“Zot’ri ‘i
sekond. K’tu është pronë private. Edhe s’keni asnji lloj t’drejte me hy k’tu pa
pyt... Dilni aty jashtë dhe pastaj ankohuni”. Me këto fjalë u pritën (dhe u përcollën)
gazetarët dhe aktivistët që kishin shkuar për të marrë pjesë në dëgjesën
publike për projektin e stadiumit kombëtar. Mesazhi ishte i qartë: Qërohuni nga
këtu ku vendoset për qytetin tuaj, dhe ikni e bëni zhurmë aty larg ku nuk
bezdisni pushtetin.
Kam
ndjekur këto ditë në media debatin për reformën në arsim, I ngritur mbi
raportin e parë të komisionit për arsimin e lartë. Ky debat publik mendoj
seduhet përshëndetur pasi po vendos një
standard të ri të hartimit të politikave në Shqipëri, duke I diskutuar ato pikërisht
me ata që do t’i zbatojnë në të ardhmen. Sigurisht ky vlerësim vlen në momentin
që diskutimi do të shërbejë për të pasuruar këtë politikë, dhe jo vetëm për të
legjitimuar atë që është vendosur paraprakisht.