Translate this blog

Sunday, 12 May 2019

INTERVISTA. Shabani: Parlamenti duhet të përfaqësojë popullin, jo pelivanët e sistemit zgjedhor

Si gjykoni situatën zgjedhore në vend?

Nëse e keni fjalën për fushatën zgjedhore, ajo as nuk ka nisur dhe as nuk duket se ka për të nisur, të paktën për momentin.
Nëse e keni fjalën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ateherë do thoja se jemi në një pikë kritike. Kur rrëzuam diktaturën në fillim të viteve 1990 menduam se po ndërtonim një demokraci përfaqësuese. Pra një republikë ku ne do zgjidhnim përfaqësuesit tanë dhe ata, në emrin tonë, do na qeverisnin. Që kjo gjë të ndodhë duhet që ne të kemi

Saturday, 13 April 2019

Intervista, Shabani: "Je ne regrette rien”

Shoqëria Shqiptare është e varfër në drejtimin material, por ka një pasuri që fatkeqësisht është duke e humbur gradualisht, solidaritetin social. Në Shqipëri njeriu e ka teknikisht të pamundur të ndihet vetëm. Dua të them se ne për një kohë të gjatë kemi patur një komunitet shumë të shëndoshë social, duke qënë shumë të lidhur jo vetëm me njerëzit e familjes, por edhe me komshinjtë, kolegët etj. Ky lloj ambienti i shëndetshëm social më ka zhvilluar atë që quhet inteligjencë emocionale, dhe pa të cilën njeriu jo vetëm e ka të vështirë të ketë sukses në jetë, por mbi të gjitha e ka të pamundur të jetë i lumtur.

Saturday, 6 April 2019

Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur

Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët. Po ta monetizonim pasurinë natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.

Saturday, 30 March 2019

Si të blejmë një deputet?

Për një moment imagjino sikur je një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, dhe qëllimin kryesor në jetë e ke të maksimizosh fitimin. Për çfarë arsye do të dhuroje para në fushatën zgjedhore? Akoma më tepër, për çfarë arsye do dhuroje para në mënyrë anonime, duke mos i deklaruar si shpenzime për tatimet, dhe duke u deklaruar në listën zyrtare të dhuruesve? Nëse je aq naiv sa te mos kesh një përgjigje, më lër të të jap unë një ide: sepse ke në plan të kesh një derë të hapur tek ai që do vijë në pushtet. E thënë ndryshe, do të kesh akses në qeverisje.