Diçka rreth një
vit më parë, teksa përpiqesha të përditësohesha mbi situatën politike në vend gjatë
kohës që kisha munguar, mësova prej një studiuesi të krimit të organizuar emrin
e Emiljano Shullazit. Miku im më tregoi episodin e një gazetari që ishte kërcënuar
drejtpërdrejt prej tij, vetëm pse i kishte përmendur emrin në emision. Më tha
gjithashtu se në përgjithësi as gazetarët dhe as politikanët nuk guxonin t’ja përmendnin
emrin.
Të jem i sinqertë, me gjithë vlerësimin për mikun tim dhe njohjen e tij për situatën e krimit në vend, kjo gjë mu duk pak si e pamundur që të ndodhte në një realitet ku (pothuajse) nuk ka më asgjë të frikshme, të fshehtë, apo të shenjtë që nuk është publike deri në detaj, në mos përmes medias tradicionale, të paktën në atë online. Megjithatë, pak kohë më vonë, po nga dikush tjetër tepër i besueshëm, dëgjova për një episod ku një i plagosur prej të njëjtit individ nuk pranonte të bënte denoncimin, megjithëse kishte përfunduar në spital me plagë që tregonin qartë se nuk ishin bërë duke kruar kurrizin. Dhe sërish, jo shumë kohë më vonë, mësova nga media se garda e republikës ishte vënë në ruajtje të kryetarit të opozitës ngaqë ky i fundit ishte kërcënuar prej të njëjtit individ, pikërisht pse i kishte përmendur emrin në një deklaratë për shtyp. Këtu ishte momenti kur fillova të besoja se mbase miku im kishte të drejtë, dhe mbase perceptimi im për situatën në vend ishte më optimist se realiteti.
Të jem i sinqertë, me gjithë vlerësimin për mikun tim dhe njohjen e tij për situatën e krimit në vend, kjo gjë mu duk pak si e pamundur që të ndodhte në një realitet ku (pothuajse) nuk ka më asgjë të frikshme, të fshehtë, apo të shenjtë që nuk është publike deri në detaj, në mos përmes medias tradicionale, të paktën në atë online. Megjithatë, pak kohë më vonë, po nga dikush tjetër tepër i besueshëm, dëgjova për një episod ku një i plagosur prej të njëjtit individ nuk pranonte të bënte denoncimin, megjithëse kishte përfunduar në spital me plagë që tregonin qartë se nuk ishin bërë duke kruar kurrizin. Dhe sërish, jo shumë kohë më vonë, mësova nga media se garda e republikës ishte vënë në ruajtje të kryetarit të opozitës ngaqë ky i fundit ishte kërcënuar prej të njëjtit individ, pikërisht pse i kishte përmendur emrin në një deklaratë për shtyp. Këtu ishte momenti kur fillova të besoja se mbase miku im kishte të drejtë, dhe mbase perceptimi im për situatën në vend ishte më optimist se realiteti.
E kisha lënë diku thellë në memorien time këtë emër, kur javës së kaluar Shullazi ishte jo vetëm në qendër të pasarelës mediatike, por edhe kryeaxhenda e punimeve të parlamentit. Mesa duket mbas disa kohësh heshtjeje, palët kishin shumë për të thënë për të. Megjithatë, ndërkohë që shumë është thënë për Shullazin si individ, unë mendoj se ka ende vend për të folur për Shullazin si fenomen në Shqipëri, pasi edhe rasti i fundit tregoi se jo vetëm ai nuk vepron i vetëm, por as nuk përfaqëson një rast të izoluar se si krimi pasurohet nën hundën e autoriteteve dhe fuqizohet krah për krah me politikanët në pushtet.
Si fillim po
marrim të mirëqënë që kronologjia e ngjarjeve të fundit është siç u pasqyrua në
media: Rektori (në atë kohë kandidat) i Universitetit të Tiranës u kërcënua
prej Shullazit, ish kryeministri (mesa duket i njoftuar prej të parit) e
denoncoi këtë ngjarje në facebook, mediat e pasqyruan, policia e shoqëroi për
sqarime mbi ngjarjen, dhe në fund prokuroria lëshoi urdhër ndalimin (siç duket
e kishin ndaluar pa mandat) duke ngritur edhe akuza të tjera për personin në
fjalë. Më pas, doli në pah se Shullazi, nuk na qënkërka vetëm një individ me
interesim të veçantë mbi zhvillimet akademike në vend, por paska ngritur pasuri
përmes kanosjes së biznesmenëve më të fuqishëm në vend dhe veprave të tjera
penale. Pa dashur të paragjykoj ecurinë e këtij procesi gjyqësor, dhe duke
shpresuar se ai (si pak të tjerë) do marrin dënimin e merituar, po fokusohem
mbi të shkuarën dhe jo të ardhmen e personit në fjalë. E pikërisht nisur nga e
shkuara e tij dhe bazuar mbi prezumimet e mësipërme, dua të ndaj disa mësime që
unë mendoj se shullazizmi si fenomen shoqëror na mësoi këto ditë:
Së pari ai na
tregoi se institucionet publike në Shqipëri nuk gëzojnë besimin jo vetëm të
qytetarëve të painformuar, por as të atyre që i dijnë ‘mirë’ gjërat. Me të
drejtë dikujt mund t’i lind pyetja: Përse disa nga biznesmenët më të mëdhenj në
Shqipëri, në vend që të denoncojnë në polici kanosjen, preferojnë të paguajnë
gjobën? Sigurisht që mund të thoshim edhe se ata i kanë dhuruar me dëshirë, për
të mbajtur lart ‘kauzën’ që Shullazi përfaqëson, nëse po të njëjtët biznesmen nuk
do të bënin qindra akrobaci për të mos paguar taksat dhe tatimet, apo gjobat e
vëna nga autoritetet publike. Dhe në fakt, bazuar mbi atë që i ka ndodhur atyre
që nuk kanë paguar gjobën e Shullazit, mendoj se biznesmenët kanë bërë mirë që
kanë paguar pa e përfshirë policinë në mes, pasi (me sa duket) alternativa tjetër
që iu mbetej ishte ajo e personit tjetër që u arratis nga Shqipëria. Gjithashtu,
dikush mund të pyesë përse rektori i universitetit më të madh në vend, para se
të bëjë denoncimin në prokurori, preferon ta denoncojë atë tek ish
kryeministri, i cili formalisht nuk përfaqëson asgjë? Si ka mundësi që rektori,
ky përfaqësues i botës akademike vendase, ka më shumë besim tek autoriteti
individual i Berishës se sa tek policia apo prokuroria? Çfarë mesazhi për
institucionet i jep studentëve të tij ky akademik? E pra, Shullazi na mësoi se kur
shteti dështon të ngjallë besimin e qytetarëve, atëherë këta të fundit (ndoshta
me të drejtë) përpiqen të gjejnë autoritete të tjera, alternative, për
zgjidhjen e problemeve të tyre (sigurisht nëse t’ja mbathësh nga sytë këmbët
nuk konsiderohet alterantivë). Ama është e trishtë të mendosh se edhe një
shekull më vonë Eqrem Vlora ka ende të drejtë në konstatimin e tij kur thoshte
se Shqiptari e ka të vështirë të besoj një autoritet që është apersonal.
Së dyti shullazizmi
na mësoi (ose rikujtoi) se çfarë modeli politik kemi, dhe me çfarë kostoje për
vendin politikanët në Shqipëri vijnë në pushtet. Disa herë kam pyetur veten këto
ditë, për ç’dreqin i duhet Shullazi sot Ramës, apo dje Berishës? Tani, që të
sqarohemi: këto gjëra janë veprime të kundërligjshme, kështuqë e vetmja mënyrë
që të flasim me siguri për to do të ishte po të kishim vendime gjykate që e
konfirmojnë shkeljen e ligjit (besoj edhe ti qeshe me ironinë e fjalisë së
fundit). Megjithatë, nëse i besojmë Ramës në pretendimet e tij se zgjedhjet iu
vodhën në 2009, dhe fiks po në këtë vit ai e kishte takuar Shullazin teksa i
trembte votuesit (por jo në 2013 kur i fitoi zgjedhjet) mund të vijmë vetëm me
një shpjegim: që shullazizmi duhet për të ‘mbrojtur’ votat. Tani se deri ku
krimi ‘mbron’ vjedhjen e votave, dhe deri ku vjedh votat për të ‘mbrojtur’
pushtetin, kjo është e vështirë të ndahet. Megjithatë, për hir të së vërtetës,
duhet të themi se megjithëse pak arkaike, mbrojtja e pushtetit përmes kriminelëve
nuk është ndonjë fenomen i shpikur në Shqipëri. Gati 70 vite më parë,
shkrimtari anglez Xhorxh Oruell, në alegorinë ‘Ferma e Kafshëve’ flet pikërisht
për modelin ku për të ardhur apo qëndruar në pushtet nuk ke nevojë për ide të
mira, vizione apo platforma politike, por mjafton të ruash diku disa shtazë të
egërsuara, të cilat mund t’i turrësh sa herë që pushteti e kërkon. Kështuqë,
mund të themi se në rastet kur pushteti kërkohet për hir të pushtetit, ka një
lidhje simbiotike midis politikanëve dhe kriminelëve, e tillë që i bën të dyja
palët që ‘të mos e lëshojnë’ njëri-tjetrin. Të parët kanë nevojë për të dytët që
të vijnë në pushtet, të dytët kanë nevojë për të parët që të ekzistojnë( dhe
sigurisht bëjnë para) pa u trazuar nga shteti. Gjasat janë që edhe Shullazi dhe
të ngjashmit e tij nuk bëjnë përjashtim nga ky model.
Së treti shullazizmi
na mësoi se nuk jemi edhe aq të lirë qoftë edhe për të zbrazur bardhakun. Personalisht
gjithmonë (pa më të voglin hezitim) i kam vënë kërkesat e shpirtit përmbi
nevojat e stomakut. Me këtë dua të them se kur kam diçka për ta thënë e them
edhe nëse kjo do më vinte në rrezik statusin, sigurinë apo privilegje të tjera
materiale. Nisur nga kjo, e kam patur gjithmonë të vështirë të imagjinoja si ka
qenë të jetoje në diktaturën e Hoxhës, ku njerëzit ishin të rrezikuar qoftë
edhe po të denonconin një padrejtësi që iu bëhej ditën për diell, apo që ua
merrte gjumin e natës. Mirëpo, Shullazi na tregoi se të jetosh në një shoqëri
ku njerëzit kanë frikë të flasin edhe kur u ke vënë shkelmin në fyt nuk është
thjesht një makth i të kaluarës. Ai na mësoi se është e mundur (qoftë edhe përkohësisht)
që edhe në mijëvjeçarin e tretë, në epokën e internetit dhe komunikimit, në një
shoqëri në mes të Evropës të ketë individë që janë jo vetëm të paprekshëm nga
drejtësia, por është ‘blasfemi’ tu përmendësh emrin.
Së katërti, shullazizmi
na mësoi edhe një herë se ndërkohë që të gjithë jemi të barabartë përpara
ligjit, disa janë më të barabartë se të tjerët. Shullazi nuk duket ta ketë
nisur aktivitetin e tij kriminal me këto veprat e fundit që po akuzohet tani, e
megjithatë deri tani ia ka dalë për bukuri që të mos i hyjë gjemb në këmbë. Madje
kaq i sigurtë duket të ketë qënë sa gjatë viteve të fundit duket se nuk ka
ditur të ndalet në ambiciet e tij për pasurim të shpejtë dhe në ‘zgjerimin e
objektit të veprimtarisë së tij’, megjithëse siç e pohon edhe vetë, është i
papunë (sigurisht për sa kohë puna e tij nuk rregullohet nga kodi i punës, por
ai penal). E këtë e ka bërë në një kohë ku dyqanxhinj hallexhinj mbyllin
qepenat, taksistë lokal arrestohen se nuk lëshojnë faturë, kryefamiljar ditzinj
i japin fund jetës nëpër qeli ku kanë përfunduar se kanë vjedhur energjinë
minimale për jetësë, dhe njerëz krejt të ndershëm arrestohen se ndërrojnë
pllakat e banjos së tyre pa marrë më parë leje ndërtimi (nuk është shaka kjo e
fundit). E pra, siç duket burgu është për burrat, por jo për kriminelët.
Së pesti Shullazi
na mësoi se ne si shoqëri vazhdojmë të dështojmë në përpjekjen tonë për t’i ofruar
të rinjve një model për së mbari. Një model të cilin të rinjtë në mos ta
ndjekin, të paktën ta kenë parasysh në përpjekjet e tyre për të ndërtuar jetën
në këtë vend. Në një kohë kur akademikët (ata të pakorruptuarit) kanë një rrogë
vjetore që shkon dhjetë deri në njëzet herë më pak seç mund të kushtojë ora e
kryeministrit, apo biznesmenët nuk janë të sigurtë për të fituar para përmes
biznesit të tyre, ne vazhdimisht nxjerrim në sipërfaqe modele kriminelësh që bëjnë
një jetë luksi, të denjë për filmat e Hollivudit. E si i sigurojnë paratë për këtë
stil jetese? Duke vënë gjoba, duke montuar mina, duke grabitur prona apo
zgjedhje. Për pasojë, është e vështirë për një prind që t’i mbushë mëndjen fëmijës
së vet që të përkushtohet në mesime, apo të shtrohet në punë, kur në mënyrë të
vazhdueshme ne i japim mesazhin se të bësh para në mënyrë të ligjshme në Shqipëri
është e vështirë, në mos e rrezikshme. Se një ditë prej ditësh, një kriminel
ordiner mund të vijë tët marrë pronën, biznesin, paratë, qetësinë, madje edhe
jetën. Mbi të gjitha shullazizmi u tregon të rinjve që zor se do t‘ja shohin
hajrin shkollës’, pasi pikërisht këta tipa që nuk kanë shkëlqyer në tabelën e
zhumëzimit, duket se po i bëjnë llogaritë e tyre më mirë se shumë të tjerë që
rropaten me punë të ndershme.
Së fundmi, shullazizmi
na mësoi diçka edhe ne që jetojmë dhe/apo studiojmë jashtë Shqipërisë, dhe që
hera-herës e kapim veten duke ëndërruar një të ardhme në Shqipëri. Ai na mësoi
se ëndrra të tilla do të ishte mirë t’i shinim pa u ngrysur se helbete nata
edhe pa Shullazin është boll e frikshme dhe e errët. Na tregoi gjithashtu se
mbase studimet tona mund të mos jenë të mjaftueshme, nëse në to nuk përfshihen
disa klasa në arte marciale, apo qitje në poligon. Kështu pra, nga shullazizmi si fenomen shoqëror ne mund të mësojmë shumë... Mbase, edhe
më shumë nga ç’kemi nevojë të mësojmë për
shoqërinë tonë.
*Botuar ne gazeten Mapo, Prill 2016
http://www.mapo.al/2016/04/gjashte-mesime-nga-shullazi-por-qe-nuk-i-hyjne-ne-pune-as-dreqit
*Botuar ne gazeten Mapo, Prill 2016
http://www.mapo.al/2016/04/gjashte-mesime-nga-shullazi-por-qe-nuk-i-hyjne-ne-pune-as-dreqit
Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emrat e mi janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETE E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa me të gjitha mundësitë për ta rikthyer, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët, tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni ndonjë lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij: Whatsapp : +1 424-571-9773 ose email :alaghodaroh@gmail.com
ReplyDeleteKthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. Unë ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.
ReplyDeleteUnë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.
ReplyDeleteBurri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619
Pershendetje jam Etliva nga Shqiperia kam disa deshmi per nje njeri qe me ka ndihmuar Dr usman. Kam hasur në një postim të një zonje dhe ajo po fliste për të në rrjetet sociale. ku lexova se si i ndihmoi njerëzit të kthenin ish-in e tyre, kështu që bisedova me të dhe e pyeta se si mund ta gjeja ish-burrin tim, dhe ajo më dha numrin e mjekut të tij, në mënyrë që të mund të bisedoja me të dhe më pas pasi të bisedoja me të brenda disa minuta i thashë problemin tim dhe ai më kërkoi të merrja artikujt dhe foton dhe emrat e mëparshëm dhe unë e pyeta çmimet e artikujve dhe ai më dërgoi koston dhe pasi i dërgova atij paratë për të bërë gati artikujt dhe ai filloi punon brenda katër deri në pesë ditë le të themi një javë më thirri ish burri im, por unë nuk e zgjodha kështu që ai foli me mua dhe unë u përgjigja dhe filluam të flisnim dhe atij iu vinte keq që donte të kthehej tek unë. histori e gjatë ne filluam të shihemi, dhe patëm një takim dhe kështu kthehemi bashkë si një dhe tani jemi më të dashuruar se kurrë dhe kam këtë Burrë të madh që quhet Dr usman për ta falënderuar për ... .. Mjeku i tij kaq i mrekullueshem dhe ata me i miri ne bote Dr usman JU FALEMINDERIT SHUME zoteri.. Mund ta kontaktoni ne
ReplyDeleteWhatsApp direct: +96879893436 ose, Email: Drusman4006@gmail.com... Dhe më beso, do të dëshmosh më vonë..