Shoqëria Shqiptare është e varfër në drejtimin material, por ka një pasuri që fatkeqësisht është duke e humbur gradualisht, solidaritetin social. Në Shqipëri njeriu e ka teknikisht të pamundur të ndihet vetëm. Dua të them se ne për një kohë të gjatë kemi patur një komunitet shumë të shëndoshë social, duke qënë shumë të lidhur jo vetëm me njerëzit e familjes, por edhe me komshinjtë, kolegët etj. Ky lloj ambienti i shëndetshëm social më ka zhvilluar atë që quhet inteligjencë emocionale, dhe pa të cilën njeriu jo vetëm e ka të vështirë të ketë sukses në jetë, por mbi të gjitha e ka të pamundur të jetë i lumtur.Translate this blog
Saturday, 13 April 2019
Intervista, Shabani: "Je ne regrette rien”
Shoqëria Shqiptare është e varfër në drejtimin material, por ka një pasuri që fatkeqësisht është duke e humbur gradualisht, solidaritetin social. Në Shqipëri njeriu e ka teknikisht të pamundur të ndihet vetëm. Dua të them se ne për një kohë të gjatë kemi patur një komunitet shumë të shëndoshë social, duke qënë shumë të lidhur jo vetëm me njerëzit e familjes, por edhe me komshinjtë, kolegët etj. Ky lloj ambienti i shëndetshëm social më ka zhvilluar atë që quhet inteligjencë emocionale, dhe pa të cilën njeriu jo vetëm e ka të vështirë të ketë sukses në jetë, por mbi të gjitha e ka të pamundur të jetë i lumtur.Saturday, 6 April 2019
Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur
Shqipëria është vendi i dytë në
Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas
një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç
kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët. Po ta monetizonim pasurinë
natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një
fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.
Saturday, 30 March 2019
Si të blejmë një deputet?
Për një moment imagjino sikur je
një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, dhe qëllimin kryesor në jetë e ke
të maksimizosh fitimin. Për çfarë arsye do të dhuroje para në fushatën
zgjedhore? Akoma më tepër, për çfarë arsye do dhuroje para në mënyrë anonime,
duke mos i deklaruar si shpenzime për tatimet, dhe duke u deklaruar në
listën zyrtare të dhuruesve? Nëse je aq naiv sa te mos kesh një përgjigje, më lër
të të jap unë një ide: sepse ke në plan të kesh një derë të hapur tek ai që do
vijë në pushtet. E thënë ndryshe, do të kesh akses në qeverisje.
Friday, 22 March 2019
Subscribe to:
Posts (Atom)


