Translate this blog

Wednesday 29 June 2016

Britania iku, po të mbajmë Shqipërinë

Oxfordi është qytet zakonisht paqësor. Tragjedia më e madhe që mund të shohë njeriu këtu janë sezonet e provimeve. Mirëpo këto dy ditë një re pezmatimi ka rënë mbi qytet, a thua se i janë mbytur gjemitë. Çfarë ka ndodhur do thuash ti?
Po ja, ky referendumi për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ose ndryshe i njohur si Brexit. Oxfordi ishte qyteti ku 70% e votuesve ishin kundër Brexit, dhe është e kuptueshme që njerëzit nuk do ishin të kënaqur. Por është akoma më interesante se mbas referendumit, si rrallë herë, as fituesit nuk po festojnë. Madje disa nga ata që votuan pro Brexit kishin pamjen e atij fëmijës që pasi ka përplasur nga inati kukullën e preferuar, vjen në vete dhe pyet ‘po tani?’.
Mirë po kush qe ai burrë që e çoi vendin në referendum?
Britania prej disa kohësh është në një krizë politike që është shpërndarë si fruthi tek të dyja kampet politike. Laburistët prej kohësh kanë konflikte të brendshme. Zgjedhja para pak kohësh e një kryetari të ri jo vetëm që nuk e qetësoi situatën, por e komplikoi edhe më tej. Nga ana tjetër Torët kanë trazirat e tyre, të cilat në referendumin e fundit e ndanë partinë në dysh: një grup i drejtuar nga ish kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, dhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar; dhe grupi tjetër i drejtuar prej kryeministrit dhe kryetarit të partisë, David Cameron.
Nga njëra anë, në luftën për pushtet brenda strukturave drejtuese të BE Britania u perceptua se humbiste më shumë seç po fitonte nga anëtaresimi në të. Nga ana tjetër situata politike në vend kishte filluar të ndryshonte. Një parti e ekstremit të djathtë, drejtuar nga një personazh tepër origjinal në distancën e tij nga serioziteti, kishte filluar të fitonte elektorat nga terreni i konservatorëve, duke i lënë këta të tretët në zgjedhjet e 2014 për Parlamentin Evropian. Gjë që kishte më shumë se 100 vite që nuk ish parë.
Në një situatë të tillë, për të fituar terren politik në Britani por edhe për t’i bërë presion BE,  Cameron premtoi në 2013 se nëse partia e tij fitonte zgjedhjet e përgjithshme të 2015 ai do të rinegocionte një marrëveshje me BE dhe pastaj do të mbante një referendum popullor për anëtarësinë e Britanisë në të. Fjala u tha, zgjedhjet u fituan, koha erdhi, kështuqë fjala duhej mbajtur (po i anashkalojmë lojërat politike se si u miratua kërkesa për referendum). Mirëpo, populli e mori seriozisht këtë punë, dhe rezultati ishte 52% e votuesve votuan që Britania t’ja mbathë nga BE-ja.
Po pse u votua për t’ia mbathur nga BE-ja?
Shqiptarët janë shumë të apasionuar me politikën e jashtme, dhe këto ditë kemi parë analiza politike nga fëmijët e shkollave, fallxhorët politik, dashnorët e konspiracionit, por edhe nga analistë të mirëinformuar dhe mendimtarë politik. Megjithatë, shpesh (përfshi edhe një analizë tepër të mirë të Ben Blushit) bëhet një gabim duke njehsuar vendimet e marra në të shkuarën nga elita drejtuese e vendit, me këtë rast ku vendimi është popullor. Ky ndoshta është një nga rastet më të pastra ku qëndrimet midis elitës së vendit dhe popullit ishin në kontrast të qartë. Pothuajse e gjithë elita politike, ekonomike dhe akademike e vendit u rendit kundër Brexit, pala tjetër ishte kryesisht e përbërë nga një pjesë e popullit që mendonte se ‘boll kishin parë e dëgjuar nga ekspertët’.
Sondazhet mbaszgjedhore nxorën se ka një ndarje të qartë në qëndrimin ndaj BE jo vetëm midis jugut dhe veriut të Britanisë, por edhe midis grupmoshave dhe grupeve sociale. Kështu janë pro Brexit të moshuarit, banorët në zonat e varfra dhe personat me më pak kualifikime akademike. Ka një tendencë për ta trajtuar qëndrimin ndaj BE si një farë testi inteligjence, ku sa më pak inteligjent, aq më Eurskeptik je. Gjithashtu ka patur edhe shumë të tjerë  që e kanë trajtuar referendumin si një përplasje mes brezash, apo mes klasash sociale. Duke mos i përjashtuar këto analiza, mendoj se ato nuk do të ishin të plota nëse nuk konsiderojmë edhe një farë përplasje midis ‘përfituesve’ dhe ‘humbësve’ nga anëtarësimi në BE.
Kështu, e ndjejnë përfitimin direkt të anëtarësimit në BE, akademikët që përfitojnë nga fondet e BE për kërkimin shkencor, apo latifondistët që përfitojnë nga subvencionet evropiane për fermat. Janë gjithashtu përfitues ata që janë të kualifikuar, mundësisht njohin edhe ndonjë gjuhë të huaj, dhe që mund të shkojnë të punojnë dhe studiojnë në vëndet e BE.
Nga ana tjetër pjesëmarrja në BE do të thotë që qytetarët evropian mund të punojnë të lirë brenda vendeve anëtare. Këtë lëvizje Britania, si një nga vëndet më kapitaliste në Evropë, e ka shfrytëzuar më së miri për të tërhequr kapitalin intelektual dhe ekonomik nga e gjithë Evropa, dhe bota mbarë. Kjo lëvizje ka qenë pothuajse me një kah, ku për çdo anglez që punon në Evropë, ka gati tre evropianë që punojnë në Angli (respektivisht 3.6 milion me 1.3 milion).
Mirëpo një lëvizje e tillë, teksa e ndihmon ekonominë Britanike të përparojë, ka pasojat e veta direkte tek një pjesë e shoqërisë. Kjo pasi duke thithur në Britani njerëzit më të zotë nga e gjithë bota, vendasit përballen me një konkurencë ndërkombëtare, e cila bën që ata të humbasin disa nga privilegjet që kanë patur në të shkuarën. Megjithatë ky është një problem vetëm për ata që nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për ta përballuar konkurrencën. Çka mund të shpjegojë një pjesë të arsyes përse ata që janë më të shkolluar ishin kryesisht kundër Brexit, ndërsa ata më pak të kualifikuarit ishin pro. Gjithashtu përqëndrimi i popullsisë sjell rritjen e çmimeve të banesave (për sa kohë nuk ndërtohen të reja), çka do të thotë më shumë para për pronarët e banesave, por kosto më të lartë jetese për të tjerët.
Kështuqë në një situatë të tillë, muratori britanik nuk arrin t’ja ndjejë bereqetin pjesëmarrjes në BE. Ai zor se do të shkojë të gjejë punë në Poloni, ndërkohë që në vendin e tij ai duhet të konkurojë me polakun. Kjo nuk do të thotë që punëtori i thjeshtë anglez nuk përfiton në mënyrë indirekte nga anëtarësimi në BE, por kur nuk arrin të paguash faturat në fund të muajit je më i predispozuar të manipulohesh nga demagogët politik.  
Qeveria është përpjekur të ndërhyjë duke krijuar një farë diskriminimi që favorizon shtetasit e vet, por këto kufizime nuk mund të aplikohen për qytetarët evropian. Për më tepër që kjo çështje nuk mund të zgjidhet për sa kohë Britania do të jetë një vend kapitalist. Neokapitalizmi bazohet tek konkurenca dhe meritokracia, dhe nuk i preken telat e zemrës nga ndjenjat nacionaliste, apo biri i kujt je. Ndërsa politikanët i shfrytëzojnë këto emocione, edhe pse e dijnë që në fund të ditës asgjë nuk do të ndryshojë.   
E pikërisht këtë bënë edhe politikanët që ishin pro Brexit. Identifikuan fajtorin për situatën ekonomike dhe i frynë zjarrit të ndasisë dhe urrjejtes për ‘të huajin’. Për këtë qëllim zhvilluan një fushatë të karakterizuar nga keqinformimi dhe të ngopur me shifra të rreme. I premtuam njerëzve gjëra që vetë do i mohonin ditën e parë mbas referendumit, dhe e çuan vëndin drejt disa vështirësive që një Zot e di se për sa kohë do të zgjasin. Mirëpo, siç ndodh jo rrallë, një strategji funkaionoi, dhe (fatkeqësisht) një pjesë e mirë e votuesve anglezë u hëngrën sapunin për djathë, duke u bindur jo vetëm që fajin për situatën ekonomike ua kanë evropianët, por edhe që BE gjithë e gjithë do të thotë: sa polak dhe rumun punojnë në Angli.
Çfarë rreziku mund të ketë Evropa nga kjo lëvizje?
Normalisht ky referendum nuk e ka nxjerrë Britaninë nga BE, por në Britani ende po kërkohet ai burrë që do të mbajë përsipër përgjegjësinë e të vepruarit ndryshe nga vullneti i popullit. Kështuqë deri sa ai të gjehet, shqetësime janë se përveç problemeve ekonomike, vendi mund të përballet me një situatë të rënduar gjeopolitike. Sidomos nëse Skocezët, të cilët në një masë 62% votuan për të qëndruar, po diskutojnë hapur mbajtjen e një referendumi të dytë për tu shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar dhe për të mbetur pjesë e BE. Probleme gjithashtu mund të krijohen në frontin perëndimor, me Irlandën e veriut, i cili do të jetë i vetmi kufi tokësorë me BE dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të rizgjohen tensione të vjetra.
Megjithatë ajo që na intereson më shumë tani është se çfarë do të ndodhë me vetë Bashkimin Evropian mbas shkëputjes së Britanisë. Të flasim troç, askush nuk e di me garanci të plotë se çfarë do të ndodhë. Ata që flasin për variante të sigurta ose nuk janë të sinqertë ose nuk e dijnë që nuk dijnë asgjë. Megjithatë disa rreziqe ekzistojnë dhe janë të mundshme. Duke filluar që nga disintegrimi i vazhdueshëm i BE, deri tek ndryshime në situatën politike dhe sociale të Evropës.
Edhe pa Brexit Evropa pat filluar të bëhej një tenxhere presioni, tani edhe më keq. Ato që e vlojnë ujin janë partitë e ekstremit të djathtë, të cilat nëse do isha nja 40 vjet më i vjetër do t’i quaja shovinistë, por kohët kanë ndryshuar dhe terma të tillë kanë dalë nga moda. Këto parti zakonisht paraqiten si nacionaliste, por në thelb përpiqen të shfrytëzojnë zhgënjimin e shtresave të varfra dhe situatën e vështirë në Evropë që pasoi krizën financiare të 2008, apo krizat politike dhe humanitare të dy viteve të fundit.
Hitleri shfrytëzoi situatën e vështirë ekonomike të Republikës së Weimar dhe filloi t’i hidhte fajin çifutëve për varfërimin e vendit, pastaj popujve të tjerë, dhe pastaj thjesht njerëzve që mendonin ndryshe. Këto parti nuk bëjnë ndonjë gjë shumë më ndryshe: si fillim identifikojnë armikun, i cili në këto raste është... tjetri. Pastaj përpiqen t’i bashkojnë njerëzit rreth asaj çka është e përbashkët, dhe që është e ‘shkuara lavdishme’. Për këtë qëllim i fryjnë ndjenjave të nostalgjisë për një kohë, ku secili popull evropian ishte strukur tek llogorja e vet, por duke harruar që po ta nxirrnin kokën nga llogorja i qëronte fqinji që kishte marrë vatanin me pushkën në krah.
E ku është problemi këtu?! Problemi është se kjo sjelle po rrit tensionin midis kombësive të ndryshme që jetojnë në të njëjtin vend. Dje këto tensione i dërgonin popujt në luftë. Sot, në një Evropë thellësisht të integruar, ku miliona njerëz studiojnë dhe punojnë në një vend të ndryshëm nga ai i origjinës, kjo mendësi inkurajon luftën e përditshme mes njerëzve të zakonshëm. Këto tensione pasqyrohen në raportet ditore midis nxënësve, punëtorëve dhe kolegëve, duke e bërë shumë të vështirë krijimin e një kohezioni të gjerë social. Nuk vonuan protestat me panfletat ‘Jo emigrantëve, filloni riatdhesimin’.
Dikush (me mëndjelehtësi) mund të thotë: po le të shkojë gjithësecili tek shtëpia e vet. Po ky është problemi. Është vështirë t’i kërkosh një evropiani të lindur në Londër nga një mama gjermane dhe baba francez që të shkojë në shtëpinë e tij, pa e gjetur më parë se cila është ajo (përveç vendit ku ai jeton dhe punon).
E kështu, për disa vota më shumë, partitë ekstremiste bëjnë sërf mbi këtë dallgë tensioni, i cili në një ditë pa erë ato nuk shkojnë shumë larg. Por, ai bëhet serioz kur numri i personave që mbështesin këtë mllef ndaj të huajve rritet. Për pasojë partitë e mëdha, të cilat deri dje kanë qenë më racionale, për të mos humbur elektorat, fillojnë gradualisht të adoptojnë gjuhën e partive të ekstremit të djathtë. Kjo është ajo që po ndodh sëfundmi në Britani, dhe ky është një rrezik real që i kanoset situatës politike dhe sociale në vëndet e tjera të Evropës.
Po Shqiptarëve ç’i hyn në xhep se ç’ndodh në Evropë?
Në fakt, nga njëra anë dikush mund të thonë se Shqipëria ka shpëtuar prej një anëtari që mund të pengonte rrugën e saj në BE. Fushata e fundit tregoi se Shqipëria nuk gëzon respektin e asnjë prej palëve politike në Britani, të cilat u shprehën publikishit se do të ishin kundër anëtarësimit të mundshëm të saj në BE.
Nga ana tjetër, nëse Bashkimi Evropian do të dobësohet, kjo gjë do të jetë në dëm të së ardhmes së Shqipërisë. Kam dëgjuar disa vetë që e shohin BE si furgonat e linjës, dhe kujtojnë që meqë u lirua vëndi i parë, shoferi do të marrë ndonjë nga pasagjerët që presin në trotuar. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Vërtet ardhja e një anëtari të ri do t’i jepte një mesazh optimizmi BE, por jo kur bëhet fjalë për vënde që (pa të drejtë) perceptohen nga publiku evropian si rrezik për shoqërinë e përbashkët. Të mos harrojmë se edhe në debatin e fundit për Brexit retorika boshe që e portretizon Shqipërinë si një vend të mbushur me kriminelë fitoi terren duke u ngulitur në mëndjen e disa evropianëve me kapacitet të kufizuar memorie.
Por ka edhe një rrezik tjetër që lidhet me situatën politike në vend. Kur para dy vitesh kryeministri Rama erdhi t’i jepte mend akademikëve të Oxfordit, unë pata mundësi ta pyes nëse kur flitet për ‘negociata me BE-në’ ka ndonjë keqkuptim në përdorimin e fjalës ‘negociatë’. Ai me sinqeritetin e nxënësit të mirë u përgjigj se “Ashtu si ti nuk negocion me pedagogët e tu për detyrat e shtëpisë, ashtu as ne nuk negociojmë me BE për detyrat që na jep”.
Frika ime është se duke e perceptuar BE si të dobësuar, edhe ky zell i politikanëve tanë mund të bjerë, dhe për pasojë integrimi mund të jetë hallvë e ftohtë për ndërmarrjen e reformave të nevojshme për vendin. Shenjat kanë filluar të jepen që tani.
Nga njëra anë është humori pesimist i përhapur kohët e fundit se kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, të tjerët do kenë ikur me kohë. Është vështirë ta mendosh BE në rolin e arbitrit, nëse njerëzit do humbasin besimin që ata do të jenë ndonjëherë vërtët qytetarë të tij. Mund të ndodhë përshembull që kur dikush nga BE të thotë se Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë për lëndën ‘Reforma në Drejtësi’, ai, me arrogancën e nxënësit të bankës së fundit, mund të mos e ketë problem as të ngelë për vjështë, dhe as ta lërë fare shkollën. Në fund të fundit ç’rëndësi ka të lodhesh nëse ti e di që nuk do e marrësh kurrë diplomën. 
Nga ana tjetër janë zërat që fillojnë e flasin për një Evropë më të mirë pa BE. Snobistët e parë filluan këto ditë të flasin për një BE përbindësh që gllabëron kombe dhe territore. Rasti më përfaqësues është një anëtare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës që kishte kaluar në klimaks nga vendimi për Brexit. E teksa fliste tërë pasion të tërbuar për një kohë kur Britania kishte robëruar treçerekun e botës, shprehej se BE është thjeshtë një grabitqar prej të cilit duhet të shpëtojmë sa më parë. Këto diskutime fillojnë si kakarisje të vetmuara, por dalëngadalë mund të popullojnë hapësirën publike, duke rrënuar edhe më tepër këmbët e urës që shpresojmë të na çojë në BE. Nuk duhet harruar se një retorikë e tillë mund të funksionojë si viagër intelektuale, sidomos kur të kanë lënë neuronet.

Që t’i biem drejt muhabetit: nuk është se BE nuk ka gjynahet e veta, dhe delegimi i sovranitetit kombëtar tek një strukturë galopante dhe e largët sigurisht që mund të lind probleme të reja. Ama, nuk duhet harruar se qysh prej kur mbahet mend popullit tonë ia kanë marrë sovranitetin disa sharlatanë dhe hajdutë, të cilët i kanë hipur në qafë dhe ia kanë kërrusur shpinën. Kështuqë nëse Anglezi me të drejtë thotë që “Junckeri është i huaj për mua” (megjithëse për ironi flet anglisht), shumë shqiptarë syresh kanë më tepër besim tek ai që iu flet anglisht se sa tek hajduti kombëtar. Me fjalë të tjera, çështja shtrohet a është më mirë të përballesh me burokracinë e Brukselit, apo të pish qumësh me aflatoksinë; të pranosh vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, apo të blesh vendimin gjyqësor me para në dorë; të jetosh nën thundrën e kompanive multinacionale apo të baronëve lokal të drogës? Unë për vete e kam ndarë mendjen, ti po deshe rrezikoje lëkurën me Shullazin.

5 comments:

  1. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emri im janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETET E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa ta ktheja përsëri, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët, tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni çdo lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij: Whatsapp : +1 424-571-9773 ose email :alaghodaroh@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Kthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. Unë ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  5. Dashuria e fortë dhe e fuqishme magji për të fituar përsëri ish tuaj.. Unë kam vendosur që unë do të kalojnë gjithë ditën në internet vetëm për të siguruar që shumë njerëz mund të lexoni këtë dëshmi e imja në lidhje me Dr Ellen i cili është një piperi i fuqishëm magji nga Afrika, pasi u braktisur nga dashnorja ime unë kam qenë aq i vetmuar që çdo ditë që kam vendosur për të shkuar nëpër net për disa këshilla marrëdhënie, unë kurrë nuk e dinte se kjo ishte harta rrugore që do të siguronte kthimin e dashurit tim. Pas leximit shumë sugjerime se si për të rivendosur marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, kam gjetur se Dr Ellen ka shumë rekomandime se të tjerët, kështu që me këtë unë kam vendosur që Dr Ellen ishte personi i duhur për punë, dhe kam kontaktuar Dr Ellen nëpërmjet detajeve të tij unë pashë në internet unë jam i kënaqur që kam zgjedhur për të punuar me Dr Ellen sepse puna e tij ishte 100% e përsosur dhe magji solli dashurin tim përsëri tek unë me lehtësim të shpejtë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni atë për ndihmë tani email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete