Shqipëria është vendi i dytë në
Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas
një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç
kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët. Po ta monetizonim pasurinë
natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një
fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.
Translate this blog
Saturday, 6 April 2019
Saturday, 30 March 2019
Si të blejmë një deputet?
Për një moment imagjino sikur je
një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, dhe qëllimin kryesor në jetë e ke
të maksimizosh fitimin. Për çfarë arsye do të dhuroje para në fushatën
zgjedhore? Akoma më tepër, për çfarë arsye do dhuroje para në mënyrë anonime,
duke mos i deklaruar si shpenzime për tatimet, dhe duke u deklaruar në
listën zyrtare të dhuruesve? Nëse je aq naiv sa te mos kesh një përgjigje, më lër
të të jap unë një ide: sepse ke në plan të kesh një derë të hapur tek ai që do
vijë në pushtet. E thënë ndryshe, do të kesh akses në qeverisje.
Friday, 22 March 2019
Saturday, 16 March 2019
Populizmi, si vaksinë ndaj populizmit
Ka një shqetësim eminent sot në
botën perëndimore. Populistët po vijnë në pushtet ngado që të hedhësh sytë. Shpesh
duke zbritur nga pushteti parti me traditë shekullore, e shpesh duke u ngritur
nga dheu. Ndërkohë që populizmi ka ardhur dhe shkuar në valë të ndryshme gjatë
historisë, një studim i fundit i gazetës the Guardian ka arritur në përfundimin
se gjatë dy dekadave të fundit liderët populistë në botë janë dyfishuar në numër.
Subscribe to:
Posts (Atom)


