I themeluar ne shekullin e katert
perpara eres sone, qyteti i Lezhes eshte nder me te vjetrit ne Shqiperi. Ai
ndodhet ne Veriperendim te vendit, dhe laget nga deti Adriatik. Per kete arsye,
por edhe prej rendesise historike qe ka, kjo bashki eshte nje nder
destinacionet kryesore turistike ne vend. Per me teper, pozicioni gjeografik i
Lezhes e ben ate nje hub te rendesishem te transportit te udhetareve dhe te
mallrave, duke qene prane me portet detare, aeroportin dhe pikat doganore
tokesore.
Translate this blog
Wednesday, 30 May 2018
Tuesday, 29 May 2018
Tema 8 - Ja pse ajri i ndotur vazhdon te vrase njerezit ne Elbasan
Elbasani
eshte nje prej qyteteve me te medha ne Shqiperi, por edhe qyteti me ajrin me te
ndotur. Ndotesit e ajrit ne kete qytet jane te shumte, por dy me kryesoret jane
uzinat dhe inceneratori.
a)
Uzinat
jane pjese e historise se Elbasanit.
Ne
fillim te viteve 1960, ne nje fushe bujqesore te qytetit filloi te ndertohet
kombinati me i madh industrial ne Shqiperi. Ky kombinat u planifikua ne
Elbasan, per te qene njeherazi prane portit te Durresit dhe minieres se
Perrenjasit, por edhe larg kufirit me ish Jugosllavine, e cila mund te ankohej
per nivelin e ndotjes se ajrit.
Saturday, 19 May 2018
Tema 7 - Pse nuk mbarojne kurre qente e rruges?
Kushdo qe ka qene ne Elbasan mund
te kete pare qente e rruges, te cilet shpesh formojne kope duke u bere kercenim
per qytetin. Nuk jane te pakta rastet e banoreve te kafshuar nga qente e
rruges, te cilet, nder te tjera, jane edhe mbartes te semundjeve vdekjeprurese.
Ata gjithashtu, perbejne rrezik per kafshet shtepiake dhe per faunen, e cila
prej vitesh eshte ne zhdukje. Pervec ketyre, qente e rruges jane shqetesim per
banoret, sepse ndosin qytetin, perhapin plehrat dhe lehin gjate nates.
Friday, 4 May 2018
Tema 5 - bicikleta apo makina? kjo eshte ceshtja
Disa dekada me pare, bicikleta
ishte e pranishme kudo ne Shqiperi. Per te kishte kenge dhe filma. Femijet
mesonin te pedalonin qe ne moshe shume te re dhe jeta sociale e te rinjve ishte
e organizuar rreth bicikletes. Plazhet e Durresit, mbusheshin me qindra te rinj
qe vinin nga Tirana me biciklete.
Mirepo zhvillimet ekonomike te
pas 90s sollen ne Durres makinat e para, dhe gradualisht ato zevendesuan bicikletat,
ne ate pike qe sot nje ne dy familje ka nje makine [ne Shqiperi ka 460 mije
makina].
Tema 4 - Ku shkojne parate e ngrohjes se shkollave?
Pogradeci ka me pak se 70 mije
banore, 20% e te cileve jetojne nen minimumin jetik. Ne kete qytet ka 5 shkolla
fillore, 3 shkolla te mesme dhe 5 kopshte publike.
Nga pikepamja gjeografike,
Pogradeci ndodhet ne JugLindje te Shqiperise, dhe ka klime tipike kontinentale,
me nje temperature vjetore mesatare 12 grade celcius, dhe nje dimer te ashper.
Gjate dimrit te fundit, kur
temperatura shkoi minus 10 grade, nxenesve te shkollave publike, ndryshe nga
shoket e tyre ne shkolla private, iu desh te perballen vete me te ftohtin, pasi
shume shkolla nuk kane sistem ngrohjeje.
Pervec tortures te patolerueshme,
I ftohti ne klase ndikon edhe ne performancen akademike te nxenesve, duke
krijuar pasoja afatgjate per ta.
Tema 3 - Bibliotekat ne Shqiperine e gjenerates tjeter
Bibliotekat ne
Shqiperine e gjenerates tjeter
Historia e bibliotekave ne
Shqiperi fillon ne shekullin e 6 me Kodiket e vendosur ne disa kisha e
manastire. Por biblioteka e pare e mirefillte u ndertua ne shekullin e 19 ne
Shkoder. Me shpalljen e pavaresise, kater biblioteka te tjera u ngriten ne
Tirane, Elbasan, Korce dhe Vlore. Dhe mbas luftes se dyte boterore ato u
perhapen ne te gjithe vendin.
Tema 2 - Pse bashkia nuk ka shtepi per ty?
Tirana ka 13 000 te
pastrehe, cka e ben ate qytetin me numrin me te madh te te pastreheve ne
Shqiperi. Nderkohe, vetem 2500 prej tyre, ose 20%, arrijne te perfitojne nga
programet e bashkise si:
1. Bonus
qiraje
2. Banesa
sociale dhe
3. Kredite
e buta
Jo rralle te rinjte akuzohen se
kalojne shume kohe ne kafe, por le te mendojme per nje moment se ku tjeter mund
te rrijne ata nese nuk do rrinin ne kafe?
Para 90’s lagjet kishin shtepi
kulture, shtepi rinie, dhe fusha sporti. Plus kesaj edhe fushat e shkollave
ishin te hapura per komunitetin. Por me renien e sistemit, ato ose u zune ose u
shemben.
Sot, Shqiperia, I ofron te rinjve
13 mije bar-kafe, duke u renditur si vendi I dyte n’bote per numrin e kafeneve
per banore. Nderkohe 300 mij te rinjte e Tiranes kane vetem 11 ambiente
recreative, si biblioteka, qendra rinore apo terrene sportive.
Keto mjedise jane ne varesi te
Bashkise. Por c’vend zene te rinjte ne prioritetet e saj?
Subscribe to:
Posts (Atom)