Translate this blog

Wednesday 11 March 2020

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashetheme lartë e poshtë që njerëzit po vdesin nga gripi. Kryesisht të rinjtë. Mirëpo nuk i beson, sepse mediat dhe autoritetet zyrtare thonë se nuk ka arsye për tu shqetësuar dhe bëhet fjalë për një grip të zakonshëm. Madje qeveria vendos në mbajë një marshim masiv të ushtrisë në qytet, për të fesuar suksesin ushtarak të vendit. Dy ditë më vonë gjërat fillojnë të degradojnë, qeveria fillon të pranojë se situata është serioze dhe merr masa ekstreme. Anullohen aktivitetet masive, mbyllen shkollat, izolohet qyteti dhe bëhet