Translate this blog

Wednesday, 13 May 2020

Intervista, Shabani: Reforma zgjedhore eshte vaksine per autokracine shqiptare


1- A jeni dakord me zgjatjen e gjendjes se jashtezkonshme deri 23 qershor dhe a eshte e justifikueshme sipas jush? Po i ndiqni zhvillimet politike ne lidhje me masat e marra ndaj pandemise, oraret dhe lejet tek e-albania

Nuk di te them nese gjendja e jashtezakonshme duhet te shtyhet deri ne 23 Qershor, ne 23 Maj apo 23 Dhjetor. Kjo eshte nje pergjigje qe normalisht duhet ta japin ekipet e eksperteve. Fatkeqesisht ekspertet ne kete vend i ka zevendesuar nje njeri i vetem, qe eshte edhe kryeminister, edhe kryemjek, edhe krye-epidemiolog, edhe krye virolog, dhe sigurisht kryepolic.

Wednesday, 11 March 2020

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashetheme lartë e poshtë që njerëzit po vdesin nga gripi. Kryesisht të rinjtë. Mirëpo nuk i beson, sepse mediat dhe autoritetet zyrtare thonë se nuk ka arsye për tu shqetësuar dhe bëhet fjalë për një grip të zakonshëm. Madje qeveria vendos në mbajë një marshim masiv të ushtrisë në qytet, për të fesuar suksesin ushtarak të vendit. Dy ditë më vonë gjërat fillojnë të degradojnë, qeveria fillon të pranojë se situata është serioze dhe merr masa ekstreme. Anullohen aktivitetet masive, mbyllen shkollat, izolohet qyteti dhe bëhet

Saturday, 1 February 2020

Shabani: Po përballemi me kastën që ka bllokuar zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Shqipërisë

Pak ditë më parë kemi intervistuar Endrit Shabanin, aktivistin e Nismës #Thurje, një lëvizje qytetare anti establishment, i cili ka deklaruar: “Synimi ynë është instalimi i nje demokracie pjesëmarrëse, por një gjë e tillë kërkon përballje me një kastë që ka bllokuar zhvillimin ekonomik, social dhe politik te vendit

Intervistoi: Stefania Morreale

Tuesday, 31 December 2019

Prinder, na genjyet!


Kur ishim te vegjel, ne fillim te viteve 1990, ju na thate “meso se pa shkolle do mbetesh gjithe jeten pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klase shkolle, qe promovohet neper librat e shkolles si artisti me i famshem ne Shqiperi. Pame edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekane universitetesh me doktoratura te vjedhura.
Na thate “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjekundi”. Por po shohim deputete qe ende nuk njohin te gjithe germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pame edhe shtepite miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, qe ne nje mije metra katrore, nuk kane nje raft librash.