Translate this blog

Thursday 28 June 2018

5 arsye pse Teatrit Kombëtar i duhet vënë kazma një orë e më parë

Nëse mendon se çështja e teatrit është e dorës se dytë dhe mbahet sa për të hequr vëmëndjen nga hallet reale të vendit. Nëse mendon se ky është muhabet mes artistësh; ca nostalgjikë të lajthitur dhe ca të rinj që duan ndryshimin. Apo nëse mendon se ky është muhabet i stisur nga PD-ja sa për tu kapur pas një kauze. E për pasojë, ti as që duhet t’ia vesh veshin se çfarë ndodh. Mos lëviz se je fiks aty ku pushteti do të donte që ti të ishe.

E që të kuptohemi. Kur them pushteti nuk e kam fjalën për kryeministrinë apo bashkinë, se ti e di më mirë se unë që këtu nuk ka institucione. E kam fjalën për Edi Ramën dhe Erion Velinë. Ky pushtet pra, i është vërsylur Teatrit Kombëtar dhe ka të paktën pesë arsye madhore për ta bërë këtë.

Së pari Teatri duhet rrafshuar se pushteti shkon e vjen, paraja mbetet

Si në çdo vit elektoral, pushtetit i është hapur oreksi për të gllabëruar pronën publike duke e kaluar atë në dorën e privatit. Për këtë arsye kryetari i bashkisë ka sajuar një problem artificial, se medemek atij zemra ia kërkon një teatër të ri, por xhepi nuk ia mban. Kështuqë e vetmja zgjidhje mbetet t’i falim privatit një territor që është pronë e qytetit, dhe ai të na e shpërblejë të mirën me një teatër të ri fringo.
Me një fjalë, kryetari na thotë se Bashkia e Tiranës, e cila mbledh rreth 70 milion Euro taksa në vit,  dhe 45 milion Euro të ardhura nga veprimtaria ekonomike, nuk paska me demek 5 apo 10 milion Euro për një teatër. Dhe jo vetëm kaq, por as Qeveria kampion e filantropisë për artin, që thuhet se dhuroi 500 mijë Euro vetëm për një episod të bienales së Venecias, me gjasme nuk ia mbankërka xhepi një teatër kombëtar.
E kur kampioni i negocimit, që nuk la prind dhe fëmijë pa iu mbledhur donacione për fidanë, na thotë se nuk arrin dot të mbledhë para, qoftë edhe me donacione në Shqipëri apo diasporë, për të ndërtuar teatrin, ti e kupton se halli i pushtetit është i madh.
Dhe nuk kanë faj. Nga njëra anë, fushata e vitit tjetër do kushtojë, dhe paratë e buxhetit të shtetit nuk dalin as për Sandrin, jo më për të blërë votat. Kështuqë ose mbjell kulla në pushtet, që të korrësh donacione në fushatë, ose mbetesh me gisht në gojë. Nga ana tjetër, pushtetit nuk i dihet. Herët ose vonë duhet dorëzuar zyra e shtetit. Kurse përvetësimi i pronës publike mbetet përgjithmonë. Kështuqë ke mundësi që edhe brezat që vijnë t’ia shohin hajrin pushtetit.

Së dyti, Teatri duhet prishur sepse duhet dorovitur drejtësia e re

Reforma në drejtësi ka vënë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në siklet, duke ia rrezikuar edhe vendin e punës. Kështuqë ata e dinë se në kohëra tektonike mbijeton më i shkathti. Dhe më i shkathti është ai që ka lidhje me pushtetin. Se siç thotë populli “I yti mishin ta ha, por kockën ta ruan”.
Në të njëjtën kohë pushtetarët bëjnë edhe zullume. Kështuqë një mik i mirë në Prokurori të nxjerrë faqebardhë, pavarësisht se sa fëmijë vdesin prej korrupsionit tënd. Por miqtë e mirë duhen shpërblyer, se në kohën e sotme gjithçka ka një çmim, dhe pafajësia kushton saç e paguan frëngu pulën.
Për pasojë, mbase nuk është rastësi që tokën ia falim një ndërtuesi që vjen nga fusha e betejave për drejtësi. E nëse vërtet është nga fusha ku grumbullohen mbetjet, fshihen kufomat, dhe riciklohen matrapazët politik, akoma më mirë.

Së treti, Teatri duhet shkërmoqur për të ngritur mbi të kultin e individit

Për fat ne kemi një kryeministër me ambicje artistike, i cili e ka kthyer një të tretën e kryeministrisë në galeri arti. Ndërkohë që ka lënë të rrënohet Galeria Kombëtare e Arteve dhe ka lënë në mëshirë të fatit Akademinë e Arteve, ku përgatiten artistët e rinj. Por në fund të fundit ç'na duhen institucionet apo artistët e rinj, kur ne kemi fatin të kemi mes nesh individin që është eksporti më i madh shqiptar në Botë?
Ky gjeni arti i ka krijuar vetes mundësi të imponojë në hapësirën e përbashkët publike shijet dhe preferencat e tij artistike. Ai, i vetëm, vendos se çfarë forme do kenë teatrot, stadiumet, qendrat e qyteteve, rrugët, pemët, ngjyrat e pallateve, madje edhe brekushet e kombëtares. Ai është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e kulturës së këtij kombi. Çdo gjë vdes apo krijohet nga dora e tij. Godina të reja lindin prej dorës së tij. Objekte antike zhduken me një firmë të tij.
Vetëm ai e ka vizionin për të shembur Teatrin kombëtar, meqë e kanë ndërtuar fashistët, por të restaurojë dhe “kthejë në identitet” godinat e bashkisë dhe ministrive, të cilat i ka ndërtuar po i njëjti arkitekt, në po të njëjtën kohë.

Së katërti, Teatri duhet shembur se identiteti kombëtar nuk vlen një lek

Ashtu si identiteti i njeriut formësohet nga kujtimet, edhe identiteti kombëtar formësohet nga historia e kombit, e cila ruhet edhe përmes objekteve. Jo më kot perandoritë pushtuese shpesh ia nisin nga prishja e objekteve të kultit për të shfarosur memorien historike të kombeve, duke i kthyer ata në një tufë njerëzish me të cilët mund të ndërtosh ç’të duash.
Megjithatë mos mendo se jam aq patetik sa të mendoj se pushtetin e ha meraku që të shfarosë identitetin kombëtar. Ai është shumë i zënë me bërjen e parave dhe akumulimin e pushtetit, për tu marrë me gjëra kaq abstrakte sa identiteti. Kështuqë, kjo sjellje më shumë i ngjan liderëve mesjetar, të cilët 15 shekuj më parë kishin prakticitetin të prishnin tempujt antik dhe të përdornin gurët për të ndërtuar objekte të reja.
Kjo shpjegon edhe mënyrën barbare se si po sillet me rrënojat e Dyrrahut antik, ku një strehë betoni merr më shumë vlerë se historia mijëra vjeçare e këtij kombi. Apo se si ka masakruar Tiranën e vjetër, duke e kthyer në të vetmin qytet në ish bllokun lindor, lërë pastaj në Perëndim, pa një zonë të qytetit të vjetër (old town). E për ironi të fatit, ishte pikërisht Rilindja Evropiane periudha kur drejtuesit filluan të ndërgjegjësohen për identitetin kombëtar, çka solli interesim për objektet historike dhe zhvillimin e arkeologjisë.

Së fundmi, teatrit i duhet vënë kazma për të mos lënë asnjë fije shprese

Pushteti e hëngri një herë sapunin për djathë duke u tërhequr nga armët kimike, e duke e bërë popullin të besojë se po të mobilizohet mund ta  zbythë pushtetin. Por hej, vetëm gomari bie dy herë në të njëjtën gropë.
Kështuqë, edhe këtë herë pushteti ka vënë në punë mekanizmat e zakonshëm të manipulimit. Duke nisur me manipulimin e temës së debatit. Pra debati medemek nuk qenka "pse i duhet faluar një privati toka publike në mes të Tiranës", apo "pse teatri i ri të mos ndërtohet tek bulevardi i ri", por na qenka me demek "a duhet izoluar çatia e Teatrit". Njësoj si debati liqenit që me demek nuk ishte përse të mos ndërtohej parku i lodrave në zonën përballë liqenit (ku priten palate të reja), duke ruajtur kështu parkun e liqenit, por me na paska qënë "pse bashkia guxon  t’i ndërtojë park fëmijëve".
Manipulimi vazhdon me lëshimin e zagarëve në qytet, që t’i vërsulen kujdo që mban era njeri. Dhe jashtëqisin nëpër mediat publike, herë me kockë në gojë, dhe herë në ndjekje të saj. E nuk është e vështirë të gjesh zagarë të uritur, kur e ke lënë popullin, përfshi edhe artistët, në atë pikë të hallit sa të mos përballojnë dot as çmimin e lirisë dhe dinjitetit. Kështu njerëzit, gjysëm të tradhëtuar dhe gjysëm të trullosur, fillojnë dalëngadalë të heqin dorë nga jeta publike, dhe të humbasin përfundimisht shpresën tek protesta apo rezistenca.
Në fund, pushteti i vë zullumit të vet një fjongo nga këto çmimet ndërplanetare, dhe vërteton katërcipërisht se kryeministri është një gjeni që ndriçon aq fort sa vetëm nga përtej detit mund të arrish tia dallosh dritën e arsyes. Dhe nuk e ka keq.

Ndaj siç të thash në fillim, pushteti ka kaq shumë arsye të forta për ta shembur teatrin sa duhet t’ia mirekuptojme hallin, dhe ta lëmë rehat. Mbase hallet e tij nuk janë si hallet e tua të përditshme, por janë halle tipike të diktatorëve që po instalohen në ish bllokun lindor, duke përdorur tullat e regjimeve shtypëse të shekullit te shkuar. Ndërkohë, ne bëjmë mirë të zëmë mend, e të mos ngatërrohemi me gjëra që nuk na takojnë, pasi i di Qeverria këto punë.

Botuar tek Lapsi.al 29 Qershor 2018
https://lapsi.al/2018/06/29/5-arsye-pse-teatrit-kombetar-i-duhet-vene-kazma-nje-ore-e-me-pare/

3 comments:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  2. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete
  3. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete