Isha rreth 6 vjeç dhe - mbas 5
dekadash spektakël popullor me kuti votimi - Shqipëria po mbante për herë të
parë zgjedhje të lira. Atë mbasdite me
tu kthyer babai nga puna, u pispillosëm mirë e mire dhe u nisëm për një ngjarje
të rëndësishme që zhvillohej 500 metra larg shtëpisë. Me të mbërritur tek qendra
e votimit, që praktikisht ishte shkolla e lagjes, pritëm gati një orë në një
rradhë të egër që ngjante shumë me rradhat e qumështit të asaj kohe.
Unë nuk e kuptoja mirë se çfarë
ishte kjo gjëja e rëndësishme që ndodhte në cep të dhomës së votimit, por nisur
nga pasioni me të cilin I përdornin brrylat burrat dhe gratë përreth, mendoja
që duhet të ishte diçka tepër e rëndësishme. Këtë mendim dhe një ndjesi
kurioziteti vazhdova t’i kisha deri kur votova për herë të parë në 2005. E
megjithëse ato erdhën duke u zbehur, sëbashku me kuptimin e votimit, unë kam
votuar gjithmonë. Gjithmonë deri këtë Qershor, kur për herë të parë u bëra
pjesë e komunitetit më të madh politik në vend, 60 përqindshit që I bëri naftën
zgjedhjeve.
Mirëpo, megjithëse jetoj prej
disa vitesh jashtë Shqipërie, këtë 25 qershor unë isha në Tiranë. As Bajramin
nuk e festoj, dhe as nuk tutem nga vapa. Kështuqë këto broçkullat me vapë,
festë dhe emigrant, nuk e shpjegojnë bojkotin tim. As të familjes sime, miqve
të afërm, apo të njohurve të tjerë që për herë të parë nuk votuan këtë vit. Ne
thjesht këtë vit nuk kishim për kë të votonim. Jo se herët e tjera kemi patur,
por këtë herë ndaluam së luajturi lojën e të keqës më të vogël.
“E përse nuk kishe për kë të votoje
zotrote?”më tha dikush para pak ditësh.
Si fillim në
fletën e votimit unë nuk kisha emrat e atyre që do të më përfaqësonin në parlament,
por vetëm emrat e partive, të cilat nuk nënkuptojnë asgjë më shumë se sa emrat
e kryetarëve të tyre. Kështuqë zgjedhja ishte midis Ramës, Bashës dhe Metës.
Rama, vinte në
zgjedhje jo vetëm pa bilanc për mënyrën se si kishte qeverisur për një mandat,
por edhe pa ndonjë premtim konkret se çfarë do të bënte nëse fitonte. E vetmja
gjë që garantoi ai këtë fushatë ishte argëtimi. Këtë të fundit e bën vërtet
mirë, por unë gjithësesi votoj për Portokallinë.
Në anën tjetër
kisha Bashën që megjithëse ka qenë plot një dekadë në pushtet (6 vjet ministër
dhe 4 vjet kryetar bashkie), kandidonte si axhami që sapo ka zbritur nga avioni
i Amsterdamit (pa pikën e llogarisë apo bilancit personal).
I treti ishte
Meta, që deri sa ishte kryetar i LSI sillej si president duke ofruar mandatin e
tij për hir të Shqipërisë, ndërsa kur u zgjodh president u shfaq i gatshëm të
sakrifikojë Shqipërinë për hir të mandatit.
Së fundmi,
përveç partive të mëdha, kisha edhe disa parti të vogla të cilat kryesisht janë
riprodhime në miniaturë të partive të përmendura më lart. LIBRA që mund të
bënte përjashtim nga kjo kategori, ishte aq e paorganizuar sa as vetë nuk
synonte qeverisjen e vendit, por vetëm një apo dy vende në parlament. Çka nuk
është keq, por nuk ofron zgjidhje të problemit.
Pra unë kisha aq
mundësi zgjedhjeje në këto zgjedhje saç ka dikush në një supermarket që tregton
të njëjtën verë të thartuar të vendosur në shishe me madhësi të ndryshme dhe me
etiketa të reja e plot ngjyra.
“Pse mo, Rama ta ka fajin që s’ke
alternativë?” thonë me shpoti militantët.
Që mungesa e
alternativës nuk është vetëm faj i Ramës apo Bashës, kjo është e qartë. Por ama
ata kanë një pjesë të mirë të përgjegjësisë duke qenë në krye të një sistemi
oligarkik të mbyllur si bunkerët bërthamor të Enverit. Këtë sistem-bunker nuk
ka burrë nëne ta depërtojë nga jashtë, ndërsa tek dera rrijnë një dorë
bajrakatarësh që kanë zaptuar rubinetët dhe kanë varur çelësat e sistemit në
qafë.
Këta bajraktarë
modern bëjnë para për tu marrë me politikë, dhe merren me politikë për të bërë
para. Për pasojë kanë përqëndruar pushtetin dhe paranë, dhe e trajtojnë pronën
publike si ta kenë pazar personal. Ndërsa pjesa tjetër e popullit ka të drejtë vetëm
të ëndërrojë për një mundësi skllavërimi në “bajrakun” e tyre.
E duke patur
akses në legjislacion, këta bajraktarë janë kthyer edhe në ligj edhe në Maliq,
duke e ndërtuar sistemin ligjor si kostum që qepet me porosi për tiu përshtatur
interesave të tyre. Dhe nuk është surprizë që interesi i tyre është të bëjnë
shumë para dhe të mbeten të patrazuar në pushtet.
Shembulli më I
qartë është Kodi Zgjedhor, i cili është hartuar gjithmonë nga drejtuesit e dy
partive të mëdha, dhe për pasojë ka favorizuar gjithmonë vetë ata, duke e bërë
shumë të vështirë për këdo tjetër që ka ndërmend t’i sfidojë nga jashtë. Për të
ta ilustruar, mendo që në këto zgjedhje Partia Socialiste mori 48% të votave,
por 53% të vendeve të Parlament. Pra 5%, apo 7 deputetë, nuk ia dha populli por
formula zgjedhore (mos harro që me 67 deputet nuk do kishte timon). Po kështu
PD-ja fitoi 4 deputet më shumë se ç’do t’i takonte me një skemë tjetër
zgjedhore. Nga ana tjetër, Partia LIBRA fitoi mbi 2% të votave, dhe duhet të
kishte të paktën 2 deputetë, por që në fakt nuk mori asnjë për shkak të pragut
zgjedhor.
Por mos harro që
numri i deputetëve në Parlament është vetëm fundi i një proçesi të gjatë të
padrejtë, të pabarabartë dhe të pandershëm zgjedhor. Në fushatën zgjedhore,
partitë e mëdha kishin rreth 200 herë më shumë kohë televizive për të shpalosur
programin zgjedhor, prezantuar liderin dhe madje për të bërë edhe gallatë për
shtatë palë qejfe. Mundësi kjo që iu mohua plotësisht partive të reja, duke
bërë që votuesi i zakonshëm mos e dinte fare çfarë ofronin këto parti.
Për më tepër,
ndryshe nga partitë e reja, partitë e mëdha marrin para nga buxheti i shtetit
për të bërë fushatë. Përveç kësaj, ato përfitojnë nga fonde të ligjshme dhe të
paligjshme që iu vijnë herë nga biznesmenë që kërkojnë favore, dhe herë nga
trafikantë që kërkojnë lirinë. Shtoji kësaj edhe fuqinë korruptuese dhe
intimiduese që kanë partitë e mëdha që kontrollojnë pushtetin vendor apo
qëndror, për të kuptuar sa e vështirë bëhet përballja në terren.
Së fundmi,
partitë e reja janë të diskriminuara tek procesi i numërimit të votave, ku
dyshimet për tjetërsim të votës janë shumë të mëdha. Partitë e mëdha
kontrollojnë të gjithë trupën e administrimit të zgjedhjeve nga KQZ deri tek
numëruesit (pa përmendur kolegjin zgjedhor), duke e rritur rrezikshmërinë që
votat për alternativat e reja të ndahen si plaçkë mes partive të vjetra. E
shumta që partitë e reja mund të bëjnë është të shohin live se si iu vidhen
votat.
Nëse do më tepër
prova që mekanizmi partiak është ai që të jep pushtetin, kërko jo më larg se
Erion Veliaj dhe G99. Megjithëse një grup frymëzues të rinjsh, G99 nuk mori as
një mandat në zgjedhjet e 2009. Mirëpo me t’iu bashkuar PS-së, të njëtët njerëz
u zgjodhën kryetar bashkie, deputetë dhe anëtarë të këshillave bashkiak.
Në këto kushte,
në një garë të kontrolluar tërësisht nga oligarkët që janë në krye të sistemit,
bëhet e pamundur për të patur alternativa të reja në fletën e votimit.
Sigurisht që ka raste kur parti të reja lindin si pjesë e lojës së partive të mëdha,
por skema të tilla nuk prodhojnë kurrfarë alternative.
“Mirë mo mirë, por po nuk votove s’ke të
drejtë të ankohesh” më thonë me kokëfortësi disa dallkaukë.
Ata që ndajnë
këtë botëkuptim, duhet patjetër ta mendojnë njeriun si një farë ariu polar që nga
dhoma e votimit kthehet direkt në shpellën e tij, për tu zgjuar nga gjumi
letargjik katër vite më pas. Një besim të tillë të verbër për ta dorëzuar jetën
tek një përfaqësues, dyshoj ta ketë edhe besimtari fetar më fanatik tek
përfaqësuesi i Zotit në Tokë.
Gjithësesi unë
mendoj ndryshe. E drejta ime për të marrë pjesë në punët publike, për tu
organizuar politikisht dhe për tu shprehur nuk ka lindur dhe nuk shuhet me
votën time. Jo më kot këto të drejta më garantohen me kushtetutë dhe konventa
ndërkombëtare. E sikur kjo të mos mjaftonte – pavarësisht se sa mund të kisha
dashur – mos votimi nuk më përjashton mua nga detyrimi për të paguar taksa dhe
tatime. Kështuqë si taksapagues I rregullt unë jo vetëm që kam të drejtë të
ankohem, por edhe të ushtroj presion të vazhdueshëm tek ata që I
(keq)administrojnë këto taksa.
Por a e di unë se mos-votimi im
nuk i pengon partitë që të marrin pushtetin? Sigurisht që e di, por duke qenë
se për mua partitë nuk ndryshojnë fare nga njëra tjetra, në thelb është njësoj
sikur të kisha votuar. Ama, ndryshimi është se po të kisha votuar do të
legjitimoja partinë fituese, të cilës I lind e drejta ta konsiderojë votën time
si mbështetje për zullumet e veta. Kështuqë,
hollë-hollë unë kam më shumë të drejtë të ankohem se sa ata që me votën e tyre
I kanë dhënë forcë morale bajraktarit të rradhës.
E për ta mbyllur, dua të theksoj
se hiç fare nuk kam unë pishman që këtë qershor hoqa dorë nga pretendimi se
njëri është e keqe më e vogël se tjetri, sepse është e qartë që po t’i heqësh
emrat vështirë se mund të dallosh njërin nga tjetri. Votuam në 1992 me shpresën
se Berisha do të sillte demokracinë, por ai doli më diktator se Ramiz Alia.
Votuam në 1998 se Nano tha që do na kthente paratë e firmave, por në fakt ai na
la një thes me borxhe të tjera. Votuam sërish në 2005 Berishën që me ‘duar të
pastra’ të luftonte korrupsionin, por korrupsioni i tij desh hodhi në erë
gjysmën e Shqipërisë. Votuam në 2013 Ramën që të rilindte ekonominë, por ai e
bëri ekonominë rrush, kumbulla e palma. Kështuqë këtë herë më mirë të zgjidhja
për të mos zgjedhur.
Por a më mungoi atmosfera e qendrës
së votimit? Sigurisht që po. Vetëm se këtë herë nuk kisha më asnjë
kuriozitet. Pavarësisht se sa fort do ta
shtynin njëri tjetrin, ata burrat dhe gratë tek cepi I dhomës, nuk do të mund
ta ndalnin bajraktarin e radhës që t’i vjedhë dhe varfërojë më tepër. Ndërkohë unë,
duke shijuar freskun e një mbasditeje vere, e kurseva kohën për të shkruar këto
rreshta. E megjithatë, që mos të të gënjej, një pishman e kam këtë herë… Po pse
dreqin kam shkuar dhe kam votuar gjithë këto vite?!
*Botuar tek Lapsi.al http://www.lapsi.al/ide/2017/07/04/un-nuk-votova-dhe-sot-kam-nj-pishman#.WVvoTIgrI2w
*Botuar tek Lapsi.al http://www.lapsi.al/ide/2017/07/04/un-nuk-votova-dhe-sot-kam-nj-pishman#.WVvoTIgrI2w
Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
ReplyDeleteKontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
Email: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
(1) A ju pëlqen ish-i juaj?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
(4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
(5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
(6) Dëshironi të jeni të pasur?
(7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
(8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
(9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
(10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
(11) A doni një divorc?
(12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
(13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
(14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
(15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
(16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.
Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj
ReplyDeleteMagji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar përsëri ish tuaj. - Në rregull. Kam vendosur që unë do të kaloj gjithë ditën në internet vetëm për të siguruar që shumë njerëz mund të lexojnë këtë dëshmi të mija për Dr Ellen i cili është një magji e fuqishme magji nga Afrika, pasi u braktis nga i dashuri im unë isha aq i vetmuar atë ditë që unë vendosa të shkoj nëpër rrjetë për disa këshilla marrëdhëniesh, kurrë nuk e dija se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pas leximit shumë sugjerime se si për të rivendosur marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, kam gjetur se Dr Ellen ka shumë rekomandime se të tjerët, kështu që me këtë unë kisha vendosur që Dr Ellen ishte personi i duhur për punën, dhe kam kontaktuar Dr Ellen përmes detajeve të tij kam parë në internet unë jam i kënaqur që zgjodha të punoj me Dr Ellen sepse puna e tij ishte 100% e përsosur dhe magjia solli të dashurin tim përsëri tek unë me lehtësim të shpejtë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni atë për ndihmë tani email: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsapp: +2348155926512