pushtet e të na kishte zgjidhur edhe ca halle të tjera; apo ndoshta po mendonim për institucionet që nuk funksiononin pa një telefonatë nga lartë. Në këtë moment njëri prej djemve kthehet nga unë dhe, me sigurinë e njeriut që i ka dalë fjala, më thotë: “Të thash mo plak që kot i re në qafë atë dite. Ku di gjë ky i madhi se ça bëjnë ata poshtë”.

Botuar ne gazeten Liberale ne 23/03/2019 https://liberale.al/rama-rilindja-e-nje-diktatori/

8 comments:

  1. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emrat e mi janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETE E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa me të gjitha mundësitë për ta rikthyer, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët,  tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni ndonjë lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij:
    Whatsapp:+1 424-571-9773
    email: alaghodaroh@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  5. Unë kurrë nuk do të ndalem së ndari këtë dëshmi sepse tani jam një grua plotësisht e lumtur, kam pasur dhimbje për mbi 8 vjet martesë kur nuk munda të mbetesha shtatzënë për burrin tim, pastaj fillova të jem i dëshpëruar për shkak të presionit nga nëna ime. ligj, dhe nje shoqja ime me drejtoi tek Dr. dawn acuna e cila e ndihmoi, une i shpjegova gjithcka Dr. Dawn acuna ne Whatsapp dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte, me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka ne menyre perfekte, letren 3 javore ajo me kerkoi te shkoj ne spital per analiza per habi, doktori me tha jam 1 jave shtatzene, por per momentin kam bebin tim te bukur, ajo ndihmoi edhe 3 shoqen time, e gjitha fal Dr dawn acuna, kontakto ne whatsapp nese ke çdo vështirësi ju siguroj një rezultat perfekt,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të tërheqni një dashnor të ri.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të qëndroni gjatë në shtrat.
    *Nëse dëshironi të zmadhoni madhësinë e karit tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.dhe etj.
    Kontaktoni Whatsapp-in e saj: ( +2348032246310)
    Email (dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  6. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  7. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  8. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete