Translate this blog

Sunday, 12 May 2019

INTERVISTA. Shabani: Parlamenti duhet të përfaqësojë popullin, jo pelivanët e sistemit zgjedhor

Si gjykoni situatën zgjedhore në vend?

Nëse e keni fjalën për fushatën zgjedhore, ajo as nuk ka nisur dhe as nuk duket se ka për të nisur, të paktën për momentin.
Nëse e keni fjalën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ateherë do thoja se jemi në një pikë kritike. Kur rrëzuam diktaturën në fillim të viteve 1990 menduam se po ndërtonim një demokraci përfaqësuese. Pra një republikë ku ne do zgjidhnim përfaqësuesit tanë dhe ata, në emrin tonë, do na qeverisnin. Që kjo gjë të ndodhë duhet që ne të kemi
mundësi të zgjedhim lirisht, por edhe që partitë të konkurojnë lirisht me njëra tjetrën, në mënyrë që ne të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

Por, siç ju mund ta dini më mirë se unë, situata është e tillë ku as ne nuk zgjedhim lirisht, dhe as partitë nuk garojnë si të barabarta, pasi fusha e lojës nuk është e sheshtë për të gjithë.

Aleatët kanë dalë me një platformë për zgjidhjen e krizës, për mes të cilës kërkojnë ndërtimin e një dialogu me maxhorancën. A mendoni, se aleatët po devijojnë nga koalicioni me PD-në?

Nuk e di, dhe të jem i sinqertë, as që më intereson. Personalisht jam shumë pak i interesuar për intrigën politike apo për dilemat “kush ja hodhi kujt?”. Mendoj se kemi 30 vite që gdhihemi e ngrysemi me hallet e një grushti njerëzish që merren me politikë. Procesi më i rëndësishëm në vend, menaxhimi i pasurisë së përbashkët, është reduktuar në një telenovelë bajate që siç duket nuk shërben më as për të kaluar kohën.

Them se ka ardhur koha të fokusohemi tek politikat dhe jo më tek politikanët. Duhet të shqetësohemi më shumë se çfarë programi kanë partitë për të nxjerrë vendin nga kriza, se sa çfarë krize emocionale po kalojnë kryetarët e partive.

Basha është shprehur kundra dialogut me PS. A mendoni, se kjo do sjellë krizë brenda opozitës?

Sërish këtu më shqetëson më shumë pasoja që sjellja e Bashës ka për vendin se sa për koalicionin opozitar. Unë jam i shqetësuar se sido që të vejë kjo punë vendi po shkon drejt një krize institucionale. Nëse Basha dialogon me Ramën dhe e zgjidhin ngërçin aktual, zgjidhja domosdoshmërisht do jetë ekstra ligjore dhe ekstra institucionale. Pasi aktualisht afatet janë kaluar dhe procedurat nuk janë respektuar.

Pra, ashtu si edhe në krizat e mëparshme, do bëhen bashkë dy lidera dhe do shkelin me të dyja këmbët Kushtetutën, ligjet zgjedhore, normat e tjera institucionale e kështu me radhë. Ama ne do lumturohemi që këta më në fund e zgjidhën krizën që prodhuan vetë.

Ndërsa, n ë rast se nuk dialogojnë, dhe PD-ja shkon drejt radikalizimit të qëndrimit të vet, gjasat janë që Rama të fuqizohet edhe më tepër, duke kontrolluar edhe qoshet e fundit të pushtetit, dhe duke futur nën sqetull të gjitha institucionet kushtetuese të vendit.

Mos harrojmë se institucionet janë e vetmja mundësi që një njeri me tendenca diktatoriale të mbëhet  në kontroll. Ne e dimë mirë, se kur institucionet janë të dobëta, ai që është në krye bën çfarë t’i dojë qejfi. Më shumë se 40 vite nën thundrën e tekave të Enver Hoxhës nuk i lë shumë vend imagjinatës se si mund të shkojë kjo punë.

Në Parlamentin e Shqipërisë është krijuar një grup i ri parlamentar. Çfarë do të thotë kjo për opozitën shqiptare?

PD-ja apo LSI-ja nuk e kanë hipotekuar opozitën. Formalisht çdo deputet apo grupin që është në Parlament, por nuk formon maxhorancë mund të luajë rolin e opozitës. Problemi është se “opozita e re” (nëse mund ta quajmë kështu) është si ajo bima pa rrënjë që mund ta shkulësh kollaj. Pra, ata deputetë nuk kanë as elektorat dhe as struktura partiake që t’i mbështesë. Për pasojë ata janë shumë të dobët, pasi nuk kanë fare peshë në publik. Momentalisht një pjesë e mirë e publikut i shikon si zgjatim i Ramës, gjë që bën që ata të mos e gëzojnë legjitimitetin e nevojshëm për t’i bërë oponencën qeverisë.

Por, nëse ndonjë nga ata deputetë do të zgjedhë të artikulojë interesat reale të qytetarëve dhe të përdorë pushtetin që i jep Kushtetuta për të marrë nisma ligjore në mbrojtje të interesit publik, atëherë po që mund të themi se mes tyre ekziston potenciali që të lind një opozitë e re, me mendim alternativ dhe mbase shumë më e shëndetshme se kjo që kishim.

Por, se sa gjasë ka që një gjë e tillë të ndodhë vërtet, mbetet për tu parë.

Besoni vërtetë së Partia Demokratike dhe LSI nuk do të futen në zgjedhjet lokale? A është bindëse PD dhe LSI me argumentet e sajë për të bojkotuar zgjedhjet?

Në përgjithësi ata që bëjnë fallxhorin politik, kanë vërtetuar që nuk e njohin fare politikën. Kështuqë unë as nuk dua dhe as nuk mund të parashikoj se si do rrjedhin ngjarjet. Megjithatë, një mënyrë për të parashikuar të ardhmen është të shohësh nga e shkuara. E për pasojë, unë kam pak arsye të mendoj që këtë herë do jetë ndryshe nga herët e shkuara, megjithë agravimin që i është bërë situatës.

Në rast të bojkotit, a mundët Edi Rama të gjejë një formulë për të përdorur “opozitën e re”, në Parlament për ta pasur si kundërshtar politik?

Problemi i Ramës është se jeton në shfazim psikologjik. Kam bindjen se ai dëshiron të jetë edhe Luigji i XVI edhe Robespieri. Kërkon të jetë edhe mbret edhe krye revolucionar, aq sa në mënyrë krejt origjinale, kur studentët protestonin poshtë zyrës së tij,  hiqej si kryedemonstrues duke mbështetur kërkesat e e tyre, e duke iu shtuar kërkesa të reja.

Kështuqë nuk çuditem fare sikur ai të përpiqet të zëvendësojë edhe opozitën. Në fakt, ndodh shpesh në regjimet hibride, ku opozita ekziston, por roli i saj është t’i bëjë fresk autokratit që kap shtetin për fyti dhe hipën në shpinën e popullit, duke e varfëruar dita ditës.

Kjo është preferenca e tij, por a do të ndodhë vërtet? Unë besoj që populli shqiptar e ka provuar një herë se ç'do të thotë diktaturë, dhe se sa e vështirë është të heqësh një diktator nga pushteti. Prandaj prirem të besoj se shqiptarët nuk do e lejojnë.

A jeni pro ndryshimit të sistemit zgjedhor në vend?

Sigurisht që po. Sistemi aktual i zgjedhjeve i ka falur Ramës maxhorancën. Mos harroni se në zgjedhjet e fundit PS-ja fitoi 48% të votave, që do të thotë 67 deputetë. Pra, me një sistem të drejtë PS-ja do detyrohej të qeveriste në koalicion, ose do ishte në opozitë. Mirëpo ky sistem, me gjithë hiletë e tij, i dhuroi PS-së 7 deputetë plus, duke i dhënë një maxhorancë prej 74 deputetësh. E thënë me fjalë të tjera maxhorancën Ramës nuk ia ka dhënë populli, por sistemi.

Prandaj kjo duhet të ndryshohet një orë e më parë, sepse maxhorancat duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit jo vullnetin e pelivanëve të sistemit zgjedhor.

Prej disa ditësh, Partia Zgjidhja, ka krijuar një pakt kombëtar, në të cilën kërkon që të ketë një administrim jo partiak të zgjedhjeve dhe një votim elektronik. Mendoni se këto kërkesa mund të arrihen deri në 30 qershor?

Nuk besoj

Pak ditë më parë, OSCE/ODHIR, nxori raportin ku në Shqipëri ka rrezikshmëri për blerjen e votave. Mendoni se ky fenomen do të përsëritet përsëri?

Nuk shoh asnjë arsye përse jo. Parlamenti apo Qeveria nuk kanë marrë asnjë masë serioze për ta luftuar fenomenin e shitblerjes së votës. Ato nenet e Kodit Penal janë sa për sy e faqe, sepse deri më sot nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Një raport i Qendrës Info CIP evidenton se pavarësisht qindra rastëve të raportuara vetëm një rast ka shkuar në gjykatë, por edhe në atë rast i akuzuari nuk është dënuar. Pra, spektakël sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Por duhet theksuar se këtu jemi përpara një fenomeni ku vota, ashtu si shumë vlera të tjera në shoqëri, e ka humbur vlerën e saj fillestare dhe është komodifikuar. Pra është kthyer në shërbim që shitet e blihet, dhe për të cilin ka një çmim. Thuhet se kushton 50 Euro.

Ky transformim ka ardhur sëbashku me vafërimin e popullsisë, si edhe me zhgënjimin që kanë pësuar njerëzit nga politika, si pasojë e degjenerimit të vazhdueshëm të partive. Sot që flasim, më shumë se gjysma e popullsisë nuk voton fare, pasi nuk besojnë më tek partitë politike. Këto të fundit nuk kanë më asnjë ideologji dhe po tua heqësh siglat është vështirë të dallosh njërën nga tjetra. Në këto kushte, pjesa më e madhe e atyre që votojnë, dyshojnë (në mos janë të bindur) se nëse partia do vijë në pushtet, përveçse do vjedhë, nuk do bëjë asgjë për ta dhe komunitetin e tyre. Prandaj, një pjesë nuk ngurrojnë t’ia japin votën edhe Dreqit për një vend pune apo përfitim nga pushteti. Ndërsa një pjesë tjetër, aq të varfër sa nuk presin për një punë mot, preferojnë të marrin 50 Euro sot.

Ajo që ne nuk shohim sot është që transformime të tilla nuk zhbëhen kollaj. Do të duhen vite, në mos dekada, për t’i rikthyer votës vlerën e saj morale.

Botuar ne gazeten Shekulli, date 11/05/2019

10 comments:

  1. Shpejtësia dhe efikasiteti.
    Kreditë tona janë të shpejta dhe të sigurta dhe me norma shumë të ulëta interesi. Kërkoni kredi tani dhe merrni një konfirmim të shpejtë dhe një normë fikse.
    psoloukas@gmail.com
    Whatsapp: +33756841623

    ReplyDelete
  2. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  4. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete
  5. Unë kurrë nuk do të ndalem së ndari këtë dëshmi sepse tani jam një grua plotësisht e lumtur, kam pasur dhimbje për mbi 8 vjet martesë kur nuk munda të mbetesha shtatzënë për burrin tim, pastaj fillova të jem i dëshpëruar për shkak të presionit nga nëna ime. ligj, dhe nje shoqja ime me drejtoi tek Dr. dawn acuna e cila e ndihmoi, une i shpjegova gjithcka Dr. Dawn acuna ne Whatsapp dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte, me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka ne menyre perfekte, letren 3 javore ajo me kerkoi te shkoj ne spital per analiza per habi, doktori me tha jam 1 jave shtatzene, por per momentin kam bebin tim te bukur, ajo ndihmoi edhe 3 shoqen time, e gjitha fal Dr dawn acuna, kontakto ne whatsapp nese ke çdo vështirësi ju siguroj një rezultat perfekt,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të tërheqni një dashnor të ri.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të qëndroni gjatë në shtrat.
    *Nëse dëshironi të zmadhoni madhësinë e karit tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.dhe etj.
    Kontaktoni Whatsapp-in e saj: ( +2348032246310)
    Email (dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  6. Për pak më vrau vjehrra, më hodhi shumë herë nga shtëpia, burri im gjithmonë donte që unë të firmosja një spec divorci, gjithçka sepse nuk mund të mbetesha shtatzënë, derisa takova doktorin DAWN ACUNA, këtë doktor Ajo më premtoi se do të më ndihmonte pasi ia shpjegova situatën time dhe tani dua të falënderoj doktoreshën Dawn tani që iu qëndroi fjalëve të saj. Tani për tani vjehrra ime dhe burri im më duan shumë. Unë jam shtatzënë, falë Dr. Dawn acuna, kontaktoni atë nëse keni ndonjë vështirësi ose situatë të keqe tani.
    *Nëse doni të ndryshoni vjehrrën.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi që drejtshkrimi të jetë aktiv.
    Dhe etj.
    Shkruani asaj në Whatsapp: ,{ +2348032246310 }

    ReplyDelete
  7. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  8. Unë kurrë nuk e dija se kisha një shans të madh për ta kthyer burrin tim derisa takova Dr. Ellen. Ishte shumë e vështirë për mua kur i dashuri më la për një grua tjetër. Isha i shkatërruar dhe nuk mund të shërohesha. Miqtë dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të na bashkuar, por nuk funksionoi. Isha beqar për disa muaj dhe nuk mund ta shihja veten duke dashur dikë tjetër. Kështu që më duhej të kërkoja ndihmën e Dr. Ellen, e cila më dha privilegjin të sigurohesha që dëshirat e zemrës sime të realizoheshin. Na bashkoi, dashuria dhe lumturia u rikthyen. Fjalët e tij janë angazhimi i tij dhe ai nuk dorëzohet kurrë kur i premton dikujt një rezultat brenda 48 orëve, gjë që më befasoi kur doli rezultati im. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë diku tjetër. Kontakto me të tani. Email-i i tij: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete
  9. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  10. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete