Translate this blog

Thursday, 28 June 2018

5 arsye pse Teatrit Kombëtar i duhet vënë kazma një orë e më parë

Nëse mendon se çështja e teatrit është e dorës se dytë dhe mbahet sa për të hequr vëmëndjen nga hallet reale të vendit. Nëse mendon se ky është muhabet mes artistësh; ca nostalgjikë të lajthitur dhe ca të rinj që duan ndryshimin. Apo nëse mendon se ky është muhabet i stisur nga PD-ja sa për tu kapur pas një kauze. E për pasojë, ti as që duhet t’ia vesh veshin se çfarë ndodh. Mos lëviz se je fiks aty ku pushteti do të donte që ti të ishe.

Wednesday, 30 May 2018

Tema 10 - Lezha, qyteti pa autobuze

I themeluar ne shekullin e katert perpara eres sone, qyteti i Lezhes eshte nder me te vjetrit ne Shqiperi. Ai ndodhet ne Veriperendim te vendit, dhe laget nga deti Adriatik. Per kete arsye, por edhe prej rendesise historike qe ka, kjo bashki eshte nje nder destinacionet kryesore turistike ne vend. Per me teper, pozicioni gjeografik i Lezhes e ben ate nje hub te rendesishem te transportit te udhetareve dhe te mallrave, duke qene prane me portet detare, aeroportin dhe pikat doganore tokesore.

Tuesday, 29 May 2018

Tema 8 - Ja pse ajri i ndotur vazhdon te vrase njerezit ne Elbasan

Elbasani eshte nje prej qyteteve me te medha ne Shqiperi, por edhe qyteti me ajrin me te ndotur. Ndotesit e ajrit ne kete qytet jane te shumte, por dy me kryesoret jane uzinat dhe inceneratori.
a)     Uzinat jane pjese e historise se Elbasanit.
Ne fillim te viteve 1960, ne nje fushe bujqesore te qytetit filloi te ndertohet kombinati me i madh industrial ne Shqiperi. Ky kombinat u planifikua ne Elbasan, per te qene njeherazi prane portit te Durresit dhe minieres se Perrenjasit, por edhe larg kufirit me ish Jugosllavine, e cila mund te ankohej per nivelin e ndotjes se ajrit.

Saturday, 19 May 2018

Tema 7 - Pse nuk mbarojne kurre qente e rruges?

Kushdo qe ka qene ne Elbasan mund te kete pare qente e rruges, te cilet shpesh formojne kope duke u bere kercenim per qytetin. Nuk jane te pakta rastet e banoreve te kafshuar nga qente e rruges, te cilet, nder te tjera, jane edhe mbartes te semundjeve vdekjeprurese. Ata gjithashtu, perbejne rrezik per kafshet shtepiake dhe per faunen, e cila prej vitesh eshte ne zhdukje. Pervec ketyre, qente e rruges jane shqetesim per banoret, sepse ndosin qytetin, perhapin plehrat dhe lehin gjate nates.