Translate this blog

Wednesday 21 June 2017

OKAZION! Shes votën me çmim të arsyeshëm…

Psikologët prej disa dekadash kanë zbuluar që njeriu e përjeton me dhimbje shfazimin mendor midis asaj që thotë dhe asaj që bën. Mirëpo shqiptari është kalitur 50 vite me mendime të dyfishta Oruelliane, dhe nuk ka hiç dert që tjetër gjë të thotë në publik, tjetër gjë të fsheh në tru, dhe tjetër të bëjë larg syve të tjetrit.
Pjesë e këtij shfazimi janë edhe këto fushatat e fundit publike ku me kuç e me maç më dalin në TV e më thonë që të mos e shes votën.
I shikoj kur më flasin me një solemnitet të denjë për 10 urdhëresat e Perëndisë dhe desh e theva ekranin e televizorit. E meqë televizori mbylli sytë pasi kishte dëgjuar shumë, nuk më mbeti tjetër por të ulem dhe t’ua qëndis një më një, se mbase edhe më kuptojnë.
Si fillim, ata mund të kenë më shumë fantazi se unë, por dua tu them se unë nuk I dalloj dot më partitë nga njëra tjetra. Nga programi ideologjik, jo. Nga demokracia e brendshme, jo. Nga babëzia për të vjedhur, jo e jo. Votova Berishën se më kishte ardhur në majë të hundës me Nanon, por këta dolën përqafe me njëri tjetrin dhe më thanë që ‘çfarë thuhet në fushatë, mbetet në fushatë’. Votova për Ramën që t’ja hiqja bllokun Metës, por këta më erdhën në pushtet prej krahu. U bëra gati të votoja Bashën që të sillte ‘Republikën e re fringo’, por ai u ul dhe e arnoi atë me Ramën. Tani Metën e kam president, Nanon në stol rezervë, Rama në timon me Bashën tek pedali I gazit. Kështuqë tani I shoh surratet e këtyre që I quajnë ‘klasë politike’ dhe më duket sikur jam tek ‘Ferma e kafshëve’ ku nuk arrin të dallosh kush është derr e kush njeri.
E meqë vota ime nuk ka ndonjë vlerë ideologjike, identitare apo emocionale, thashë ta përdor atë strategjikisht. Kështuqë mendova të votoj për dikë që garanton se nuk do na vrasë përmes bandave, spitaleve, ndotjes, ushqimeve apo plehrave. Mirëpo askush nuk ma ofron këtë garanci, pasi të gjithë janë të kapur nga mafia e plehrave, pesticideve dhe penicilinës.
Më mbeti vetëm ta shes votën sikur të ishte mall. Na tani, mos më bëj sikur habitesh, sepse në këtë vend po shiten e po blihen parti, vënde në listat e partive, deputetë, ministra, kryeministra, media dhe gazetarë. Kështuqë, meqë demokracia është bërë “tavë”, mos më kërko mua të mos përpiqem të “kap pjesën time”. Në fund të fundit ‘peshku qelbet nga koka’ – thotë populli, dhe unë jam qytetar aq I zakonshëm sa dyshoj të jem edhe tek bishti.
E ndërkohë që Beqeve iu ka dalë pushteti me bereqet, unë si qyetar I varfër I këtij shteti mezi shtyj muajin. Të më kërkosh mua që kam një dekadë pa punë dhe 7 fëmijë për të ushqyer, që të refuzoj një vezë të sigurtë sot për një pulë hipotetike mot, ose duhet të jesh dallkauk, ose delenxhi (ose të dyja). Investimet afatgjata dhe të planifikuarit për të ardhmen e largët janë lukse të atyre bukuroshëve që fshijnë djersët me 50 mijëshe, jo të dikujt si unë që nuk e di a do kem bukë nesër. Sa për mua nëse dikush ofron të më paguajë borxhet tek dyqani I lagjes, premtojë një punë për djalin, shkollë për vajzën në Tiranë, apo një vizë për t’ja mbathur nga sytë këmbët, I jap jo votën, por edhe shpirtin.
Pasi më futën në burg për dritat, më morën arkën e perimeve, më zhdepën me gjoba dhe taksa, nuk e di kush e ka më të drejtën morale të më thotë që të mos e shes votën. Por me siguri të plotë të them se politikanët që kanë shitur edhe fundshpinën tek biznesmenët e mëdhenj nuk e kanë këtë të drejtë. Aq më pak e kanë gazetarët dhe shoqëria civile që lëvizin me makina që kushtojnë dy herë sa shtëpia ime. Përpjekja e tyre për të më ndërgjegjësuar mua të mos e shfrytëzoj këtë mundësi, në rastin më të mirë është shenjë e shkëputjes së tyre nga realiteti im. Në rastin më të keq është thjesht hipokrizi.
Me thënë të drejtën, i vetmi shqetësim që kam për momentin është çmimi I votës në treg. Më duket tepër I ulët çmimi prej 50 eurosh që kam dëgjuar vërdallë. Mbrëmë, pasi qeveria më dha kohë të lirë duke na hequr prap dritat, unë fillova të mbllaçisja me mëndje sa duhet të kushtojë vota ime.  Sipas lajmeve, vetëm në vitin 2016 në Shqipëri u prodhuan 3.2 milion kilogram hashash. Çmimi varion nga 200 Euro kilja- në tregun shqiptar - deri në 700 Euro, në Itali. Fët, e fët, e shumëzova totalin me katër vite mandat dhe e pjestova me një milion vota që iu deshën Ramës për të ardhur në pushtet. Më doli që vetëm nga paratë e drogës çmimi për një votë duhet të varionte nga 2500 deri në 9000 euro, dhe më kapërceu fare gjumi. Ashtu çakërqejf, I shtova kësaj shifre edhe paratë që fiton pushteti nga kërdia që bën me kromin, naftën dhe çiçin e qytetarëve - kur bëjnë atë çekupin pas vdekjes. I tronditur siç isha, shtova edhe paratë që fitohen me lejet e ndërtimit, liçencat, konçesionet dhe tenderat e tjerë publik, dhe më doli që ne si familje mund të bënim nja 50 mijë Euro nëse e shesim votën me çmim të arsyeshëm. Kështuqë ti tani ma kupton hallin…
Një mik më tha që të mos luaj me zjarrin se Basha me Ramën e kanë bërë vepër penale shitjen e votës. “Po shite votën I thua burgut: Hapu!” – më tha. “Ska problem” – I thashë unë – “Me 50 mijë Euro zotëria bleu një anëtare të gjykatës së lartë, e jo më gjyqtarët e thjeshtë. Ka para për të tërë”.
Kështuqë meqë zgjedhjet janë këtë të dielë thashë të të njoftojë, se ku I dihet? Mbase ti dëgjon ndonjë parti që ka dalë andej vërdallë për të blerë vota. Thuaji siç të thashë, se e dijnë vetë ata ku të më gjejnë. Te lloto përballë klubit ku isha herën e fundit. Vetëm thuaji që këtë herë jam me mendje  t’keqe. Nuk e shes më votën për një çapë bukë…

Publikuar ne Gazeten Mapo http://www.mapo.al/2017/06/okazion-shes-voten-me-cmim-te-arsyeshem/1

7 comments:

  1. Përshëndetje të gjithëve, unë jam i lumtur të ndaj dëshminë time për një magjistar të fortë të quajtur Dr WHITE. Unë jam Angela Darius Washington dhe jetoj në New Jersey, burri im dhe unë u përleshëm pak dhe ai më la mua dhe fëmijët për një grua tjetër, unë e dua atë aq shumë, kërkoj në internet për ndihmë dhe pashë shumë dëshmi të njerëzve në si Dr WHITE i ndihmoi ata dhe doli me rezultate pozitive si Shkurorëzimet, Kanceret, problemet shpirtërore dhe që Barrens të lindte dhe të tjerët. Kështu që unë i dërgova me email dhe i tregova problemin tim dhe ai më dha udhëzime të cilat unë i ndoqa dhe pas 48 orësh më vonë ai u kthye në shtëpi duke kërkuar lutje dhe tani ne po jetojmë të lumtur së bashku falë Dr WHITE për rivendosjen e martesës sime. Për cilindo nga ju atje që ka një problem të ngjashëm, kontaktoni atë sot për ndihmë këtu është emaili i tij personal: -
    wightmagicmaster@gmail.com

    WhatsApp: +17168691327

    ReplyDelete
  2. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  3. Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emri im janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETET E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa ta ktheja përsëri, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët, tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni çdo lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij: Whatsapp : +1 424-571-9773 ose email :alaghodaroh@gmail.com

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  5. Unë kurrë nuk do të ndalem së ndari këtë dëshmi sepse tani jam një grua plotësisht e lumtur, kam pasur dhimbje për mbi 8 vjet martesë kur nuk munda të mbetesha shtatzënë për burrin tim, pastaj fillova të jem i dëshpëruar për shkak të presionit nga nëna ime. ligj, dhe nje shoqja ime me drejtoi tek Dr. dawn acuna e cila e ndihmoi, une i shpjegova gjithcka Dr. Dawn acuna ne Whatsapp dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte, me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka ne menyre perfekte, letren 3 javore ajo me kerkoi te shkoj ne spital per analiza per habi, doktori me tha jam 1 jave shtatzene, por per momentin kam bebin tim te bukur, ajo ndihmoi edhe 3 shoqen time, e gjitha fal Dr dawn acuna, kontakto ne whatsapp nese ke çdo vështirësi ju siguroj një rezultat perfekt,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të tërheqni një dashnor të ri.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të qëndroni gjatë në shtrat.
    *Nëse dëshironi të zmadhoni madhësinë e karit tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.dhe etj.
    Kontaktoni Whatsapp-in e saj: ( +2348032246310)
    Email (dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  6. Magji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar përsëri ish tuaj. - Në rregull. Kam vendosur që unë do të kaloj gjithë ditën në internet vetëm për të siguruar që shumë njerëz mund të lexojnë këtë dëshmi të mija për Dr Ellen i cili është një magji e fuqishme magji nga Afrika, pasi u braktis nga i dashuri im unë isha aq i vetmuar atë ditë që unë vendosa të shkoj nëpër rrjetë për disa këshilla marrëdhëniesh, kurrë nuk e dija se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pas leximit shumë sugjerime se si për të rivendosur marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, kam gjetur se Dr Ellen ka shumë rekomandime se të tjerët, kështu që me këtë unë kisha vendosur që Dr Ellen ishte personi i duhur për punën, dhe kam kontaktuar Dr Ellen përmes detajeve të tij kam parë në internet unë jam i kënaqur që zgjodha të punoj me Dr Ellen sepse puna e tij ishte 100% e përsosur dhe magjia solli të dashurin tim përsëri tek unë me lehtësim të shpejtë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni atë për ndihmë tani email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp: +2348155926512

    ReplyDelete
  7. Jeni i dashuruar 💕 me dikë dhe ai/ajo nuk ia kthen gjestin, i frustruar për shkak të një ndarjeje 💔 atëherë mund ta përdorni këtë për të tërhequr atë të dashuruar në jetën tuaj. Rikthen ish-in tuaj dhe ndihmon në zgjidhjen e martesave të prishura. Mjetet juridike të infertilitetit dhe infeksionit. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të pakënaqur. Mendoni për këtë. Ju meritoni lumturinë dhe dashurinë maksimale.
    Shënim: kjo është krejtësisht e padëmshme dhe nuk ka efekte anësore.
    kjo eshte zgjidhja
    👇👇👇
    WhatsApp +2349046229159

    ReplyDelete