Translate this blog

Monday, 16 September 2019

Pyetje te shpeshta

  • Kush t’i ka paguar studimet ne Oxford?
  • A ke punuar tek organizata amerikane Open Society (Soros)?
  • Cfare lidhje ke me Ambasaden Amerikane?
  • Cfare pune beje tek Transparency International dhe tek Open Society?
  • A ke qene ndonje here pjese e PD, PS, LSI apo FRPD, FRESSH, LRI?
  • A ke qene pjese e Partise Aleanca Kuqezi?
  • A ke qene pjese e Mjaftit?

Nese ke ardhur tek kjo faqe do te thote qe ke treguar interes per te shkuaren time.
Me ler te te them se une kam jetuar gjithmone ne nje menyre te tille qe te mos kem turp ta tregoj historine time. Per ta arritur kete jam udhehequr nga parimi qe ne jete bej gabime, por jo faje.
Thelbi i kesaj eshte qe une me vetedije kam zgjedhur te dal nga siguria e zones se rehatise dhe te marr hapa te pasakte dhe jo te perpikte, cka me sjell shpesh kosto personale. Pra gaboj, por mesoj nga gabimet dhe permiresohem.

Ndersa faji do te thote qe me vetedije te ndermarresh nje hap, pasojat e te cilit do i paguaje dikush tjeter, dhe ti pavaresisht se e di kete, vepron gjithesesi, sepse keshtu te intereson me shume.

Keto te dytat nuk i bej, keshtuqe jam mese i hapur per te diskutuar ne cdo kohe per gjerat qe kam bere ne te shkuaren. Megjithese, po te ishte ne doren time, do preferoja me shume te flisja per te ardhmen. 


Kush t’i ka paguar studimet ne Oxford?

Studimet Master

Ne Universitetin e Oxfordit kam aplikuar per here te pare ne Janar te vitit 2013. Dy muaj me vone u ftova ne nje interviste dhe me pas me erdhi letra e pranimit ne programin Master Shkencor ne Edukim, me fokus ne politikat arsimore.

Me letren e pranimit nga universiteti, ne date 23 Mars 2013 aplikova ne Ministrine e Arsimit te Shqiperise per Fondin e Ekselences. Kjo burse ka dy kritere: a) universiteti ku je pranuar duhet te jete renditur ne 50 universitetet me te mira ne bote b) mesatarja e notave te studentit duhet te jete mbi 9.

Megjithese i plotesoja kerkesat (Oxfordi eshte i renditur si universiteti i pare ne bote, dhe mesatarja e notave te mia ishte 10) komisioni i Ministrise se Arsimit te Shqiperise nuk me mori ne konsiderate. Nderkohe qe po ate vit, ashtu si dhe ne vitet e tjera, kjo burse iu akordua femijeve te disa politikaneve dhe gazetareve te njohur.

Ne kete kohe, aplikova per nje burse qe ne ate kohe jepej nga Fondacioni Shoqeria e Hapur. Mes qindra aplikanteve te tjere, nje panel i perbere nga 5 shqiptare, prej te cileve mbaj mend Blendi Kajsiun, me ftoi ne interviste mua dhe disa te tjere, dhe ne fund u perzgjodha une dhe dy studente te tjere. Te treve na u akordua nje burse qe mbulonte shpenzimet e jeteses ne Oxford per nje vit, me nje total prej 11’000 GBP. Gjysma tjeter e burses mbulohej nga Universiteti i Oxfordit, dhe perfshiheshin te gjitha tarifat universitare.

Gjate studimeve Master kam fituar edhe Bursen e Dekanit (Dean’s scholarship) nga Kolegji Pembroke ne Oxford.

Ne vitin 2014, menjehere pas perfundimit te Masterit, u pranova ne Universitetin e Oxfordit per te kryer studimet e doktoratures. Ne kete kohe nje prej kolegjeve te Oxfordit (Kellogg) me ofroi bursen e kolegjit per tre vjet, ne shumen 10’000 GBP.

Per te mbuluar shpenzimet e tjera, me date 20 Gusht 2014 aplikova serish tek Ministria e Arsimit per Fondin e Ekselences. Por edhe kete here komisioni i ministrise nuk e mori ne konsiderate kandidaturen time. Sigurisht ne te njejtin vit, kjo burse iu akordua te dy femijeve (?!) te nje deputeti. Sic duket perqendrimi i ekselences ne kete familje ishte i nje probabiliteti teper te rralle.

Ne keto kushte, duke qene se bursa qe kisha marre nga kolegji Kellogg, ne Oxford mbulonte vetem nje pjese te kostove te studimit, dhe familja ime nuk kishte mundesi te me mbeshteste per pjesen tjeter te shpenzimeve, mu desh ta refuzoja oferten e universitetit dhe te rikthehesha ne Shqiperi.  

Studimet e Doktoratures

Nje vit me pas, ne vitin 2015 u pranova serish ne Universitetin e Oxfordit per te kryer studimet e doktoratures ne Shkenca Politike, ne Departamentin e Politikes dhe Marredhenieve Nderkombetare.
Ne 31 Mars 2015 kam fituar bursen Clarendon, e cila eshte nje prej bursave me prestigjoze ne bote dhe e vetmja burse e plote qe jepet nga Universiteti i Oxfordit. Vecantia e kesaj burse eshte se per te nuk ka proces aplikimi, por cdo student qe pranohet ne Oxford eshte automatikisht nje kandidat potencial. Kjo burse me eshte dhene per 4 vite te njepasnjeshme nga viti 2015 deri ne 2019, dhe ka patur nje total prej 120’000 GBP.

Gjate ketyre viteve, pervec burses Claredon kam perfituar edhe disa bursa te tjera nga kolegji St Antony’s, ku mund te permend bursen STAR dhe Bursen e Dekanit te Kolegjit (Warden’s Scholarship), e cila me eshte me eshte dhene per tre vite rradhazi nga viti 2015 deri ne vitin 2018, dhe ka patur nje total prej 30’000 GBP.

Gjithashtu kam perfituar edhe bursa nga Departamenti i Politikes i Universitetit te Oxfordit, ku mund te permend bursen OxPo, e cila eshte nje burse shkembimi ku cdo vit nje student dhe nje pedagog i universitetit te Oxfordit shkon per shkembin akademik ne Shkollen e Larte SciencesPo ne Paris. Ne kuader te kesaj burse kam qendruar ne Qendren per Kerkime Nderkombetare (CERI) te Sciences Po, ne Paris, dhe vitin pasues po ne Sciences Po, por ne Qendren per Sociologjine e Organizatave (CSO). 

Cfare lidhjeje ke me Ambasaden Amerikane?

Ne SHBA kam qene dy here per arsye zyrtare dhe nje here per arsye private. Heren e pare kam qene ne vitin 2005 ku kam shkuar me ftese te UNDP dhe kam marre pjese ne Samitin Global te Liderave Rinore te mbajtur ne OKB, New York.

Heren e dyte kam shkuar ne vitin 2010 si pjese programit te Lidershipit te Departamentit Amerikan te Shtetit, i cili perfshinte vizita zyrtare ne disa shtete te SHBA-ve

A ke punuar tek organizata amerikane Open Society (Soros)?

Pergjigja e shkurter: Po, per disa muaj.

Ashtu si shume shqiptare te tjere, une vij nga nje familje punetoresh, qe nuk ka pasuri te trasheguar, apo pasuri te fituar “lehte”. Keshtuqe me eshte dashur te punoj gjithmone, qe nga koha kur kam qene student.

Duke dashur te jem i lire te them mendimet e mia, por edhe te ndihem i vleresuar ne punen time,  kam zgjedhur qe te mos punoj ne administraten shteterore (ku shpesh punesimi behet permes lidhjeve partiake), dhe as te punoj per ata tre-kater oligarke qe kontrollojne ekonomine e vendit.

Keshtuqe, gjate dhjete viteve te fundit kam jetuar me punen time si pedagog dhe si konsulent per organizatat nderkombetare.

Si pedagog kam punuar ne Shqiperi, Angli dhe France. Ne Shqiperi kam punuar tek Universiteti i Tiranes, Universiteti Europian i Tiranes dhe Universiteti Luarasi. Ne Angli kam punuar ne Universitetin e Oxfordit dhe ne Cambridge. Ne France kam punuar ne Universitetin SciencesPo.

Si konsulent kam punuar per disa organizata nderkombetare perfshi Keshillin e Evropes, fondacionin gjerman Friedrich Ebert, si dhe disa agjensi te Kombeve te Bashkuara, si UNFPA, UNICEF apo UN Women. Gjithashtua kam punuar edhe per organizaten gjermane Transparency International dhe fondacionin amerikan Open Society.

 Cfare pune beje tek Transparency International dhe Open Society ?

Gjate kohes qe isha student i drejtesise kam punuar per degen e organizates Transparency International ne Tirane. Tek kjo organizate kam punuar si menaxher projekti dhe si jurist per Zyren e Keshillimit Ligjor. 

Kur punoja ne kete organizate jam njohur me Kreshnik Spahiun, me te cilin kam bashkepunuar per pak muaj, pasi ai drejtonte organizaten deri ne momentin qe u emerua ne Keshillin e Larte te Drejtesise, dhe drejtimin e zyres e mori Lutfi Dervishi, me te cilin e kam vazhduar bashkepunimin per nje kohe te gjate. 

Kur u ktheva nga studimet Master, per nje periudhe disa mujore kam punuar si menaxher projektesh tek Fondacioni Open Society ne Tirane. Kjo pune konsistonte pak a shume ne monitorimin e zbatimit te projekteve dhe menyres se shpenzimit te fondit qe organizatat e shoqerise civile kishin marre. Nder projektet qe kam mbuluar ne kete kuader ka qene ndihma per disa Streheza te ngritura per viktimat e dhunes se familje; nje projekt per te drejtat e pacienteve, si dhe nje projekt qe ofronte ndihme per grate e veriut, te cilat mblidhnin dhe tregtonin sherebele. Projekte te tjera qe vlejne te permenden kane qene nje projekt per te luftuar kulturen e pandeshkueshmerise se politikaneve dhe zyrtareve te larte; nje projekt per ngritjen e klinikave ligjore qe ofrojne ndihme juridike per grupet e disavantazhuara ne shoqerise; si dhe nje projekt qe synonte qe aktoret e shoqerise civile  te bashkepunonin dhe koordinoheshin me njeri- tjetrin, ne menyre qe te rrisnin peshen e shoqerise civile vendase vis-à-vis raporteve te OSBE-ODHIR.

A ke qene ndonje here pjese e PD, PS, LSI apo FRPD, FRESSH, LRI?

Jo. Ne asnje moment gjate jetes sime nuk kam marre pjese ne ndonje partie politike, apo ndonje forumi rinor te ndonje partie politike.

Ne vitin 2005 kam votuar per Partine Demokratike, pasi besoja qe Sali Berisha do te luftonte korrupsionin. Ne vitin 2013 kam votuar per Partine Socialiste, pasi besoja se Edi Rama do rimekembte ekonomine e vendit. Qe prej asaj kohe nuk kam votuar me, pasi nuk besoj qe me sistemin aktual ndryshimi i emrave do te sillte ndryshimet e nevojshme per vendin.
Ah po, Levizjen Socialiste per Integrim nuk e kam votuar asnjehere pasi me eshte dukur personifikimi i korrupsionit politik ne Shqiperi.

A ke qene pjese e Partise Aleanca Kuqezi?

Pergjigja e shkurter eshte: Jo, nuk kam qene asnje dite pjese e partise Aleanca Kuqezi.

Ne vitin 2011 qeveria po pergatitej te bente regjistrimin e popullsise mbi baza te etnise dhe te fese. Pervec kesaj, projektligji perkates, permbante nje nen ku thuhej se te dhenat e mbledhura nga ky regjistrim do i mbivendoseshin regjistrit te gjendjes civile. Kjo e fundit do hapte rruge per manipulime te medha ne dokumentet zyrtare te shtetit, pasi regjistrimi bazohet mbi vetedeklarim. Mirepo nese dikush do te vetedeklaronte nje moshe apo te dhena te tjera te rreme, ato do te mbivendoseshin ne regjistrin e gjendjes civile dhe prej aty do kalonin ne pasaporte dhe certifikata, duke e futur vendin ne nje kolaps juridik.

Ne keto kushte nje grup i madh intelektualesh dhe personalitetesh te tjera te shoqerise u angazhuan per te kerkuar ndryshimin e ketij ligji. Sabri Godo, Uran Butka, Myslym Pashaj, Lorik Canaj, Princ Leka, Kreshnik Spahiu, Pellumb Xhufi, Aleksander Cipa, Dritan Hila e shume te tjere u angazhuan ne diskutime dhe takime publike per ta kundershtuar kete regjistrim dhe per te kerkuar ndryshimin e ligjit perkates. Ne keto takime u diskutua dhe u ra dakord qe te benim dicka konkrete. Keshtuqe nje pjese e aktoreve te perfshire u angazhuan te pergatisnin nje nisme ligjore qe do t’i dergohej parlamentit pasi te merrte mbeshtetjen e publikut. Per te menaxhuar kete proces u krijua nje grupim ombrelle e 98 organizatave, i cili u quajt Aleanca Kuqezi.

Si pedagog i ri, si atdhetar, dhe si aktivist i shoqerise civile une u perfshiva ne kete grupim organizatash, duke luajtur nje rol aktiv neper debatet televizive apo ne aktivitetet publike. Presioni yne publik e detyroi maxhorancen qe te pergatiste nje ligj te ri per censusin, ku kishin pranuar vetem gjysmen e kerkesave tona, por duke lene si pyetje jo te detyrueshme pyetjen per etnine dhe per fene.

Pasi dorezuam nismen ligjore ne Parlament une gjykova qe misioni yne u permbush dhe vendosa qe t’i rikthehesha angazhimit tim si pedagog i te drejtes administrative. Ashtu si une u larguan edhe nje pjese e madhe e personave te permendur me siper. Ndersa nje pjese tjeter vendosen qe do te ishte me e nevojshme per vendin qe kjo energji qe ishte mbledhur te kthehej ne nje parti politike, dhe keshtu themeluan partine Aleanca Kuqezi, duke perfituar nga imazhi publik qe ishte krijuar deri ne ate moment.

Ne kushtet e ekzistences se nje organizate Aleanca Kuqezi dhe nje partie Aleanca Kuqezi, ka shpesh konfuzion, por per hir te se vertetes une nuk u bera asnjehere anetar i kesaj partie.  

A ke qene pjese e Mjaftit?

Jo. Nuk kam qene asnjehere pjese e Organizates Mjaft. Ne fakt gjate kohes kur kjo organizate ishte aktive, une kam qene kryetar i Parlamentit Rinor, dhe ne jo pak raste kemi patur debate publike mes dy organizatave. Kaq intensive ka qene debatet mes dy organizatave, sa per te konkuruar gazeten tone, e cila quhej “Foris”, ata nxoren nje gazete qe e quajten “Forus” 😊

Parlamenti Rinor ishte nje forum rinor i financuar prej UNICEF dhe i menaxhuar nga Keshilli Rinor Shqiptar, te cilen e drejtonte Altin Goxhaj, me te cilin kam bashkepunuar gjate atyre viteve.

4 comments:

  1. Kur permend ,

    " Kur punoja ne kete organizate jam njohur me Kreshnik Spahiun "

    Ndizen sistemet e alarmit , sepse Zoti Spahiu e nisi me Shqiponjen Kuq e Zi dhe perfundoi tek çadra e lirise ne Bulevard , me Lulin e Salen per dore.
    Prandaj dhe u harrua shume shpejt dhe as nuk e ka me njeri ne objktiv.
    Te lutem mos u josh nga ofertat e pushtetit !!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Politika nuk eshte semundje ngjitese, por vullnet personal. Prandaj une mendoj qe cdo njeri mban pergjegjesite e veta per vendimet qe merr. Une mendoj qe deri tani kam marre vendimet e duhura dhe kam treguar qe as nuk tundohem nga pushteti dhe as nuk joshem nga parate. Nuk shoh arsye perse do te jete ndryshe ne te ardhmen.

      Delete
  2. Po tek projekti per copetimin,rrenimin dhe falimentimin e Shqiperise ne ne fondacionin Soros ke punuar��

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo, aty ka punuar Nano, Rama,Meta, Veliaj, Berisha, Basha, ne bashkepunim me Zamirin, Vilmen, Cetin dhe te tjeret.

      Une jam nga ata qe ndertoj dhe deri me sot vetem i kam dhene kesaj shoqerie. Keshtuqe ke ngaterruar adrese.

      Delete