Translate this blog

Saturday 6 April 2019

Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur

Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët. Po ta monetizonim pasurinë natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.

Dhe të mendosh që pasuria natyrore zë vetëm 24% të pasurisë kombëtare. Shqipëria ka dalje në dy dete, ka 300 km vijë bregdetare, ishuj, tokë pjellore dhe klimë mesdhetare. Kemi rezervën ujore më të madhe në Evropë dhe kemi 300 ditë me diell, të cilat në kohën e energjisë së rinovueshme janë një pasuri e jashtëzakonshme. Kemi gjithsahtu një nga popullsitë më të reja në Evropë, dhe një shoqëri me një ambicje të jashtëzakonshme për edukim avancim profesional. Për këtë mjafton të shohësh trendin emigrator dhe përqindjen e studentëve që shkojnë për të studiuar në shkollat më të mira në botë.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë. Rrogat në Shqipëri janë më të ultat në rajon, duke mbetur pas edhe fqinjve si Maqedonia, që kanë një rrogë mesatare dy herë më të lartë se ne.

Dhe (jo pa mllef) lind pyetja: « po si ka mun’si mo ‘lla »?

Bindja ime është se ne jemi të varfër për shkak të politikanëve të korruptuar që na kanë qeverisur, por edhe prej politikave të gabuara që janë ndjekur. Një prej tyre është privatizimi i pasurisë publike dhe lënia e saj nën administrimin e privatëve.

Megjithëse privatizimi i pronës publike mori hov në fillim të viteve 2000, kjo politikë filloi të ndiqej menjëherë pas rënies së diktaturës moniste, ku ndërmarrjet shtetërore, uzinat dhe fabrikat u shkatërruan fillimisht dhe më pas u privatizuan për një « copë bukë ».

Në Shqipëri debati publik i asaj kohe u thjeshtua në dogmën « shtet keq, privat mirë ». Ndërsa në vendet e tjera të ish bllokut Lindor, privatizimi u legjitimua pak a shumë me argumentet e mëposhtme : 
1. Shteti është i korruptuar dhe administratorët shtetërorë janë të paaftë. Prandaj, pasuria publike po u la në dorë të shtetit do keqadministrohet dhe në vend që të nxjerrë fitim, do kthehet në barrë për buxhetin e shtetit.

2. Shteti është i varfër dhe nuk ka mundësi që të bëjë investimet e nevojshme për të rritur rentabilitetin e këtyre ndërmarrjeve. Ndërsa privati ka mundësi që të investojë.

3. Privatët përmes administrimit më efektiv të pasurisë publik i sjellin më shumë para buxhetit të shtetit (me taksa e tatime), dhe ndihmojnë shoqërinë, përmes punësimeve dhe investimeve në komunitet. 

4. Shteti, duke u lehtësuar nga administrimi, por edhe duke mos qënë palë në treg, ka mundësi që të kontrollojë tregun duke luajtur rolin e arbitrit. Kështu, shteti do i ketë duart e lira të sigurojë që kompanitë private nuk i sjellin dëme shoqërisë.

Le t’i testojmë një e nga një këto katër pretendime :

Për i përket argumentit të parë, nuk ka dyshim që shteti shqiptar është i korruptuar. Në hartën e Transparency International Shqipëria është me ngjyrë të kuqe, duke u renditur mes vëndeve më të korruptuara në botë (vendi 99). E megjithatë privatizimi nuk e zgjidh këtë problem, pasi një shtet i korruptuar edhe privatizimin e bën të korruptuar, duke dëmtuar interesin publik. Një shembull ilustrues i kësaj mund të jetë privatizimi i rafinerisë së përpunimit të naftës, e cila u shit për 110 milion $, ndërkohë që vetëm rezerva nafte në depozitë kishte rreth 90 milion $.

Për më tepër, privatizimi nuk lejon ndëshkimin e politikanëve të korruptuar. Kur qeveria është e paaftë për të menaxhuar pronën publike, dhe administratorët shtetëror janë të korruptuar, kjo qeveri duhet të paguajë pasojat duke humbur zgjedhjet, ndërsa nëpunësit e korruptuar duke shkuar në burg. Në këtë rast, pasuria e vjedhur konfiskohet dhe i rikthehet publikut. Ndërsa kur këta administratorë të paaftë dhe të korruptuar transferojnë pasurinë nga publiku tek privati, ata shpërblehen përmes korrupsionit. Jo vetëm kaq, por tashmë shteti angazhohet për të mbrojtur pronën e tyre « private », që deri dje na përkiste të gjithëve.

Argumenti i dytë, se shteti nuk ka para për të bërë investime bëhet qesharak, kur shikon se  kush i ka privatizuar këto pasuri. Në fakt, shteti ka gjithmonë më shumë mundësi të investojë se sa privatët. E para, sepse për shkak të ekonomisë së shkallës, shteti, duke patur monopolin, ka kosto më të ulta fikse, se sa dhjetra kompani që konkurojnë me njëra tjetrën. E dyta, shteti, duke qënë i përjetshëm, mund t’ia lejojë vetes të bëjë investime që e kanë rikthimin afatgjatë. Ndërsa privatit i duhet të mbijetojë në treg dhe të jetë sa më fleksibël duke iu përshtatur nevojave të momentit, prandaj e ka të vështirë të bëjë investime që e kanë rikthimin disa dekada më vonë. E treta, shteti, duke patur garanci më të mëdha ripagimi, jo vetëm që e ka më të lehtë për të marrë kredi se sa një privat, por përfiton edhe norma interesi shumë më të ulta.  

Për këtë mos më beso mua, por shiko se çfarë ka ndodhur me privatizimin e minierave të kromit. Prej disa vitesh janë dhënë dhjetra liçenca shfrytëzimi të galerive nëpër miniera, duke e bërë proçesin shumë më pak rentabël seç ka qënë edhe para viteve ‘90. Këto kompani, për shkak të vështirësisë për të marrë kredi, kostove të mëdha fikse, dhe interesit afatshkurtër për CASH, nuk kanë bërë pothuajse asnjë investim thelbësor. Në momentin që flasim, nëpër minierat e kromit ende shfrytëzohen investimet dhe zbulimet e bëra në vitet ’80 nga regjimi i shkuar. Prej dekadash nuk janë eksploruar burime të reja dhe ende punohet mbi hartat e dikurshme. Ndërkohë që mungesa e investimit për furra pjekjeje ka bërë që shumë prej tyre në vend që ferrokromit, i cili është më i kërkuar në treg dhe ka një çmim shumë më të lartë, arrijnë të eksportojnë vetëm krom të papërpunuar.

Argumenti i tretë, që kompanitë private duke qënë më efiçente kanë mundësi t’i sjellin përfitime shoqërisë ngjan më shumë me premtimet elektorale se sa me realitetin. E vërteta është se edhe nëse këta privatë janë më efiçent, janë për veten e tyre dhe jo për publikun. Në vende me korrupsion të lartë si Shqipëria, ato fshehin fitimin përmes një mijë e një manikacioneve, si rritja artificialisht e shpenzimeve apo regjistrimit nëpër streha fiskale jashtë vendit. Po të shohësh bilancet financiare të këtyre kampionëve tanë, do shohësh se në mos të gjithë, pjesa më e madhe e tyre, deklarojnë se punojnë për pasion, se fitime nuk nxjerrin. Duke të bërë të dyshosh nëse janë vërtet të paaftë apo të korruptuar, por që nuk të lënë pikë dyshimi se për publikun nuk janë hiç më mirë se sa shteti.  

Shembulli më ilustruesi kësaj është privatizimi i rafinerisë së naftës, e cila përpara privatizimit deklaronte deri në 16 milion $ fitime. Pra derdhte në buxhetin e shtetit 16 million $ në vit. Po pas privatizimit ? Sigurisht, ka rreth 300 million $ detyrime të papaguara ndaj shtetit dhe 400 million $ borxhe ndaj bankave dhe privatëve. Ndërsa punëtorët, janë me ndihmë ekonomike sepse u bë kohë që janë hedhur në rrugë.

Argumenti i katërt mbi fuqizimin e shtetit si regullator në treg, duke kontrolluar privatin, është gjithashtu një fiasko. E vërteta është se privatizimi i pasurisë publike e dobëson edhe më tepër shtetin duke ia kufizuar mundësinë kontrolluese të tregut. Për këtë do mjaftonte të ndjekësh kronikën e zezë në zonat ku ka miniera për të parë se si sapo kaloi administrimi në duart e privatëve, u përfshinë në to grupet kriminale, dhe tashmë jo tatimorët por as policia nuk i kontrollon dot më. Por le ta lëmë mënjanë këtë për një moment dhe më lër të të jap dy shembuj:

E para, aq e vështirë ka qënë për shtetin që të tatonte fitimet e konçesionarëve, sa u detyrua të kthehej tek strategjia e rentës minerare, që përdorej qindra vite më parë kur shteti nuk kishte as fuqi dhe as nerva të kontrollonte tregun. Pra shteti në vend që të tatojë vetëm fitimin e këtyre koncesionarëve, iu thotë « më jepni mua një të dhjetën e naftës apo kromit që nxirrni nga toka, dhe pastaj n’daç fitoni n’daç jo ». Gjë që, nëse ata vërtet do ishin duke punuar pa fitim, do i kishte çuar në faliment, por që nuk ka ndodhur sepse ata i ruan Zoti.

Shembulli i dytë është ansambli i vajtimit publik që jep shfaqje të herë pas hershmë në Elbasan. Të këputet shpirti kur i shikon me kryetar bashkie, me deputetë zone, me ministra dhe inspektoriate që i luten privatit të mos ndosë ajrin se po vret qytetarët. Mirëpo privati nuk dëgjon nga ai vesh, sepse i bie më lirë të blejë një politikan se sa një filtër ajri.


« Mirë mo, mirë, po çfarë do bëjmë ? » është përgjigja e  zakonshme që marr kur diskutoj për këto tema

Nga sa parashtrova më sipër, vjen natyrshëm përgjigja se zgjidhja është t’ia rikthejmë pasurinë e përbashkët publikut. Burimet natyrore të Shqipërisë janë pronë e çdo shqiptari dhe duhet të mbeten pronë e çdo shqiptari. Prandaj si fillim kontratat konçesionare të bëra si pasojë e korrupsionit apo që nuk kanë bërë investimet e parashikuara duhet të anullohen dhe pasuritë natyrore të rikthehen nën administrimin e shtetit.

Së dyti, duhet krijuar një fond shtetëror prej administrimit të pasurisë natyrore, duke ndjekur modelin e Norvegjisë, e cila me të ardhurat e naftës ka krijuar fondin më të madh shtetëror në botë. Eshtë me rëndësi që publiku ta ndjejë në mënyrë direkte fitimin nga shfrytëzimi i pasurisë së përbashkët, prandaj në fund të vitit dividenti i këtij fondi duhet të shpërndahet për çdo shqiptar.

Është gjithashtu e rëndësishme, që punëtorët e këtyre sektorëve dhe banorët e zonave përreth të përfitojnë direkt nga shfrytëzimi i pasurisë natyrore. Është e tmerrshme që në zonat më të pasura në Shqipëri jetojnë familjet më të varfra në vend. Fatkeqësisht, deri më sot përgjegjësia sociale e konçesionarëve ka qënë pothuajse zero, duke mos ndërtuar as edhe një rrugë, kopsht apo shkollë për banorët përreth. Sikur mos mjaftonte kjo, madje i kanë shembur edhe shtëpitë apo shfrytëzuar fëmijët për puë të rënda fizike.

E nëse ende të kall datën idea që pasuritë natyrore të menaxhohen nga shteti, më lër të të kujtoj se privatizimet na kanë sjellë një kosto shumë të madhe sociale, duke nisur që nga rritja e pabarazisë, e cila sipas Forumit Ekonomik Botëror është gjithmonë e në rritje në Shqipëri. Është e papranueshme që 3 % e popullsisë kanë të depozituara në banka më tepër para se 97% tjetër.

E sikur kjo të mos mjaftonte, politika të tilla nuk kanë sjellë as zhvillim eknomik. Është e tmerrshme që 30 vjet më vonë të jemi më keq seç ishim kur ishim vërtet keq. Teksa minisitri i ekonomisë mburrej pak muaj më parë se Shqipëria ka një rritje ekonomike 4.2 %, në vitin ’89, vetëm një vit përpara rënies së diktaturës, kur shqiptarët nuk kishin bukë të hanin, e zgjoheshin në 5 të mëngjesit për të shkuar në rradhën e qumështit, rritja ekonomike ishte 10%. Mesa duket, në këto vite nuk kemi humbur vetëm naftën dhe kromin, por edhe paratë, të cilat kushedi se në ç’llogari bankare të Panamasë prehen, dhe në ç’bodrum të resorteve kodrinore kalben.   

Para se ta mbyll, më ler të të tregoj si do ishte menaxhimi i këtyre burimeve nga një shtet i drejtuar prej njerëzve të ndershëm dhe të aftë,  duke të dhënë vetëm tre shifra:

E para, në Shqipëri nxirret deri në 1.4 milion ton naftë në vit, ndërkohë që nevojat e tregut tonë janë 500 mijë ton. Pra, nëse do e menaxhonte shteti, me kapacitetin përpunues që kemi, dhe cilësinë e naftës që nxjerrim, do kishim mundësi të mbulonim nevojat e tregut tonë, pa qënë nevoja për të importuar naftë nga jashtë.

E dyta, minierat shqiptare nxjerrin rreth 100 mijë ton krom çdo vit, për të cilin, nëse do ishin menaxhuar nga shteti duke bërë investimet e duhura, do  kishim futur në buxhetin e shtetit 60 million $.

E treta, vetëm në dekadën e fundit privatët kanë nxjerrë rreth 9 million ton naftë nga rezervat tona nëntokësore. Nëse kjo do të ishte menaxhuar nga shteti, do kishim të paktën 600 milion $ më shumë në buxhetin e shtetit. Për t’i vënë këto 660 million $ në perspektivë, po të kujtoj se i gjithë fondi për ndihmën ekonomike është 26 herë më i vogël (25 million $).

Me fjalë të tjera, vetëm nga fitimet e kromit dhe naftës ne do kishim garantuar se 26 vitet e fundit (ose të ardhshme) në Shqipëri nuk do kishte më asnjë fëmijë të varfër. Por në fakt çfarë kemi bërë? Thjesht kemi shtuar palat në barkun e dhjamur të disa oligarkëve.

Botuar ne gazeten LIBERALE me date 06/04/2019 
https://liberale.al/shqiptaret-nuk-jane-te-varfer-por-te-vjedhur/

8 comments:

  1. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emrat e mi janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETE E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa me të gjitha mundësitë për ta rikthyer, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët,  tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni ndonjë lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij:
    Whatsapp:+1 424-571-9773
    email:alaghodaroh@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje në kontaktin e saj ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  5. Unë kurrë nuk do të ndalem së ndari këtë dëshmi sepse tani jam një grua plotësisht e lumtur, kam pasur dhimbje për mbi 8 vjet martesë kur nuk munda të mbetesha shtatzënë për burrin tim, pastaj fillova të jem i dëshpëruar për shkak të presionit nga nëna ime. ligj, dhe nje shoqja ime me drejtoi tek Dr. dawn acuna e cila e ndihmoi, une i shpjegova gjithcka Dr. Dawn acuna ne Whatsapp dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte, me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka ne menyre perfekte, letren 3 javore ajo me kerkoi te shkoj ne spital per analiza per habi, doktori me tha jam 1 jave shtatzene, por per momentin kam bebin tim te bukur, ajo ndihmoi edhe 3 shoqen time, e gjitha fal Dr dawn acuna, kontakto ne whatsapp nese ke çdo vështirësi ju siguroj një rezultat perfekt,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të tërheqni një dashnor të ri.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të qëndroni gjatë në shtrat.
    *Nëse dëshironi të zmadhoni madhësinë e karit tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.dhe etj.
    Kontaktoni Whatsapp-in e saj: ( +2348032246310)
    Email (dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  6. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  7. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  8. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete