Oxfordi është qytet zakonisht
paqësor. Tragjedia më e madhe që mund të shohë njeriu këtu janë sezonet e
provimeve. Mirëpo këto dy ditë një re pezmatimi ka rënë mbi qytet, a thua se i
janë mbytur gjemitë. Çfarë ka ndodhur do thuash ti?
Po ja, ky referendumi për
daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ose ndryshe i njohur si Brexit.
Oxfordi ishte qyteti ku 70% e votuesve ishin kundër Brexit, dhe është e
kuptueshme që njerëzit nuk do ishin të kënaqur. Por është akoma më interesante
se mbas referendumit, si rrallë herë, as fituesit nuk po festojnë. Madje disa
nga ata që votuan pro Brexit kishin pamjen e atij fëmijës që pasi ka përplasur
nga inati kukullën e preferuar, vjen në vete dhe pyet ‘po tani?’.
Mirë po kush qe ai burrë që e çoi vendin në
referendum?
Britania prej disa kohësh është
në një krizë politike që është shpërndarë si fruthi tek të dyja kampet
politike. Laburistët prej kohësh kanë konflikte të brendshme. Zgjedhja para pak
kohësh e një kryetari të ri jo vetëm që nuk e qetësoi situatën, por e komplikoi
edhe më tej. Nga ana tjetër Torët kanë trazirat e tyre, të cilat në
referendumin e fundit e ndanë partinë në dysh: një grup i drejtuar nga ish
kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, dhe disa prej anëtarëve të
kabinetit qeveritar; dhe grupi tjetër i drejtuar prej kryeministrit dhe
kryetarit të partisë, David Cameron.
Nga njëra anë, në luftën për
pushtet brenda strukturave drejtuese të BE Britania u perceptua se humbiste më
shumë seç po fitonte nga anëtaresimi në të. Nga ana tjetër situata politike në
vend kishte filluar të ndryshonte. Një parti e ekstremit të djathtë, drejtuar
nga një personazh tepër origjinal në distancën e tij nga serioziteti, kishte
filluar të fitonte elektorat nga terreni i konservatorëve, duke i lënë këta të
tretët në zgjedhjet e 2014 për Parlamentin Evropian. Gjë që kishte më shumë se
100 vite që nuk ish parë.
Në një situatë të tillë, për
të fituar terren politik në Britani por edhe për t’i bërë presion BE, Cameron premtoi në 2013 se nëse partia e tij fitonte
zgjedhjet e përgjithshme të 2015 ai do të rinegocionte një marrëveshje me BE
dhe pastaj do të mbante një referendum popullor për anëtarësinë e Britanisë në të.
Fjala u tha, zgjedhjet u fituan, koha erdhi, kështuqë fjala duhej mbajtur (po i
anashkalojmë lojërat politike se si u miratua kërkesa për referendum). Mirëpo,
populli e mori seriozisht këtë punë, dhe rezultati ishte 52% e votuesve votuan
që Britania t’ja mbathë nga BE-ja.
Po pse u votua për t’ia mbathur nga BE-ja?
Shqiptarët janë shumë të
apasionuar me politikën e jashtme, dhe këto ditë kemi parë analiza politike nga
fëmijët e shkollave, fallxhorët politik, dashnorët e konspiracionit, por edhe
nga analistë të mirëinformuar dhe mendimtarë politik. Megjithatë, shpesh (përfshi
edhe një analizë tepër të mirë të Ben Blushit) bëhet një gabim duke njehsuar
vendimet e marra në të shkuarën nga elita drejtuese e vendit, me këtë rast ku
vendimi është popullor. Ky ndoshta është një nga rastet më të pastra ku qëndrimet
midis elitës së vendit dhe popullit ishin në kontrast të qartë. Pothuajse e
gjithë elita politike, ekonomike dhe akademike e vendit u rendit kundër Brexit,
pala tjetër ishte kryesisht e përbërë nga një pjesë e popullit që mendonte se ‘boll
kishin parë e dëgjuar nga ekspertët’.
Sondazhet mbaszgjedhore
nxorën se ka një ndarje të qartë në qëndrimin ndaj BE jo vetëm midis jugut dhe
veriut të Britanisë, por edhe midis grupmoshave dhe grupeve sociale. Kështu janë
pro Brexit të moshuarit, banorët në zonat e varfra dhe personat me më pak
kualifikime akademike. Ka një tendencë për ta trajtuar qëndrimin ndaj BE si një
farë testi inteligjence, ku sa më pak inteligjent, aq më Eurskeptik je.
Gjithashtu ka patur edhe shumë të tjerë
që e kanë trajtuar referendumin si një përplasje mes brezash, apo mes
klasash sociale. Duke mos i përjashtuar këto analiza, mendoj se ato nuk do të
ishin të plota nëse nuk konsiderojmë edhe një farë përplasje midis ‘përfituesve’
dhe ‘humbësve’ nga anëtarësimi në BE.
Kështu, e ndjejnë përfitimin
direkt të anëtarësimit në BE, akademikët që përfitojnë nga fondet e BE për kërkimin
shkencor, apo latifondistët që përfitojnë nga subvencionet evropiane për fermat.
Janë gjithashtu përfitues ata që janë të kualifikuar, mundësisht njohin edhe
ndonjë gjuhë të huaj, dhe që mund të shkojnë të punojnë dhe studiojnë në vëndet
e BE.
Nga ana tjetër pjesëmarrja
në BE do të thotë që qytetarët evropian mund të punojnë të lirë brenda vendeve
anëtare. Këtë lëvizje Britania, si një nga vëndet më kapitaliste në Evropë, e
ka shfrytëzuar më së miri për të tërhequr kapitalin intelektual dhe ekonomik
nga e gjithë Evropa, dhe bota mbarë. Kjo lëvizje ka qenë pothuajse me një kah,
ku për çdo anglez që punon në Evropë, ka gati tre evropianë që punojnë në Angli
(respektivisht 3.6 milion me 1.3 milion).
Mirëpo një lëvizje e tillë,
teksa e ndihmon ekonominë Britanike të përparojë, ka pasojat e veta direkte tek
një pjesë e shoqërisë. Kjo pasi duke thithur në Britani njerëzit më të zotë nga
e gjithë bota, vendasit përballen me një konkurencë ndërkombëtare, e cila bën që
ata të humbasin disa nga privilegjet që kanë patur në të shkuarën. Megjithatë
ky është një problem vetëm për ata që nuk kanë kualifikimin e nevojshëm
për ta përballuar konkurrencën. Çka mund të shpjegojë një pjesë të arsyes përse
ata që janë më të shkolluar ishin kryesisht kundër Brexit, ndërsa ata më pak të
kualifikuarit ishin pro. Gjithashtu përqëndrimi i popullsisë sjell rritjen e çmimeve
të banesave (për sa kohë nuk ndërtohen të reja), çka do të thotë më shumë para
për pronarët e banesave, por kosto më të lartë jetese për të tjerët.
Kështuqë në një situatë të
tillë, muratori britanik nuk arrin t’ja ndjejë bereqetin pjesëmarrjes në BE. Ai
zor se do të shkojë të gjejë punë në Poloni, ndërkohë që në vendin e tij ai
duhet të konkurojë me polakun. Kjo nuk do të thotë që punëtori i thjeshtë
anglez nuk përfiton në mënyrë indirekte nga anëtarësimi në BE, por kur nuk
arrin të paguash faturat në fund të muajit je më i predispozuar të manipulohesh
nga demagogët politik.
Qeveria është përpjekur të
ndërhyjë duke krijuar një farë diskriminimi që favorizon shtetasit e vet, por këto
kufizime nuk mund të aplikohen për qytetarët evropian. Për më tepër që kjo çështje
nuk mund të zgjidhet për sa kohë Britania do të jetë një vend kapitalist. Neokapitalizmi
bazohet tek konkurenca dhe meritokracia, dhe nuk i preken telat e zemrës nga
ndjenjat nacionaliste, apo biri i kujt je. Ndërsa politikanët i shfrytëzojnë këto
emocione, edhe pse e dijnë që në fund të ditës asgjë nuk do të ndryshojë.
E pikërisht këtë bënë edhe
politikanët që ishin pro Brexit. Identifikuan fajtorin për situatën ekonomike
dhe i frynë zjarrit të ndasisë dhe urrjejtes për ‘të huajin’. Për këtë qëllim
zhvilluan një fushatë të karakterizuar nga keqinformimi dhe të ngopur me shifra
të rreme. I premtuam njerëzve gjëra që vetë do i mohonin ditën e parë mbas
referendumit, dhe e çuan vëndin drejt disa vështirësive që një Zot e di se për
sa kohë do të zgjasin. Mirëpo, siç ndodh jo rrallë, një strategji funkaionoi,
dhe (fatkeqësisht) një pjesë e mirë e votuesve anglezë u hëngrën sapunin për
djathë, duke u bindur jo vetëm që fajin për situatën ekonomike ua kanë evropianët,
por edhe që BE gjithë e gjithë do të thotë: sa polak dhe rumun punojnë në
Angli.
Çfarë rreziku mund të ketë Evropa nga kjo lëvizje?
Normalisht ky referendum
nuk e ka nxjerrë Britaninë nga BE, por në Britani ende po kërkohet ai burrë që
do të mbajë përsipër përgjegjësinë e të vepruarit ndryshe nga vullneti i
popullit. Kështuqë deri sa ai të gjehet, shqetësime janë se përveç problemeve
ekonomike, vendi mund të përballet me një situatë të rënduar gjeopolitike.
Sidomos nëse Skocezët, të cilët në një masë 62% votuan për të qëndruar, po
diskutojnë hapur mbajtjen e një referendumi të dytë për tu shkëputur nga Mbretëria
e Bashkuar dhe për të mbetur pjesë e BE. Probleme gjithashtu mund të krijohen në
frontin perëndimor, me Irlandën e veriut, i cili do të jetë i vetmi kufi tokësorë
me BE dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të rizgjohen tensione të vjetra.
Megjithatë ajo që na
intereson më shumë tani është se çfarë do të ndodhë me vetë Bashkimin Evropian
mbas shkëputjes së Britanisë. Të flasim troç, askush nuk e di me garanci të
plotë se çfarë do të ndodhë. Ata që flasin për variante të sigurta ose nuk janë
të sinqertë ose nuk e dijnë që nuk dijnë asgjë. Megjithatë disa rreziqe ekzistojnë
dhe janë të mundshme. Duke filluar që nga disintegrimi i vazhdueshëm i BE, deri
tek ndryshime në situatën politike dhe sociale të Evropës.
Edhe pa Brexit Evropa pat
filluar të bëhej një tenxhere presioni, tani edhe më keq. Ato që e vlojnë ujin
janë partitë e ekstremit të djathtë, të cilat nëse do isha nja 40 vjet më i
vjetër do t’i quaja shovinistë, por kohët kanë ndryshuar dhe terma të tillë kanë
dalë nga moda. Këto parti zakonisht paraqiten si nacionaliste, por në thelb përpiqen
të shfrytëzojnë zhgënjimin e shtresave të varfra dhe situatën e vështirë në
Evropë që pasoi krizën financiare të 2008, apo krizat politike dhe humanitare të
dy viteve të fundit.
Hitleri shfrytëzoi situatën
e vështirë ekonomike të Republikës së Weimar dhe filloi t’i hidhte fajin çifutëve
për varfërimin e vendit, pastaj popujve të tjerë, dhe pastaj thjesht njerëzve që
mendonin ndryshe. Këto parti nuk bëjnë ndonjë gjë shumë më ndryshe: si fillim
identifikojnë armikun, i cili në këto raste është... tjetri. Pastaj përpiqen
t’i bashkojnë njerëzit rreth asaj çka është e përbashkët, dhe që është e
‘shkuara lavdishme’. Për këtë qëllim i fryjnë ndjenjave të nostalgjisë për një
kohë, ku secili popull evropian ishte strukur tek llogorja e vet, por duke
harruar që po ta nxirrnin kokën nga llogorja i qëronte fqinji që kishte marrë vatanin
me pushkën në krah.
E ku është problemi këtu?!
Problemi është se kjo sjelle po rrit tensionin midis kombësive të ndryshme që
jetojnë në të njëjtin vend. Dje këto tensione i dërgonin popujt në luftë. Sot,
në një Evropë thellësisht të integruar, ku miliona njerëz studiojnë dhe punojnë
në një vend të ndryshëm nga ai i origjinës, kjo mendësi inkurajon luftën e përditshme
mes njerëzve të zakonshëm. Këto tensione pasqyrohen në raportet ditore midis nxënësve,
punëtorëve dhe kolegëve, duke e bërë shumë të vështirë krijimin e një kohezioni
të gjerë social. Nuk vonuan protestat me panfletat ‘Jo emigrantëve, filloni
riatdhesimin’.
Dikush (me mëndjelehtësi)
mund të thotë: po le të shkojë gjithësecili tek shtëpia e vet. Po ky është
problemi. Është vështirë t’i kërkosh një evropiani të lindur në Londër nga një
mama gjermane dhe baba francez që të shkojë në shtëpinë e tij, pa e gjetur më
parë se cila është ajo (përveç vendit ku ai jeton dhe punon).
E kështu, për disa vota më
shumë, partitë ekstremiste bëjnë sërf mbi këtë dallgë tensioni, i cili në një
ditë pa erë ato nuk shkojnë shumë larg. Por, ai bëhet serioz kur numri i
personave që mbështesin këtë mllef ndaj të huajve rritet. Për pasojë partitë e
mëdha, të cilat deri dje kanë qenë më racionale, për të mos humbur elektorat,
fillojnë gradualisht të adoptojnë gjuhën e partive të ekstremit të djathtë. Kjo
është ajo që po ndodh sëfundmi në Britani, dhe ky është një rrezik real që i
kanoset situatës politike dhe sociale në vëndet e tjera të Evropës.
Po Shqiptarëve ç’i hyn në xhep se ç’ndodh në Evropë?
Në fakt, nga njëra anë
dikush mund të thonë se Shqipëria ka shpëtuar prej një anëtari që mund të
pengonte rrugën e saj në BE. Fushata e fundit tregoi se Shqipëria nuk gëzon
respektin e asnjë prej palëve politike në Britani, të cilat u shprehën
publikishit se do të ishin kundër anëtarësimit të mundshëm të saj në BE.
Nga ana tjetër, nëse
Bashkimi Evropian do të dobësohet, kjo gjë do të jetë në dëm të së ardhmes së
Shqipërisë. Kam dëgjuar disa vetë që e shohin BE si furgonat e linjës, dhe
kujtojnë që meqë u lirua vëndi i parë, shoferi do të marrë ndonjë nga pasagjerët
që presin në trotuar. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Vërtet ardhja e një anëtari
të ri do t’i jepte një mesazh optimizmi BE, por jo kur bëhet fjalë për vënde që
(pa të drejtë) perceptohen nga publiku evropian si rrezik për shoqërinë e përbashkët.
Të mos harrojmë se edhe në debatin e fundit për Brexit retorika boshe që e
portretizon Shqipërinë si një vend të mbushur me kriminelë fitoi terren duke u
ngulitur në mëndjen e disa evropianëve me kapacitet të kufizuar memorie.
Por ka edhe një rrezik
tjetër që lidhet me situatën politike në vend. Kur para dy vitesh kryeministri
Rama erdhi t’i jepte mend akademikëve të Oxfordit, unë pata mundësi ta pyes nëse
kur flitet për ‘negociata me BE-në’ ka ndonjë keqkuptim në përdorimin e fjalës
‘negociatë’. Ai me sinqeritetin e nxënësit të mirë u përgjigj se “Ashtu si ti
nuk negocion me pedagogët e tu për detyrat e shtëpisë, ashtu as ne nuk
negociojmë me BE për detyrat që na jep”.
Frika ime është se duke e
perceptuar BE si të dobësuar, edhe ky zell i politikanëve tanë mund të bjerë,
dhe për pasojë integrimi mund të jetë hallvë e ftohtë për ndërmarrjen e
reformave të nevojshme për vendin. Shenjat kanë filluar të jepen që tani.
Nga njëra anë është humori
pesimist i përhapur kohët e fundit se kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, të
tjerët do kenë ikur me kohë. Është vështirë ta mendosh BE në rolin e arbitrit,
nëse njerëzit do humbasin besimin që ata do të jenë ndonjëherë vërtët qytetarë
të tij. Mund të ndodhë përshembull që kur dikush nga BE të thotë se Rama nuk i
ka bërë detyrat e shtëpisë për lëndën ‘Reforma në Drejtësi’, ai, me arrogancën
e nxënësit të bankës së fundit, mund të mos e ketë problem as të ngelë për vjështë,
dhe as ta lërë fare shkollën. Në fund të fundit ç’rëndësi ka të lodhesh nëse ti
e di që nuk do e marrësh kurrë diplomën.
Nga ana tjetër janë zërat
që fillojnë e flasin për një Evropë më të mirë pa BE. Snobistët e parë filluan
këto ditë të flasin për një BE përbindësh që gllabëron kombe dhe territore. Rasti
më përfaqësues është një anëtare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës që
kishte kaluar në klimaks nga vendimi për Brexit. E teksa fliste tërë pasion të
tërbuar për një kohë kur Britania kishte robëruar treçerekun e botës, shprehej
se BE është thjeshtë një grabitqar prej të cilit duhet të shpëtojmë sa më parë.
Këto diskutime fillojnë si kakarisje të vetmuara, por dalëngadalë mund të
popullojnë hapësirën publike, duke rrënuar edhe më tepër këmbët e urës që
shpresojmë të na çojë në BE. Nuk duhet harruar se një retorikë e tillë mund të funksionojë
si viagër intelektuale, sidomos kur të kanë lënë neuronet.
Që t’i biem drejt
muhabetit: nuk është se BE nuk ka gjynahet e veta, dhe delegimi i sovranitetit
kombëtar tek një strukturë galopante dhe e largët sigurisht që mund të lind
probleme të reja. Ama, nuk duhet harruar se qysh prej kur mbahet mend popullit
tonë ia kanë marrë sovranitetin disa sharlatanë dhe hajdutë, të cilët i kanë
hipur në qafë dhe ia kanë kërrusur shpinën. Kështuqë nëse Anglezi me të drejtë
thotë që “Junckeri është i huaj për mua” (megjithëse për ironi flet anglisht),
shumë shqiptarë syresh kanë më tepër besim tek ai që iu flet anglisht se sa tek
hajduti kombëtar. Me fjalë të tjera, çështja shtrohet a është më mirë të përballesh
me burokracinë e Brukselit, apo të pish qumësh me aflatoksinë; të pranosh
vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, apo të blesh vendimin gjyqësor me
para në dorë; të jetosh nën thundrën e kompanive multinacionale apo të baronëve
lokal të drogës? Unë për vete e kam ndarë mendjen, ti po deshe rrezikoje lëkurën
me Shullazin.
Botuar ne gazeten Mapo, 29 Qershor 2016 http://www.mapo.al/dalja-e-britanise-ne-be-dhe-rreziqet-e-mundshme/
Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
ReplyDeleteKontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
Email: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
(1) A ju pëlqen ish-i juaj?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
(4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
(5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
(6) Dëshironi të jeni të pasur?
(7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
(8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
(9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
(10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
(11) A doni një divorc?
(12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
(13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
(14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
(15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
(16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.
Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emri im janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETET E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa ta ktheja përsëri, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët, tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni çdo lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij: Whatsapp : +1 424-571-9773 ose email :alaghodaroh@gmail.com
ReplyDeleteKthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. Unë ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.
ReplyDeletePërshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj
ReplyDeleteDashuria e fortë dhe e fuqishme magji për të fituar përsëri ish tuaj.. Unë kam vendosur që unë do të kalojnë gjithë ditën në internet vetëm për të siguruar që shumë njerëz mund të lexoni këtë dëshmi e imja në lidhje me Dr Ellen i cili është një piperi i fuqishëm magji nga Afrika, pasi u braktisur nga dashnorja ime unë kam qenë aq i vetmuar që çdo ditë që kam vendosur për të shkuar nëpër net për disa këshilla marrëdhënie, unë kurrë nuk e dinte se kjo ishte harta rrugore që do të siguronte kthimin e dashurit tim. Pas leximit shumë sugjerime se si për të rivendosur marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, kam gjetur se Dr Ellen ka shumë rekomandime se të tjerët, kështu që me këtë unë kam vendosur që Dr Ellen ishte personi i duhur për punë, dhe kam kontaktuar Dr Ellen nëpërmjet detajeve të tij unë pashë në internet unë jam i kënaqur që kam zgjedhur për të punuar me Dr Ellen sepse puna e tij ishte 100% e përsosur dhe magji solli dashurin tim përsëri tek unë me lehtësim të shpejtë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni atë për ndihmë tani email: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsapp: +2349074881619