Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri
kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë dhe vazhdojnë të jetojnë përtej afatit. Ato nuk i shërbejnë më për asgjë
trupit, por vazhdojnë të rriten për hir të rritjes, duke iu marrë përditë
territor qelizave të shëndetshme. Rritja e pakontrolluar e tyre, shkakton një sëmundje
që e dobëson trupin deri sa e vdes. Siç e ke marrë me mend, kjo sëmundje quhet kancer.
Jo vetëm trupi i njeriut, por edhe trupi i shoqërisë ka një kancer të
vetin, që quhet diktaturë. Ashtu siç qelizat kancerogjene nuk rriten brenda natës,
edhe Enver Hoxha