Translate this blog

Friday, 4 May 2018

Tema 2 - Pse bashkia nuk ka shtepi per ty?

Tirana ka 13 000 te pastrehe, cka e ben ate qytetin me numrin me te madh te te pastreheve ne Shqiperi. Nderkohe, vetem 2500 prej tyre, ose 20%, arrijne te perfitojne nga programet e bashkise si:
1.     Bonus qiraje
2.     Banesa sociale dhe
3.     Kredite e buta

Jo rralle te rinjte akuzohen se kalojne shume kohe ne kafe, por le te mendojme per nje moment se ku tjeter mund te rrijne ata nese nuk do rrinin ne kafe?
Para 90’s lagjet kishin shtepi kulture, shtepi rinie, dhe fusha sporti. Plus kesaj edhe fushat e shkollave ishin te hapura per komunitetin. Por me renien e sistemit, ato ose u zune ose u shemben.  
Sot, Shqiperia, I ofron te rinjve 13 mije bar-kafe, duke u renditur si vendi I dyte n’bote per numrin e kafeneve per banore. Nderkohe 300 mij te rinjte e Tiranes kane vetem 11 ambiente recreative, si biblioteka, qendra rinore apo terrene sportive.
Keto mjedise jane ne varesi te Bashkise. Por c’vend zene te rinjte ne prioritetet e saj?

Saturday, 23 December 2017

Florenci mund te kishe qene ti, mund te kisha qene une...

Florenci ka lindur ne vitin 1994 me Sali Berishen president dhe ka qene 5 vjec kur Rama ishte minister dhe Meta kryeminister. Ai iku nga kjo jete, ende me Ramen kryeminister, Meten president dhe Berishen me aktiv se c’duhet ne politiken shqiptare.
I lindur me shume mundesi nga dy prinder qe ishin studente kur regjimi hoxhist u shkermoq, dhe kur Evropa

Sunday, 2 July 2017

Unë nuk votova dhe sot kam një pishman …

Isha rreth 6 vjeç dhe - mbas 5 dekadash spektakël popullor me kuti votimi - Shqipëria po mbante për herë të parë zgjedhje të lira. Atë mbasdite  me tu kthyer babai nga puna, u pispillosëm mirë e mire dhe u nisëm për një ngjarje të rëndësishme që zhvillohej 500 metra larg shtëpisë. Me të mbërritur tek qendra e votimit, që praktikisht ishte shkolla e lagjes, pritëm gati një orë në një rradhë të egër që ngjante shumë me rradhat e qumështit të asaj kohe.