Translate this blog

Saturday 30 March 2019

Si të blejmë një deputet?

Për një moment imagjino sikur je një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, dhe qëllimin kryesor në jetë e ke të maksimizosh fitimin. Për çfarë arsye do të dhuroje para në fushatën zgjedhore? Akoma më tepër, për çfarë arsye do dhuroje para në mënyrë anonime, duke mos i deklaruar si shpenzime për tatimet, dhe duke u deklaruar në listën zyrtare të dhuruesve? Nëse je aq naiv sa te mos kesh një përgjigje, më lër të të jap unë një ide: sepse ke në plan të kesh një derë të hapur tek ai që do vijë në pushtet. E thënë ndryshe, do të kesh akses në qeverisje.

Friday 22 March 2019

Takim me "diktatorin"

Ishte një mbasdite normale e vitit 2003. Unë, ende një adoleshent, po sorollasja librin e fizikës nga njëri cep i dhomës në tjetrin, duke nxjerrë njëmijë justifikime për të mos bërë detyrat e shtëpisë. Në këtë moment më vjen një mesazh në celular: “Jam Edi Rama. Kur do takohemi?”. 

Saturday 16 March 2019

Populizmi, si vaksinë ndaj populizmit

Image result for together people
Ka një shqetësim eminent sot në botën perëndimore. Populistët po vijnë në pushtet ngado që të hedhësh sytë. Shpesh duke zbritur nga pushteti parti me traditë shekullore, e shpesh duke u ngritur nga dheu. Ndërkohë që populizmi ka ardhur dhe shkuar në valë të ndryshme gjatë historisë, një studim i fundit i gazetës the Guardian ka arritur në përfundimin se gjatë dy dekadave të fundit liderët populistë në botë janë dyfishuar në numër.