Menu

Thursday 1 September 2016

Erioni, fiqtë dhe gjethet e fikut

Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga
parafabrikatet e lagjes Ali Demi. Në kat të parë të shkallës sonë ishim dy familje punëtorësh. Një kat më lart kishim një ish funksionar të partisë dhe dy drejtorë në një ministri. Në kat të tretë ministrin e punës, një drejtor shkolle,një mësuese dhe një punonjëse e Bibliotekës kombëtare. Në kat të katërt dy inxhinierë dhe një anëtare e akademisë së shkencave. Në kat të pestë një artiste e TOB-it, një diplomat dhe një biznesmen i angazhuar me transport ndërkombëtar mallrash. Në kat të gjashtë sërish dy familje punëtorësh. Të gjitha shtresat sociale në një shkallë të vetme.

Makina nuk kishim, kështuqë përdornim të njëjtin urban. As telefon nuk kishim, por përdornim telefonin e ministrit. Të gjithë fëmijët luanim bashkë tek sheshi plot llucë i lagjes, dhe po ashtu ndoqëm kopshtet dhe shkollat afër shtëpisë. Kur ministri i katit të tretë u sëmurë, u transportua nga e njëjta ambulancë që mori edhe gjyshen time, dhe (sigurisht) u shtrua po tek i njëjti spital publik.

Sot, në 2016, ministrat, kryetarët e bashkive dhe funksionarët e tjerë politik e publik jetojnë (bashkë me biznesmenët me të cilët ndajnë paratë tona) nëpër rezidenca me vila që kushtojnë aq sa një punëtor i ndershëm nuk do arrijë të fitojë kurrë gjatë gjithë jetës së tij. Fëmijët e tyre shkojnë në shkolla private (para se të shkojnë në Paris, Berlin apo Londër). Kur sëmuren (largqoftë) ata shkojnë nëpër spitale private, ose në Vienë (nëse pret puna). E vetmja herë kur ata udhëtojnë me popullin në të njëjtin mjet është kur janë duke shkuar në Romë për të bërë pazarin (apo ‘shopping’ meqë pazar është fjalë demode). E meqë nuk na durojnë dot më pranë as kur shëllehen në diell, kanë zhvilluar kohët e fundit këtë huqin e keq që rrethojnë me gardhe plazhet më të bukura në vend, duke na lënë alternativë ose arratinë ose ujin e kulluar të Durrësit apo liqenit artificial.

Mirëpo nga i morën paratë këta njerëz? Do të thuash me të drejtë. Unë nuk e di, megjithëse një ide edhe mund ta kem. Megjithatë di me siguri që një pjesë e tyre deri dje kanë qënë po aq të varfër sa pjesa më e madhe e popullit (mbase edhe më tepër). Pavarësisht kritikave që kemi për tranzicionin politik të këtyre 25 viteve, shumë shqiptarë kanë patur mundësi të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe statusin e tyre social. Sigurisht pjesa më e madhe e këtyre që kanë patur mobilitet social kanë qenë të lidhur direkt ose indirekt me politikën. Shembulli më përfaqësues që ka përdorur këtë ‘ashensor social’ (disa madje mendojnë se ka qenë ‘katapult’) mund të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj është një i ri që vjen nga një familje me mundësi modeste ekonomike, por që sot jeton në një lagje të rrethuar me mur, ku punëtorët e bashkisë së vet zor se mund t’i afrohen. Mirëpo, a thua se nuk ia mbush syrin ajo që ka arritur, ai përpiqet vazhdimisht ta portretizojë veten e vet si një njeri që rron vetëm me rrogën e tij, duke u fotografuar me biçikletë apo në autobuz (megjithëse ka 7 vjet që lëviz me shofer). Ndërkohë gjatë fushatës për kryetar bashkie tregoi se në të shkuarën ka shitur edhe fiq për të mbajtur familjen. Që prej asaj kohe ata që nuk e kanë shumë për zemër nuk ngurrojnë t’ja përmendin dhe ta ngacmojnë si ‘ai i fiqve’.

Si fillim, dua të shpreh neverinë për këdo që e përdor këtë histori për ta tallur Erionin. Në këndvështrimin tim, një i ri që punon për të mbajtur familjen meriton të gjithë nderimin dhe respektin tonë si shoqëri. Gjithashtu, ndryshe nga shumë të tjerë, unë nuk dyshoj fare në vërtetësinë e kësaj historie. Unë vërtet besoj që kur ka qenë në vështirësi ekonomike Erioni, si djalë punëtor dhe i përgjegjshëm që është, ka bërë gjithëfarësoj punësh për të ndihmuar nënën dhe vëllain e vogël. Se ka shitur fiq apo bostan kjo pak rëndësi ka dhe nuk i zbeh vlerat e tij.

Megjithatë, duhet theksuar se këtë histori Erioni nuk e tregoi kur u shfaq në publik 13 vite më parë, por vetëm kur kërkonte votën e qytetarëve të Tiranës. Kështuqë unë besoj se përmes saj ai donte të na përcillte dy mesazhe: Së pari, që është një njeri që i ka arritur të gjitha vetë, i aftë të ngrihet nga hiçi; dhe së dyti, që ai përfaqëson shtresën e disavantazhuar shoqërore dhe do të punojë për ta. Me pak fjalë, me historinë e tij Erioni i thoshte prindit, fëmija e të cilit shet fiq, se një ditë edhe fëmija e tij mund të bëhet si Erioni, pasi ai do të punoj për këtë. Por a na ka thënë Erioni të vërtetën, të gjithë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën?  

A mund të kapërcehet sot nga tezgat e fiqve në krye të Bashkisë?

Ka nga ata që thonë që nëse Erioni do të ishte bërë kryetar bashkie me forcat e veta, atëherë tani do ishte zgjedhur me votat e G99-tës (një parti që ai e krijoi me disa miqtë e tij), dhe jo PS-së dhe LSI-së. Megjithatë unë jam nga ata që besoj se pavarësisht ndihmës që mund të ketë marrë, sërish ai ka punuar shumë për tu ngjitur kaq lart në status social dhe ekonomik, nisur nga mundësitë tepër modeste të familjes së tij. E nëse këtë e ka bërë në mënyrë të ndershme, ne duhet ta vlerësojmë për këtë dhe të mos ja hajmë hakun.

Por pyetja që shtrohet është a ka mundësi që matrapazi (shitësi i vogël ambulant) i sotëm të bëhet kryetar bashkie nesër, apo kjo shpresë është varrosur njëherë e mirë dhe Erioni thjesht po e përdor historinë e tij si gjethe fiku?

Studimet kanë treguar se që një njeri të dalë nga qerthulli i varfërisë duhet të akumulojë kapital social (njohje shoqërore), kapital kulturor (formim akademik), dhe/ose kapital ekonomik (zakonisht para të thata).

Së pari, në një shoqëri si kjo e jona ku (gati-gati) të gjitha punët gjehen apo zgjidhen me njohje, kapitali social është thelbësor për avancimin e individit. Mirëpo Shqipëria ku unë dhe Erioni jemi rritur nuk ekziston më. Kontaktet midis shtresave sociale sot po bëhen gjithmonë e më minimale, pasi të pasurit dhe të pushtetshmit jetojnë në botë paralele, të rrethuara me mure, gardhe dhe roje. Nëse dje Erioni mund të kishte në klasë djalin e një ministri, sot prindi i një djali që shet fiq mund të mos e përballojë dot tarifën e shkollës ku shkon djali i ministrit. Për pasojë djali që shet fiq shumë-shumë mund të shoqërohet me të rinj që shesin kumbulla apo bajame të pjekura.

Së dyti, kapitali kulturor është i rëndësishëm për tu bërë i dobishëm (në mos i domosdoshëm) në hierarkinë shoqërore. Mirëpo nëse deri dje si fëmija e ministrit, ashtu edhe djali i muratorit do të shkolloheshin tek e njëjta shkollë, sot ministri siguron një shkollim shumë më cilësor për fëmijën e tij (përmes kurseve private dhe pastaj duke e dërguar jashtë shtetit). Kjo situatë do të bëhet edhe më e vështirë kur sëshpejti të rriten edhe tarifat e universiteteve, çka do të lërë pa shkollë fare shumë fëmijë që vijnë nga familje me mundësi modeste ekonomike. Për pasojë, fëmijët e popullit mund ta kenë më të vështirë të konkurojnë me fëmijët e pushtetarëve për një vend pune, edhe atëherë kur gara është e ndershme. Nëse do prova për këtë mjafton të mbledhësh listën e çertifikatave familjare të funksionarëve në Bankën e Shqipërisë, dhe nuk ka nevojë të kërkosh më tepër për të parë trajektoren (Tiranë – Londër – Tiranë) që ndjekin fëmijët e ‘parisë së qytetit’.

Së treti, nëse deri dje njeriu i varfër mund të krijonte kapital ekonomik përmes inicitiavës private, sot kjo mundësi po rrudhet dita ditës. Kjo temë kërkon një artikull (mbase një libër) më vete, por besoj se është e njohur për të gjithë se sot biznesi i vogël në veçanti dhe iniciativa private në përgjithësi po has vështirësi të jashtëzakonshme. Tregtari i vogël ka në shpinë jo vetëm taksa më të larta nga të gjitha anët, por prej dy vitesh edhe një arsenal inspektorësh e taksambledhësish që nuk e lënë të marrë frymë. Por që të kuptohemi, vetëm tregtari i vogël dhe i pambrojtur ama, jo biznesmeni i fuqishëm, apo deputeti i partisë. Këta të fundit janë të lirë që edhe dy vjet mbasi janë arrestuar gjithëfarësoj taksitësh edhe berberësh, të përdorin shtëpinë muze të kryetarit për të bërë miliona pa u bezdisur nga taksat, ligjet apo shteti (unë denoncova njërin dhe i gjithë arsenali shtetëror mu vu përsipër). Ky dopio standard ku biznesit të vogël i merret fryma dhe të madhit i hapet rruga, besoj ta bën të lehtë ta kuptosh se pse konkurenca nuk është e ndershme. Tani e ke një ide se nga i gjejnë këta patricët e rinj paratë për të ndërtuar muret që i duhen për tu ndarë nga plebejtë.

Por të paktën Erioni po lufton në krahë të të varfërve, apo jo? Ëhë...

Kjo është Shqipëria e 2016, për të cilën Erioni nuk ka aq përgjegjësi direkte saç ka tranzicioni politik i këtyre viteve, apo saç ka shefi i tij, apo deputetët që vënë partinë mbi Shqipërinë. Megjithatë, ai është pjesë e kësaj parie dhe ai po jep një kontribut krejt të ndryshëm nga çfarë do të kishim pritur... ose shpresuar... ose të paktën do të kishim dashur.

Për të patur një ide të dashurisë së Erionit për të varfrit, mjafton të shohim se cila ishte beteja e tij e parë publike si kryetar bashkie. Për tët freskuar kujtesën, javën e parë të punës, ai e nisi jo duke gjëmuar ndonjë biznes të madh që shkel ligjin për të bërë para në kurriz të shëndetit tonë, por me ata që i zë nevoja biologjike në mes të rrugës. Dhe (që të jesh i qetë) nuk besoj se parkon njeri X6-tën, apo lë shoferin që ta presë, për të zbritur poshtë urës. Gjasat janë që poshtë urës shkojnë ata që nuk kanë një shtëpi në Tiranë, ata që nuk kanë para për të shkuar në një kafene, apo ata që kanë nevoja urgjente që nuk presin deri sa të vijë tramvaji i unazës për të shkuar në shtëpi. Por si një njeri që i njeh hallet e popullit, Erioni para se të ndërtonte banjo publike (siç ka çdo katund Evropian) iu vërsuli këtyre ‘vandalëve të varfër’ kamerat e oborrit dhe policët e pushtetit për tua marrë erëzin një herë e përgjithmonë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj do më thuash se ai i do të varfërit, pasi ka në internet qindra foto të tij me ta. Edhe mua më kujtohet si tani Erioni, i sapo zgjedhur ministër i çështjeve sociale, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom teksa e çonte në spital, apo me atë fëmijën e vogël që ishte sëmurë nga lagështira në kasolle. Di gjë çfarë ka bërë që nga ajo kohë për fëmijët rom dhe familjet e tyre? Ta them unë: iu ka dërguar fadromat për tiu prishur shtëpitë kudo ku ekzistenca e tyre binte ndesh me interesa biznesi. E bëri këtë tek liqeni, pastaj tek unaza e madhe, dhe po e bën tani tek bregu i lumit. Në të trija rastet duket se qëllimi është të hapen hapësira për ndërtime të tjera, duke zbythur të varfrit për të liruar vend për parinë e qytetit.

Do më thuash që të paktën – të paktën Erioni ka një farë simpatie për shitësit ambulant që i kujtojnë veten e tij të djeshme. Kam frikë se jo, sërish. Me të ardhur në krye të Bashkisë, Erioni menjëherë i shpalli luftë të gjithë tregtarëve ambulant, të cilët sigurojnë bukën e gojës me këtë aktivitet. E ndërkohë që në një Shqipëri tjetër ata edhe mund të ëndërronin se një ditë do të mblidhnin mjaftueshëm para për të shkolluar fëmijët e tyre dhe për t’i nxjerrë nga ky qerthur i skamjes, sot me ndihmën e Erionit, policëve të tij sypatrembur dhe blloqeve të tyre të gjobave, ata nuk guxojnë as të ëndërrojnë dot as të lajnë borxhet tek dyqani i lagjes.

E nëse do guxosh të më thuash se ai i përzuri tregtarët ambulant për të ruajtur trotuaret si hapësira të përbashkëta, do tët thoja të mos nxitohesh dhe të kujtosh se pikërisht këto trotuare u zunë brenda një nate nga dhjetra kioska të mbira si kërpudhat pas shiut. Këto kioska zënë më shumë vend në trotuare, por ato nuk i përkasin hallexhinjve që mbajnë familjen me këtë aktivitet (dikush thotë se i përkasin një pronari të madh mediash, pjesë e parisë së qytetit).

E nëse do të kuptosh prioritetet e Erionit, mund tët mjaftonte të vizitoje faqen e internetit të bashkisë ku mund të gjesh informacion të detajuar për baret, restorantet dhe hotelet e qytetit, por fatkeqësisht jo për strehimin, shërbimet sociale apo mënyrat e ankimit ndaj akteve të bashkisë. Mund të mjaftonte gjithashtu të shohësh se si një ndërmarrje nën administrimin e tij, siç është ujësjellësi, i bën paratë e qytetarëve rrush e kumbulla për spote publicitare dhe billboarde. A ka nevojë një ndërmarrje monopol për reklamë? Mendoj që jo. A ka nevojë kryetari për të sajdisur mediat, them se po.

Megjithatë, këto nuk mjaftojnë, prandaj të lutem shiko pak se çfarë është bërë me paratë e mbledhura nga taksa e re që Erioni i vuri qytetit për arsimin (nuk po merremi me problemet ligjore të kësaj nisme). A kanë shkuar këto para deri tashmë për t’i ofruar ushqim falas nxënësve që vijnë nga shtresat në nevojë (siç bën çdo vend normal, përfshi edhe Kosovën)? A kanë shkuar këto para për të siguruar transport falas për nxënësit që jetojnë në zonat periferike të pushtetit? Jo, këto para të qytetarëve, duket sikur kanë shkuar vetëm për të bojatisur kopshte dhe fasada, të cilat nga njëri krah i bëjnë makiazh pushtetit të kryetarit, nga ana tjetër janë një mundësi e mirë për të mbushur xhepat e kompanive partnere (Si thoshte ajo kënga e Ramës? “këtu makiazh nuk bëjnë vetëm gratë por dhe pallatet”).

Për të kuptuar interesat e kujt mbron Erioni mjafton të shohim rastet kur ka patur përplasje midis interesit qytetar dhe interesit të disa milionerëve të caktuar. Rasti më tipik është konflikti midis qytetarëve dhe pronarëve të transportit urban në Tiranë. Këta të dytët kërkuan të rrisnin çmimin e biletës, ndërkohë që të parët mendonin se edhe aq sa paguanin ishte vjedhje, pasi shërbimi ishte skandaloz. Erioni hyri në këtë mes dhe premtoi që bileta nuk do të rritej deri sa ai të ishte kryetar bashkie. Rezultati? Bileta u rrit, Erioni qëndroi kryetar bashkie, shërbimi vazhdoi të ishte zi e më zi për qytetarët (nuk po merremi me lojën hileqare të 70 lekshit). Në qytete ku kryetari kujdeset për popullin, bashkia blen autobuzët e vet dhe ua vë në dispozicion qytetit me cilësi dhe çmime të arsyeshme.

Do shembull tjetër? Atëherë po të kujtoj se pak kohë më parë Bashkia kërkoi arrestimin e atyre që mbajnë frymën gjallë duke mbledhur kanaçe nëpër kazanë plehrash. Shqetësimi ishte se këto plehra iu ishin premtuar një biznesi të madh. Me këtë biznes, bashkia kishte ngritur partneritet për ndërtimin dhe administrimin e një impianti përpunimi të mbetjeve. Impiant të cilin vetë kryetari, i veshur me një përpasje të bardhë borë, e promovoi në media. Ai shpjegoi se tashmë nuk kishte më nevojë për të rrëmuar nëpër kazanët e plehrave, pasi një gjë e tillë përbënte rrezik. Në këmbim, Erioni premtoi punë të mirëpaguar, të sigurtë, dhe me sigurime shoqërore në këtë impiantin modern. E ku ka më bukur? (njësoj si kënga e Kozma Dushit).

Mirëpo, në një vend ku votën ta jep populli dhe paratë për fushatë i merr nga biznesi (përfshi ai i transportit urban), një politikan i ‘sukseshëm’ hiqet sikur është me të parin, ndërkohë që punon vetëm për të dytin. Për pasojë, vetëm me gjethe fiku mund edhe të mbulohet realiteti edhe të mbahet pushteti.

Një nga ata që e blenë këtë gjethe fiku, siç duket ishte edhe Arditi 17 vjeçar, i cili shkoi të merrte këtë punën e sigurtë e të siguruar. Për ironi të fatit, njësoj si Erioni disa vite më parë, Arditi po përpiqej të bënte çfarëdolloj pune, për të ndihmuar familjen e tij, dhe ndoshta shpresonte për një të ardhme më të mirë se sa seleksionimi i plehrave. Por ndryshe fillimi i tranzicionit, kur të gjithë ishim gati të barabartë, sot në 2016, Arditi nuk kishte më asnjë mundësi as të bëhej kanakar i kryetarit, as ministër, as deputet, as milioner dhe as kryetar bashkie. Ai nuk bleu dot vila, dhe as nuk mori dot shofer për të gjezdisur. Ëndrra e tij u ndërpre në mes, sëbashku me jetën e tij të shkurtër. Trupi i tij u fsheh në mes të plehrave, tek ky impianti i sigurtë, që nuk i siguroi dot as jetën, as sigurimet shoqërore dhe as drejtësi. Ai nuk na la pas një vend ku ja vlen të shpresosh për një jetë më të mirë, por veç një grumbull pikëpyetjesh dhe një përgjigje. Një përgjigje që ngjan me siluetën e një matrapazi të regjur, përfaqësues i një kaste të tërë, që sot, i hipur mbi pirgun e plehrave, i krehur dhe i pudrosur, i rrethuar me kamera dhe aparatë fotografikë, pa asnjë njollë nga jeta dhe hallet e shkuara, dhe sigurisht pa iu dridhur qerpiku, nuk na shet fiq, por veç gjethe fiku përmbi zullumet e tij.



*Autori është studiues në departamentin e politikës, në universitetin e Oxfordit, Angli.

**Asnjë gazetë nuk pranoi ta botonte këtë artikull, por pas publikimit në këtë blog ai u publikua edhe në disa portale, përfshi Lapsi.al 

40 comments:

  1. Nuk ma merr mendja qe nuk ta botojne se po kritikon dike...Gazetat jane plot dite per dite...Mendoj se vete artikulli eshte artikuluar dobet...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ti ose nuk i lexon gazetat fare te shohesh gomarlleqet qe shkruhen ose nuk e ke lexuar shkrimin.

      Delete
    2. "Mbi shijet nuk diskutohet" thoshin Latinet. Une publikoj te pakten nje here ne muaj ne te njejtat gazeta qe nuk pranuan ta botojne kete artikull. Jam i bindur qe ne mos me i mire, ky artikull eshte po aq cilesor sa te tjerat. Megjithate une shpresoj qe te jete per shkak te cilesise dhe jo te censures. Por kur kujtoj qe edhe lajme, artikuj apo raporte te tjera jane censuruar (te kujtoj raportin e BIRN per Sharren) kam frike se jemi perpara nje situate me te rende sec e mendojme.

      Delete
    3. Jam dakort me komentin e më sipër, biles shume i bindur që nuk na ke thënë asgjë të re. je marrë vetëm me politikë dhe asgjë më tepër duke sulmuar vetëm një person dhe në fund duke shfrytëzuar stilet e marketingut si bestseller.
      Ndryshimi nuk vjen duke sulmuar një person dhe duke krijuar urrejtje apo mjegull, si ti ashtu dhe të gjitha partitë politike bëjnë të njëjtën lojë, por deri më sot përveç "nisma#thurrje" nuk e zë njeri ne goje çmimin e naftës. Si ti dhe partitë politike, nuk e zë në gojë si duhet të mësojnë të jetojnë të pasurit dhe si duhet të jetojnë të varfrit, si duhet të jetojnë të gjithë bashkë në harmoni. Teorite Marksiste dhe të Engels, për ne janë e kaluara e komunizmit shqiptar na ngjethet mishi kur i kujtojem, por ja që ata krijuan Gjermaninë si një nga shtetet me sociale dhe kapitaliste në botë. Endrit leri fiqtë dhe gjethet e fikut si Erioni, por nqs je i zoti dhe shkruan nëpër gazeta, mundohu shumë herë më mirë të edukosh këtë brez që po vret vetveten, si Arditi,te kujtoj 4 të rinje në Shkodër u mbyten, dy vëllezër u mbyten, dy kushërira u mbyten, edhe sa ka shumë të rinje që vdesin nga aksidente apo ngelen invalidë për nga injoranca jonë dhe jo vetëm e politikës, që asnjë nuk merr guximin të bëj një denoncim se përton, shko denonco mjekun që të thotë bli ilaçe në farmaci dhe flasim pastaj. Shko denonco punëdhënësin kur nuk te paguan sigurimet... Populli duhet mësuar, edukuar nga ne që studiojmë jashtë, edhe Erioni gjithashtu duhet edukuar. Pse nuk flitet dhe të kërkohet që populli mos te japi bakshish?
      Chiedi e ti sarà dato- thote zoti. Çfarë kërkove me këtë artikull, urrejtje? Pse ata nuk i dinë këto që the, pse populli nuk i di? Kërko uljen e çmimit të naftës dhe rendit 1 milionë arsye që ndryshon komplet jetën e qytetarëve dhe ke për te pasur mbështetjen e gjithë popullit dhe mbase i zë vendin erionit. megjithëse studentët, maturantët kërkojne të mësojnë sa më shumë, e drejta nuk u jepet, gjej mënyrën ti mbështetesh. Sali Berisha shfrytëzoi injorancen duke hapur përsëri shkolla piramidale për të vjedhur lekë dhe njeri nuk e zë në gojë dhe duke përhapur sa më shumë injorante dhe fodulla me diploma që kërkojnë punë me politikë dhe jo në mënyrë të ndershme. Mund ta krahasosh jetën dhe sjelljen e një të riut gjerman, italian francez me atë të riut shqiptar, nuk po zë në gojë grekët se ata janë më injorante se ne dhe duket ku është Greqia.
      I janë qepur hashashit, dhe asnjë nuk e kundërshton. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj popullit sepse atë e mbjellë gjithë populli nga halli, në Amsterdam nuk sjell kaq probleme, perkundrazi shumë turizëm, në Itali u hoq dënimi, nuk ka më ndjekje penale, duke e ditur që është i vetmi mjet mbijetese për Shqipërinë se industrinë e ka Zamir Mane me politikën, kërko liberalizimin, po ata emrin të ndyre e kanë që njësoj e kanë po jo nga kanabis por nga droga që është 100 mijë euro kg, por të ushqehet dhe populli i shkret në mënyrë të ndershme që ska mënyrë tjetër. Kërko dhe mëso te rinjtë qe te kërkojnë ndershmëri, sa vajza dhe djem të rinj ka që ofrohen dhe kërkojnë të marrin provimet në mënyrë të padrejtë, nqs e ndjen veten të zot asnjë nuk ka shans të ndalojë.... Mëso te rinjtë te bëhen më kurajoz, që të ecin me drejtësi dhe jo vjedhje, që nga akademia e rendit, gjysma është futur me mik, çfarë pret nga ata oficerët e ardhshëm?
      Mendo me shume për popullin sesa për persona të veçantë, por populli është edhe ai i pasuri dhe jo vetëm ai i varfëri, në një rrugë kalojmë te gjithë. Shiko sa ke për komision tek policia rrugore dhe flasim pastaj, sa gjoba paguan ky popull injorant i pasur pa marrë parasysh sa paguan dhe nëndore e përsëri nuk vë mend por plot aksidente përditë.
      Injoranca po na mbyt në çdo vend, që nga përgjigjet që merr në një zyrë kalon në depresion, nuk i besohet me asnjë personit, vetëm telekamera nuk gënjen, shyqyr zotit ato nuk kushtojnë, po asnjë nuk e përdor, populli injorant preferon korrupsionin, ju kundërvunë ministrit për një gjë të drejtë, për telekamerat dhe u anulua si ligj...

      Delete
    4. Per keto kam folur edhe une i dashur, por diferenca midis meje dhe teje eshte qe une analizoj sistemin (shkakun) i cili e prodhon gjithe kete situate, ti mbetesh mbas rasteve (pasojen). Sa per nismen Thurrje une jam pjese e aktive e shume prej nismave qe ky grupim ndermerr, perfshi edhe ate qe ti permende. Dhe e fundit: nuk kam synuar te ngjall asnje fare urrejtje as ndaj kryebashkiakut, as ndaj askujt tjeter. Jam perpjekur te bej nje analize te situates, jo per te mbjell urrejtje, por per te lidhur pikat e per te ndergjegjesuar per situaten ku ndodhemi. Te pershdendes.

      Delete
    5. Une vendos emrin tim, mos ma merr personale por nuk e kam me ty absolutisht, por me shumë me gjithë ata që hiqen sikur janë Robin hood dhe pastaj e shikojmë mirë të gjithë çfarë janë, por gjë konkrete dhe imediate nuk shohim asnjëherë. Firmat që nxjerrin naftë me ligj duhet tu japin bashkive 1% të xhiros, fare mirë mund ta kuptoni sa deklarojnë këto firma dhe sa vjedhin duke parë varfërinë në marinze, në cilindo mandat politik që ka qenë... gazetat publikojnë Edison Ypi dhe Artan Fugen, këto janë mendjet e ndritura të vendit.....

      Delete
  2. Populli jone eshte i denje i fatit te tij ,dhe nje shprehje e urte popullore Beratase thote:"pos ka qorra ku do hane horrat" Me vjen keq se ky artikull nuk eshte per tu kuptuar nga te gjithe,Ju zoti autore keni bere nje nder artikujt nga me te goditur te kohes ,dhe mos harro se edhe nqf nuk ju botojne ,ky artikull njelloje eshte futur ne rjetet sociale .Ishalla tú sherbeje brezit te ri qe te zgjohen nga ky gjume litargjik!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume faleminderit per komentin. E vleresoj.
      Fatmiresisht rrjetet sociale e kane bere krejt te pamundur censuren, edhe sikur dikush te kete kontroll mbi median.

      Delete
  3. Nuk mjafton nje artikull per "lali erin" duhen shume artikuj nga gazetar, opinionista, madje dhe nga vet qytetaret, por me vjen keq qe e them, e mritojme kete te keqe nga vetja dhe injoranca e analfabetizmi.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sic duket njerez qe shkruajne ka, por nuk ka hapesire ne media per te folur mbi disa individe apo ceshtje te caktuara.

      Delete
  4. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  5. Te gjithe duhet te dine rrugetimin e lali erit dhe katapulten e tij per ne bashki, kjo fillon qe me mbledhjet e kishes, afrimin e te rinjve aty, dergimi i lali erit ne amerike per nje shkolle qe se mbaroj dot kurre, financimet nga ambasadat PINK ose LGBT, e deri financime te USAID (Spiunllik per SHBA, dhe agjenture) tek MJAFT, qe ishte nje tjeter fellusk sapuni per zgjidhjen e problemeve te qytetareve por jo per xhepat e Lali erit dhe Nacuve te tij

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt duhet te bejme kujdes per te dalluar midis thashethemeve dhe fakteve, pasi po rame ne vorbullen e thashethemit zor se bejme dot drejtesi.

      Delete
  6. Bravo nje shkrim i sakte dhe i qarte kush nuk ka sy per te pare dhe veshe per te degjuar nuk e kupton.Lali Eri (sa i shpifur si emertim) eshte esenca e gjalle e asaj cka e majta po i ben vendit qe me ardhjen e Rames ne krye te bashkise Tirane dhe vete PS,klientelizem ne cdo fushe te jetes ekonomike, krijim dhe fuqizim oligarkesh nga njera ane dhe rrjepje poshterim per shtresat e varfra, mashtrim nepermjet politikes se investimeve per fasade tipike qe nga lyerja e pallateve te tr deri tek palmat e autostrades qe tashme do hiqen,sundim i tyre nepermjet propagandes,gazeta,tv,medja online etj,fatkeqesisht ky vend deri me tani ka krijuar nje shtrese te vogel oligarkesh kliente te pushtetit dhe te varfrit qe behen gjithnje e me shume te varfer qe nuk jane ne gjendje te dalin nga spiralja e varferise dhe nuk po krijon dot shtresen e mesme e cila mundet te rrise kerkesen e llogarise dhe te mbaje nen kontroll qeverite e ketij vendi.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume faleminderit per vleresimin. Jam dakord me analizen tuaj, por mendoj qe bejme drejtesi vetem duke bere pergjegjes jo vetem te majten, por te gjithe ata qe kane qene ne pushtet gjate ketyre 26 viteve. Sigurisht, qe Rama po vendos gozhdat e fundit ne qefinin e shpreses dhe mundesive qe populli mund te kerkoje ne kete vend.

      Delete
  7. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  8. na lodhet me kto artikuj koti ... sa harxhoni kohe me kto shkrime tu llap lart e poshte dilni dhe ngrini zerin ne shesh... po aty sdel askush ju duhet nje fb me be artikuj fiqsh e specash ... e di qe do ta fshish po jam e sigurt qe vete e ke lexuar shume mire

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk jam une ai qe i fshin komentet apo qe i fsheh artikujt qe nuk i pelqejne. Keshtuqe mund te shfrysh lirisht dhe sa te duash ne kete blog. Kur te clirohesh thirri mendjes dhe kupto qe kam folur edhe per ty, qe neser te marresh nje shkollim te mire e te mos flasesh brockulla larte e poshte. Te pershendes.

      Delete
    2. Bravo Endrit,

      Delete
  9. Endrit,

    Me kete botekuptim qe ke ti eshte mire te ikesh te studiosh ne Korene e Veriut.

    C'do kishte ndodhur nese do ishte lelmuar ndonje femije nga shitesit ambulante? Ti dhe ata qe mendojne si ty do kishit shkruar artikullin e rradhes qe Bashkia nuk ka marre masa!

    Hipokrit! Po deshe barazi sociale, shko ne Venezuele, Korene e Veriut! Pyeti ata si jetojne!

    Se fundi, ben mire te mesosh si te shkruash Shqip. Nuk te ben keq nese do te te marrin seriozisht.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke shume te drejte. Prandaj edhe bashkia ia dha te drejten pronarit te medias qe te ndertoje 150 kioska, te cilat mesatarisht duhet te bejne 2000 Euro ne muaj (300 000 euro ne muaj), ne menyre qe te na mbroje nga helmimi. Po per rastin e Arditit apo asaj gruas se shkrete qe vdiqen tek impianti i menaxhuar nga bashkia a ke ndonje koment? Apo pergjegjesia e bashkise eshte vetem kur njerezit helmohen nga hallexhinjte qe shesin mistra?
      ps:Faleminderit per sugjerimet, por shqip nuk shkruhet me germa te medha. Thash te ta them meqe dukesh i/e interesuar per rregullat drejteshkrimore.

      Delete
  10. Artikull i shkruar ptofesionalisht dhe demaskues . Erion Veliaj eshte modeli i shemtuar i politikanit arrivist dhe hipokrit...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit per vleresimin, por do te doja qe t'i shmangnim fyerjet personale se nuk na ndihmojne.

      Delete
  11. Spastrim etnik me mjete jo konvencionale ...lali eri dhe rama per mendimin tim jane thjesht ata qe po ja dorezojne kete vend dikujt qe ja ka vene syrin ...pak konspiracion po besoj me rrjedhen e ngjarjeve mund te te shkoje ndermend

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edi une mendoj qe duke humbur kohe me konspiracion humbasim mundesine per te bere kritika konkrete per probleme reale per te cilat pushtetaret aktuale jane vertet pergjegjes.

      Delete
  12. Endrit, ti shkruan me ndergjegjen e nje qytetari te huaj qe beson ne ligj, drejtesi dhe pergjegjesi sociale.
    Fatkeqesisht keto vlera ne mase nuk respektohen dhe nderohen. Askujt nuk i ben pershtypje luksi i pajustifikuar. Ketu njerezit e aspirojne me cdo kosto.
    Pasi jeton nje kohe te gjate e kupton se mbijetesa te ben te korruptohesh e te korruptosh perdite nga pak.. qe ne lindje femija vjen ne jete me rryshfet e bakshish...e deri sa vdes tek parate nen dore qe duhet te japin familjaret per token ku do.prehesh...
    Shkelja e normave dhe ligjit eshte bere pjese e adn-se

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke te drejte qe nje pjese e mire, duke ardhur nga varferia, behen viktima te nje mentaliteti konsumerist. Megjithate jam gjithashtu i sigurt se ka dhe shume shqiptare te tjere qe jane ndryshe. Qe kane ndergjegjie dhe qe duan nje Shqiperi me te mire. Ka rendesi qe te flasim per keto ceshtje qe nga njera ane te mbledhim ata qe mendojne njesoj, dhe nga ana tjeter te ndergjegjesojme ata te tjeret qe vrapojne pas parase me cdo cmim.

      Delete
  13. Analize e sakte ...ka vlere jo veç per Mortjen e vogel qe na ka zene ...

    ReplyDelete
  14. sherbimi urban,(njohja e abonese tek te gjitha urbanet qe prekin qendren si stacion fillestar.(psh: linja kombinatit eshte me distance 4-here me te madhe se linja e yzberishtit, si pasoj tek e fundit aboneja e pergjitheshme nuk njihet,qe kryen 90% te distances ne rrugen e kavajes, ku aty kalon dhe linja e kombinatit.). Pra aboneja e pergjitjeshme te njihet ne territorin e bashkise se tiranes, mos permend linjen e Linzes- apo thesarit shtetit...qendra kristal ....liqeni i thate.. etj... ky eshte nje shqetesim per mua. por mos harrojme se ka shume kryefamiljare qe bejne shume-km ne kembe,jo se duan te mbajne trupin ne forme.por kursejne buken e dites per familjen. Eshte me mire te kerkojme dicka qe vertet eshte e dobishme ngritja e zerit

    ReplyDelete
  15. Përshëndetje të gjithëve, emri im është Aisha Sadat, unë jam martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djem, Plakun një 16 dhe më të ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai u përfshi në lidhje me një grua që është Bashkëpunëtori i saj. Asnjëherë nuk e imagjinoja, por disi qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve ndryshoi, ardhja e tij e vonë nga puna më bëri të mendoj mbi çështjen, Edhe në përvjetorin tim të 20-të të Dasmës në mars, e mbaj veten larg seksit pasi premtojmë ta bëjmë atë në Dasma dita e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij.
    Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë punës, kjo do të thotë se ndjenjat e mia ishin plotësisht të pavlera ndaj tij, Gjendja ime mendore është plot agoni, unë mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rikuperoj dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë të ajo dhe unë kurrë nuk kam dashur ta bëj atë me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua ndërsa është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloze për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më shkatërrojë duke marrë burrin tim. Unë duhej ta diskutoja me një mik që më kërkoi të gjeta një caster të mirë shqiptimi, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë Drejtshkrim të Cast, por duhet ta provoj derisa të takoj emailin e PROPHET NOSA UGO në internet se si ai ka ndihmuar shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa histori të tjera në lidhje me sëmundjen Shpirtërore.
    Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më ndihmoi të kryeja disa lutje, disa barishte dhe rrënjë dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditësh ai u kthye të kërkojë falje dhe ishte thjesht si një mrekulli për mua, Unë jam i lumtur sot se ai më ndihmoi dhe unë mund të them me krenari se burri im tani është përsëri me mua dhe ai tani është i dashuruar me mua si kurrë më parë.
    A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhëniet tuaja, si kthimi i burrit tuaj, gruaja, i dashuri, e dashura, fitimi i lotarive, kurimi bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthrit, Fybroid, Stroke ose ndonjë lloj sëmundje, Problemi shpirtëror , Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postimin tim për të cilën keni nevojë për ndonjë ndihmë lidhur me ndonjë sfidë jetësore duhet të kontaktojnë PROPHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që bëtë.

    Email: karnataka.temple@gmail.com
    WhatsApp: +37258031247

    ReplyDelete
  16. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete
  17. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  18. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  19. Kthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. Unë ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.

    ReplyDelete
  20. Përshëndetje miq Unë jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022, emri im është Patricia Jefferson, unë jam nga Bogota Kolumbia dhe burri im është nga SHBA. Burri im më la mua dhe djalin tim 4 vjeç për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej, por pa dobi, u mashtrova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova High Prift Harmony dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj Mësuesin Harmony dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në email: priestharmony1@gmail.com. Whatsapp: +2349011460555. Mos hezitoni ta kontaktoni, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete
  21. Unë kurrë nuk do të ndalem së ndari këtë dëshmi sepse tani jam një grua plotësisht e lumtur, kam pasur dhimbje për mbi 8 vjet martesë kur nuk munda të mbetesha shtatzënë për burrin tim, pastaj fillova të jem i dëshpëruar për shkak të presionit nga nëna ime. ligj, dhe nje shoqja ime me drejtoi tek Dr. dawn acuna e cila e ndihmoi, une i shpjegova gjithcka Dr. Dawn acuna ne Whatsapp dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte, me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka ne menyre perfekte, letren 3 javore ajo me kerkoi te shkoj ne spital per analiza per habi, doktori me tha jam 1 jave shtatzene, por per momentin kam bebin tim te bukur, ajo ndihmoi edhe 3 shoqen time, e gjitha fal Dr dawn acuna, kontakto ne whatsapp nese ke çdo vështirësi ju siguroj një rezultat perfekt,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të tërheqni një dashnor të ri.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të qëndroni gjatë në shtrat.
    *Nëse dëshironi të zmadhoni madhësinë e karit tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.dhe etj.
    Kontaktoni Whatsapp-in e saj: ( +2348032246310)
    Email (dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete
  22. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  23. Dashuria e fortë dhe e fuqishme magji për të fituar përsëri ish tuaj.. Unë kam vendosur që unë do të kalojnë gjithë ditën në internet vetëm për të siguruar që shumë njerëz mund të lexoni këtë dëshmi e imja në lidhje me Dr Ellen i cili është një piperi i fuqishëm magji nga Afrika, pasi u braktisur nga dashnorja ime unë kam qenë aq i vetmuar që çdo ditë që kam vendosur për të shkuar nëpër net për disa këshilla marrëdhënie, unë kurrë nuk e dinte se kjo ishte harta rrugore që do të siguronte kthimin e dashurit tim. Pas leximit shumë sugjerime se si për të rivendosur marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, kam gjetur se Dr Ellen ka shumë rekomandime se të tjerët, kështu që me këtë unë kam vendosur që Dr Ellen ishte personi i duhur për punë, dhe kam kontaktuar Dr Ellen nëpërmjet detajeve të tij unë pashë në internet unë jam i kënaqur që kam zgjedhur për të punuar me Dr Ellen sepse puna e tij ishte 100% e përsosur dhe magji solli dashurin tim përsëri tek unë me lehtësim të shpejtë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni atë për ndihmë tani email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete
  24. Përshëndetje shikues online, unë jam këtu për të ndarë dëshminë time se si më ndihmuan të ktheja gruan time. Unë kam qenë një mashtrues dhe gruaja ime më kapi disa herë. Unë u përpoqa të rregulloja veten dhe çdo herë përfundoja duke tradhtuar vazhdimisht. Mendoj se nuk e kuptova se çfarë do të thoshte për mua derisa më la vetëm. Fillova të gjeja një mënyrë për ta rikthyer atë, por asgjë nuk duket se po funksiononte në mënyrë perfekte derisa gjeta një artikull rreth DR WALE i cili ndihmoi shumë njerëz në mbarë botën për të rikthyer marrëdhëniet e tyre. Unë kontaktova me të në numrin e tij të WhatsApp-it në +2347054019402 dhe ai më siguroi që gruaja ime do të kthehet tek unë brenda disa javësh me magjitë e tij të fuqishme dhe pagova disa euro për materialet e nevojshme për punën. Çuditërisht, gruaja ime u kthye në shtëpi pas disa javësh duke thënë se ajo ende më do dhe u betova të mos e tradhtoja më kurrë. E gjitha falë DR WALE. WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose drwalespellhome@gmail.com

    ReplyDelete
  25. Mirëdita të gjithëve, unë jam këtu për të përhapur këtë lajm të mirë në të gjithë botën se si e ktheva ish-bashkëshortin tim. Gjithçka filloi kur im shoq më tradhtoi me një grua tjetër duke mos e ditur se gruaja është magjistare, gruaja magjeps burrin tim që e bëri burrin tim të ndryshojë ndjenjat e tij ndaj meje dhe fëmijëve dhe prishi martesën tonë pesëvjeçare. Isha konfuze dhe e stresuar për shkak të dhimbjeve të të qenit nënë beqare, kështu që thirra një mikeshë dhe i shpjegova sfidat e mia martesore, ajo më udhëzoi dhe më udhëzoi të kontaktoja këtë magjistare të madhe të fuqishme të quajtur DR WALE, Arsyeja kryesore pse ajo udhëzoi kontaktova me DR WALE sepse kohët e fundit ajo ka lexuar disa dëshmi në internet të cilat disa njerëz i kanë shkruar për magjistarin e fuqishëm DR WALE dhe isha shumë i kënaqur dhe vendosa të kërkoja ndihmë prej tij që ai bëri një punë të përsosur. duke bërë një magji mbi burrin tim dhe duke përdorur fuqitë e gruas tjetër që e bëri atë të kthehej tek unë dhe të lutej për falje. Nuk do të ndalem së publikuari emrin e tij në rrjet për shkak të punës së mirë që po bën. Për të gjithë me probleme martesore, çështje divorci, të dashurin e humbur ose ndonjë çështje të lidhur me marrëdhënien, mund të kontaktoni WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose Email: drwalespellhome@gmail.com

    ReplyDelete