Translate this blog

Saturday, 19 May 2018

Tema 7 - Pse nuk mbarojne kurre qente e rruges?

Kushdo qe ka qene ne Elbasan mund te kete pare qente e rruges, te cilet shpesh formojne kope duke u bere kercenim per qytetin. Nuk jane te pakta rastet e banoreve te kafshuar nga qente e rruges, te cilet, nder te tjera, jane edhe mbartes te semundjeve vdekjeprurese. Ata gjithashtu, perbejne rrezik per kafshet shtepiake dhe per faunen, e cila prej vitesh eshte ne zhdukje. Pervec ketyre, qente e rruges jane shqetesim per banoret, sepse ndosin qytetin, perhapin plehrat dhe lehin gjate nates.

Friday, 4 May 2018

Tema 5 - bicikleta apo makina? kjo eshte ceshtja

Disa dekada me pare, bicikleta ishte e pranishme kudo ne Shqiperi. Per te kishte kenge dhe filma. Femijet mesonin te pedalonin qe ne moshe shume te re dhe jeta sociale e te rinjve ishte e organizuar rreth bicikletes. Plazhet e Durresit, mbusheshin me qindra te rinj qe vinin nga Tirana me biciklete.
Mirepo zhvillimet ekonomike te pas 90s sollen ne Durres makinat e para, dhe gradualisht ato zevendesuan bicikletat, ne ate pike qe sot nje ne dy familje ka nje makine [ne Shqiperi ka 460 mije makina].

Tema 4 - Ku shkojne parate e ngrohjes se shkollave?

Pogradeci ka me pak se 70 mije banore, 20% e te cileve jetojne nen minimumin jetik. Ne kete qytet ka 5 shkolla fillore, 3 shkolla te mesme dhe 5 kopshte publike.
Nga pikepamja gjeografike, Pogradeci ndodhet ne JugLindje te Shqiperise, dhe ka klime tipike kontinentale, me nje temperature vjetore mesatare 12 grade celcius, dhe nje dimer te ashper.
Gjate dimrit te fundit, kur temperatura shkoi minus 10 grade, nxenesve te shkollave publike, ndryshe nga shoket e tyre ne shkolla private, iu desh te perballen vete me te ftohtin, pasi shume shkolla nuk kane sistem ngrohjeje.
Pervec tortures te patolerueshme, I ftohti ne klase ndikon edhe ne performancen akademike te nxenesve, duke krijuar pasoja afatgjate per ta.

Tema 3 - Bibliotekat ne Shqiperine e gjenerates tjeter

Bibliotekat ne Shqiperine e gjenerates tjeter

Historia e bibliotekave ne Shqiperi fillon ne shekullin e 6 me Kodiket e vendosur ne disa kisha e manastire. Por biblioteka e pare e mirefillte u ndertua ne shekullin e 19 ne Shkoder. Me shpalljen e pavaresise, kater biblioteka te tjera u ngriten ne Tirane, Elbasan, Korce dhe Vlore. Dhe mbas luftes se dyte boterore ato u perhapen ne te gjithe vendin.