Isha rreth 6 vjeç dhe - mbas 5
dekadash spektakël popullor me kuti votimi - Shqipëria po mbante për herë të
parë zgjedhje të lira. Atë mbasdite me
tu kthyer babai nga puna, u pispillosëm mirë e mire dhe u nisëm për një ngjarje
të rëndësishme që zhvillohej 500 metra larg shtëpisë. Me të mbërritur tek qendra
e votimit, që praktikisht ishte shkolla e lagjes, pritëm gati një orë në një
rradhë të egër që ngjante shumë me rradhat e qumështit të asaj kohe.