Për një moment imagjino sikur je
një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, dhe qëllimin kryesor në jetë e ke
të maksimizosh fitimin. Për çfarë arsye do të dhuroje para në fushatën
zgjedhore? Akoma më tepër, për çfarë arsye do dhuroje para në mënyrë anonime,
duke mos i deklaruar si shpenzime për tatimet, dhe duke u deklaruar në
listën zyrtare të dhuruesve? Nëse je aq naiv sa te mos kesh një përgjigje, më lër
të të jap unë një ide: sepse ke në plan të kesh një derë të hapur tek ai që do
vijë në pushtet. E thënë ndryshe, do të kesh akses në qeverisje.
Translate this blog
Saturday, 30 March 2019
Friday, 22 March 2019
Saturday, 16 March 2019
Populizmi, si vaksinë ndaj populizmit
Ka një shqetësim eminent sot në
botën perëndimore. Populistët po vijnë në pushtet ngado që të hedhësh sytë. Shpesh
duke zbritur nga pushteti parti me traditë shekullore, e shpesh duke u ngritur
nga dheu. Ndërkohë që populizmi ka ardhur dhe shkuar në valë të ndryshme gjatë
historisë, një studim i fundit i gazetës the Guardian ka arritur në përfundimin
se gjatë dy dekadave të fundit liderët populistë në botë janë dyfishuar në numër.
Subscribe to:
Posts (Atom)