Translate this blog

Sunday 2 July 2017

Unë nuk votova dhe sot kam një pishman …

Isha rreth 6 vjeç dhe - mbas 5 dekadash spektakël popullor me kuti votimi - Shqipëria po mbante për herë të parë zgjedhje të lira. Atë mbasdite  me tu kthyer babai nga puna, u pispillosëm mirë e mire dhe u nisëm për një ngjarje të rëndësishme që zhvillohej 500 metra larg shtëpisë. Me të mbërritur tek qendra e votimit, që praktikisht ishte shkolla e lagjes, pritëm gati një orë në një rradhë të egër që ngjante shumë me rradhat e qumështit të asaj kohe.