Translate this blog

Thursday, 4 May 2017

Ta marr moj nëne... apo ta lë fare?

Një këngë e vjetër popullore flet për një vajzë që pasi kish humbur gjithë ditën tek shtëpia e një djali, kthehet në shtëpi dhe pyet të ëmën “Ta marr (për burrë) moj nëne? Ta marr, (apo) mos ta marr?”

Një shekull më parë vajza thjesht nuk do kishte mundësinë ta bënte këtë pyetje, pasi vendimi merrej nga prindërit. Këta të fundit vendosnin t’i martonin fëmijët nisur nga faktorë ekonomik dhe social. Në një familje patriarkale martesa shërbente për të sjellë në shtëpi një krahë pune (nuse), por edhe për të lindur trashëgimtarët e pasurisë.  Në kohëra të tilla jetonin dhëndrat 14-vjeçarë të Çajupit, dhe Marigotë e tyre të bukura dhe (veçanërisht) punëtore.

Monday, 26 September 2016

Rrëfehet një sharlatan: Nuk dijmë asgjë për plehrat

Dua tët rrëfej... Unë jam sharlatan. Po, po, sharlatan, nga ata që kanë informacion të cekët por bëjnë sikur i dijnë të gjitha. Unë protestova kundër importit të plehrave, duke u hequr sikur i kisha të gjitha përgjigjet e pyetjeve të mia. Fajin e kam edhe vetë, sepse ligjin mund ta kisha lexuar me telepati (ose në filxhan),

Friday, 23 September 2016

7 gjëra që Edi Rama nuk na i tha për importin e plehrave:



Edi Rama u na tha sot se ligji i ri nuk lejon ardhjen e mbetjeve të rrezikshme, djegjen e mbetjeve apo depozitimin e tyre. Ai tha se kjo industri do të hapë mijëra vënde pune, dhe se nëse nuk lejohet importi i mbetjeve Shqipëria do mbesë pa riciklim të mbetjeve të veta.

Por ai nuk na tha se:

Thursday, 1 September 2016

Erioni, fiqtë dhe gjethet e fikut

Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga
parafabrikatet e lagjes Ali Demi. Në kat të parë të shkallës sonë ishim dy familje punëtorësh. Një kat më lart kishim një ish funksionar të partisë dhe dy drejtorë në një ministri. Në kat të tretë ministrin e punës, një drejtor shkolle,një mësuese dhe një punonjëse e Bibliotekës kombëtare. Në kat të katërt dy inxhinierë dhe një anëtare e akademisë së shkencave. Në kat të pestë një artiste e TOB-it, një diplomat dhe një biznesmen i angazhuar me transport ndërkombëtar mallrash. Në kat të gjashtë sërish dy familje punëtorësh. Të gjitha shtresat sociale në një shkallë të vetme.