Translate this blog

Thursday, 1 September 2016

Erioni, fiqtë dhe gjethet e fikut

Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga
parafabrikatet e lagjes Ali Demi. Në kat të parë të shkallës sonë ishim dy familje punëtorësh. Një kat më lart kishim një ish funksionar të partisë dhe dy drejtorë në një ministri. Në kat të tretë ministrin e punës, një drejtor shkolle,një mësuese dhe një punonjëse e Bibliotekës kombëtare. Në kat të katërt dy inxhinierë dhe një anëtare e akademisë së shkencave. Në kat të pestë një artiste e TOB-it, një diplomat dhe një biznesmen i angazhuar me transport ndërkombëtar mallrash. Në kat të gjashtë sërish dy familje punëtorësh. Të gjitha shtresat sociale në një shkallë të vetme.

Wednesday, 20 July 2016

Crystal

Haven’t seen you in a while, and I feel,
how I forget you, bit by bit.
How the memory of you dies in me.
How dies your hair, and everything.

Wednesday, 29 June 2016

Britania iku, po të mbajmë Shqipërinë

Oxfordi është qytet zakonisht paqësor. Tragjedia më e madhe që mund të shohë njeriu këtu janë sezonet e provimeve. Mirëpo këto dy ditë një re pezmatimi ka rënë mbi qytet, a thua se i janë mbytur gjemitë. Çfarë ka ndodhur do thuash ti?

Tuesday, 14 June 2016

Ekuilibri Nash ne Reformimin e Drejtesise.


Eshte e famshme pergjigja e Churchillit ndaj gazetares qe e pyeti se cfare do te thoshte ai nese ministrat e tij do te ishin te korruptuar. Ai u shpreh “do te pyesja cfare ben drejtesia ne kete vend?”. Ne kete vendin tone ne kemi kohe qe pyesim se cfare ben drejtesia, dhe kohet e fundit po synojne te na bindin se pergjigjen do ta marrim mbas reformes ne drejtesi.