Psikologët prej
disa dekadash kanë zbuluar që njeriu e përjeton me dhimbje shfazimin mendor
midis asaj që thotë dhe asaj që bën. Mirëpo shqiptari është kalitur 50 vite me
mendime të dyfishta Oruelliane, dhe nuk ka hiç dert që tjetër gjë të thotë në
publik, tjetër gjë të fsheh në tru, dhe tjetër të bëjë larg syve të tjetrit.
Pjesë e këtij
shfazimi janë edhe këto fushatat e fundit publike ku me kuç e me maç më dalin në
TV e më thonë që të mos e shes votën.